TIRANË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër presidentit Ilir Meta, ku i kërkon që të propozojë një emër për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në letër, Ruçi i ka kujtuar kreut të shtetit se Kuvendi ka muaj që po pret një emër për kreun e KLSH-së, duke theksuar se duhet të respektohen afatet.
"Siç jeni në dijeni, kjo vakancë është krijuar në datë 15 dhjetor 2018 me përfundimin e mandatit të Kryetarit të KLSH, Bujar Leskaj, emëruar nga Kuvendi i Shqipërisë. (...) Duke qenë se prej korrikut të 2019, kuvendi i Shqipërisë nuk ka marrë nga Presidenti i Republikës asnjë propozim për pozicionin e Kryetarit të KLSH, do t'ju lutesha z. president të dërgonit sa më parë që të jetë e mundur propozimin tuaj për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit", shkruhet në letër.
Pas letrës ka reaguar Presidenti përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi. "Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.
Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH. Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve".
Në krye të KLSH-së aktualisht është Bujar Leskaj. Atij i ka mbaruar mandati, por u rikthye sërish në detyrë me një procedurë e cila është cilësuar e paligjshme nga disa aktorë politikë.
Letra e Kuvendit drejtuar Presidencës
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
72.5%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2196
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë
19 Prill, 21:07
-
Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Sekuestro shtëpi e vila! PL-në ta harrojë, i ndodh ajo që të jetë shembull në botë
19 Prill, 20:25
-
‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër
19 Prill, 19:34
-
Kryemadhi përballet me Metën: Jo koka të prera e përjashtime! Kreu i PL-së gjen 'armikun': Ose unë, ose Mona! Partia, jo biznes familjar
19 Prill, 18:32
-
Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush
19 Prill, 17:40
-
Përplasjet në PL, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë! Hiq dorë nga bullizimi dhe presionet
19 Prill, 16:56
-
Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të
19 Prill, 12:58
-
'Kujdes spiunët e SHIK-ut e SPAK në Konventë!' Ilir Meta bën susta për krahët në zyrë, bashkëpunëtorët në këmbë mbajnë shënime (VIDEO)
19 Prill, 12:30
-
Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve
19 Prill, 10:51
-
Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën
19 Prill, 09:21
-
Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën
18 Prill, 21:26
-
Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Nisi për atë paçavuren e kallëzimit për përgjimet! E gënjejnë një grup njerëzish që nga rrogëtar në presidencë, bëhen me rrogë në PL
18 Prill, 21:25
Te tre keto kandidatura jane njeres te tij,pra te politizuarVec kesaj qellimishte ka propozuar kete Vitore Tushen,si njeriun e tij,por dhe me kete kerkonte te shuante fare Gjykaten Kushtetuese,sepse kjo ishte e vetmja ne ate gjykate.Ndersa dy te tjeret,jane punonjeste presidences,pra dhe keta njeres te tij. Dhe ky palo president,qe ka mbetur me Kushtetuten ne dore,uleret kunder Rames se ka uzurpuar gjithe pushtetet. Po keto propozimet e tij cfare jane?Nuk jane keto fare hapur kapje e strukturave te pavarura nga politika,por qe mund te perdoren politikisht ne se jane te tille si keta tre te mesipermit….
PërgjigjuKryetari i KLSH ose i njohur ndryshe si “Gjobaxhiu” eshte nje nga institucionet me te korruptuara shqiptare. Si funksion? KLSH ben kontrolle dhe gjen shkelje te ndryshme ne administrate, pasi i gjen keto shkelje perpilon nje raport dhe i ben presion zyrtareve nese do paguajne na nje kafe apo do tu bejne kallezim penal? “Gjoba” qe i vendoset zyrtarit mund jete nje e vetme sa per te mbyllur nje sy dhe per te grisur raportin apo mund te jete vjetore
PërgjigjuZoti president duhet te vendosni kandidatura te tjera ,se kuvendi i ka rrezuar tre te parat.Nuk mund te lmitosh veprimet kushtetuese me ata qe iken.Pa kryetar te KLSH jemi dhe pa kryetar bashkie ne kater prej tyre ,a nuk jemi ne shkepje te afateve kushtetuese nga ju ?Mos prit deri sa te behen zgjedhjet e reja, se ju nuk do merrni as dy kandidatura bile me keti shkelje do te largojne nga pisti i presidentit
PërgjigjuNjeriu me i poshter qe ne kohen e komunizmit dhe deri sot. E tregon dhe surati qe ka cfare hiene eshte!!!
PërgjigjuJa ke me hile kuvendit,institucionit e shqiptareve or skuth. Largohuni nje ore e me pare nga posti se e qelbe kete vend.Je ngulur te ajo plaka vitore, te bahua qe jane per pension e jashte profilit, hileqar.
Përgjigju