Ruçi pret të Ngarkuarin me Punë të Kosovës: Do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve

Ruçi pret të Ngarkuarin me Punë të Kosovës: Do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve

Syl Ukshini dhe Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti të Ngarkuarin me Punë të Kosovës, Syl Ukshini, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri. 

Ruçi e falënderoi për kontributin e tij në zgjerimin e bashkëpunimit vëllazëror midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe i uroi suksese në vazhdimin e karrirerës së tij diplomatike.

 “Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet, në konsolidimin e demokracisë, fuqizimin e pozitës së saj në rajon dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare si edhe anëtarësimin në nismat dhe organizatat rajonale e ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë me institucionet  e reja të Kosvës do të vazhdojë të rritet e zgjerohet në të gjitha aspektet. Në trajtimin e sfidave që kanë përpara,  këto institucione duhet të mbajnë parasysh rekomandimet e ShBA-së dhe partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës.”, theksoi Kryetari Ruçi. 

I Ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës, z. Syl Ukshini, falenderoi Kryetarin Ruçi për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të vazhdojë.

Kryetari Ruçi dhe i Ngarkuari me Punë i Kosovës Ukshini biseduan edhe mbi aspekte të tjera të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës si edhe mbi zhvillimet në rajon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën', një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë e komunizmit

'Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën', një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë e komunizmit