Ruçi priti në takim ministrin kroat Butkovic: Të forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur në takim ditën e sotme ministrin e Transportit të Kroacisë, Oleg Butkovic. Ruçi bën me dije se gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-Kroaci, sidomos në fushën e sigurisë, mjedisit dhe infrastrukturës.

Ruçi dhe Butkovic shkëmbyen mendime për forcimin e partneritetit mes dy vendve, për ta shtrirë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera si turizmi, energjia etj.  Ndër të tjera Ruçi falenderoi qeverinë kroate për dhurimin e 20 mijë vaksinave anti-COVID për vendin tonë.

"Trilaterali midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, është një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit politik mes vendeve tona dhe në rajon, veçanërisht në zhvillimin e disa sektorëve si mjedisi, siguria dhe infrastruktura. Shqipëria dhe Kroacia kanë gjithashtu vizion të njëjtë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE. Ne falenderojmë Presidencën Kroate të BE për mbajtjen Samitit të Zagrebit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili tregoi përkushtimin e palëkundur të BE-së për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror dhe integrimin europian të rajonit, mbështetje e cila shpreh edhe njëherë në Samitin online më 5 korrik 2021”, u shpreh Ruçi.

E pranishme në takim ishte edhe deputeja shqipatre Ermina Lekaj Prljaskaj, përfaqësuese  e pakicave në parlamentin e Kroacisë. Ruçi vlerësoi hapësirat e krijuara për diasporën në Kroaci. Ndërkaq, ministri Butkovic u shpreh se Kroacia do të jetë gjithonë mbështetëse e Shqipërisë për integrimin e saj në BE. Ai tha se do të çohen deri në fund projektet pasi kanë imapkt në zhvillimin e Shqipërisë dhe rajonit.

“Kroacia është  e vendosur që t'i çojë deri në fund  projektet  e saj të zhvillimit dhe të infrastrukturës, të cilët kanë impakt pozitiv në rajon  dhe në Shqipëri, si edhe për mbështetjen e integrimti europian të Shqipërisë. ”, theksoi Ministri Butković.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale