Hapja e negociatave, zv/presidenti i PE: Shqipërinë e duam në krye të listës

Hapja e negociatave, zv/presidenti i PE: Shqipërinë e duam në krye të listës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Zëvëndëspresidentin e Parlamentit Europian dhe Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Fabio Massimo Castaldo. Kryetari i Kuvendit i shprehu Zëvëndëspresidentit Castaldo mirënjohjen e vlerësimin për ndihmën dhe mbështetjen që Parlamenti Europian, dhe Italia i kanë dhënë Shqipërisë për nxitjen e perspektivës së integrimit evropian dhe për reformat gjithëpërfshirëse e transformuese që ka ndërmarrë

Mbështetja për hapjen formale të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë, në Këshillin e Qershor-it 2019, mbetet e një rëndësie të madhe për ne. Shqipëria është plotësisht e vetëdijshme për sfidat e brendshme me të cilat ballafaqohet BE, të cilat pa dyshim kanë ndikuar edhe tek politika e zgjerimit. Shqipëria i ka bërë të gjitha “detyrat e shtëpisë” për plotësimin e standarteve në pesë proritetet kyçe që përcaktuan rekomandimet e Këshillit Europian dhe po vazhdojmë të përparojmë në zbatimin e reformave integruese, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dekurajimin dhe zvogëlimin e kërkesave të azilkërkuesve në të gjitha vendet e BE-së. Vendimi pozitiv i Këshillit në Qershor 2019 do të ishte një moment vendimtar për të treguar gatishmërinë e BE-së për të ruajtur dhe forcuar perspektivën tonë evropiane, por edhe përkushtimin e BE-së ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Unë mendoj se Shqipëria, por edhe vetë BE, ka nevojë që vlerësimet pozitive të shumicës dërmuese të vendeve anëtare të mos errësohen dhe shvlerësohen nga paragjykimet e veçanta dhe interesat e brendshme elektorale të forcave politike që nuk e kanë aq për zemër as zgjerimin e BE-së, as vetë BE-në. Një vendim negativ në Qershor 2019 do të ngadalësonte procesin e integrimit të Shqipërisë dhe do të përcillte një mesazh dekurajues për vendin, shoqërinë dhe popullin tonë. Ngadalësimi i procesit mund të krijojë hapësira që mund të shfrytëzohen nga aktorë të jashtëm që synojnë të rrisin ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor në rajon.”, nënvizoi gjatë takimit Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Zëvëndëspresidenti i Parlamentit Europian dhe Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Fabio Massimo Castaldo, falenderoi Kryetarin e Kuvendit  Gramoz Ruçi, për takimin.

 “Si Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme kam ndjekur nga afër dhe në detaje të gjitha raportet e progresit të Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Unë, ashtu si edhe Ju, mendoj se BE bëhet më e fortë me një Ballkan Perëndimor të integruar dhe po përpiqem që këtë qasje ta krijoj edhe për ato vende, të cilat për momentin mund të kenë mendime të ndryshme. Ne nuk duhet t’i lemë aktorët globale jo dhe kundër europianë të penetrojnë në Ballkanin Perëndimor dhe të devijojnë perspektivën europiane të rajonit. Ne po luftojmë fort që në qershor të hapen negociatat dhe Shqipërinë e duam të parën e klasës dhe në krye të listës. Jam shumë i preokupuar nga qëndrimi i opozitës ndaj parlamentit dhe zgjedhjeve lokale sepse këto qëndrime dëmtojnë kohezionin politik brenda vendit. Megjithatë, pavarësisht këtyre qëndrimeve, Italia që është vendi im, po lobon fort për hapjen e negociatave në qershor. Ne nuk duhet të zhgënjejmë dhe dekurajojmë shqiptarët, por të njohim e vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për reformat integruese, sidomos reformën e vështirë dhe unike në drejtësi. Kam qenë dhe do të jem personalisht dhe institucionalisht, si italian dhe europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019.”, nënvizoi gjatë takimit Zëvëndëspresidenti dhe Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, Fabio Massimo Castaldo.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri