Ruçi uron Fiter-Bajramin: Ky është festivali i besimit, dashurisë, shpresës dhe humanizmit! Qoftë hera e fundit që festojmë të izoluar

Ruçi uron Fiter-Bajramin: Ky është festivali i besimit, dashurisë, shpresës dhe humanizmit! Qoftë hera e fundit që festojmë të izoluar

1590263037_ruci.jpg

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter-Bajramit, duke qenë se sonte është darka. Në urimin e tij Ruçi thotë se festa e Fiter-Bajramit është në të njëjtën kohë festivali i besimit, dashurisë, shpresës dhe humanizmit. Sipas Ruçit Muaji i Ramazanit që sapo u mbyll ishte një sakrificë fisnike brenda një dhimbjeje të madhe e të heshtur njerëzore e globale, të shkaktuar nga rreziku i koronavirusit.

Këtë vit festa e Fiter-Bajramit për shkak të pandemisë nuk do të falet dot në shesh, por në xhamitë e lagjeve të tyre. Ndër të tjera Ruçi thotë se kjo qoftë e fundmja herë që festojmë të izoluar.

“Fiter-Bajrami, kjo ditë e kurorëzimit  të agjërimit, është në të njëjtën kohë festivali i besimit, dashurisë, shpresës dhe humanizmit. Muaji i Ramazanit që sapo u mbyll ishte një sakrificë fisnike brenda një dhimbjeje të madhe e të heshtur njerëzore e globale, të shkaktuar nga rreziku i koronavirusit. Pandemia i pengoi besimtarët myslimanë të ushtronin ritet fetare mijëravjeçare dhe t’u bashkoheshin familjarëve, të afërme e miqve në shtëpi, xhamitë e qendrat komunitare, për t’u lutur, ndihmuar, dhuruar dhe admiruar njeri-tjetrin, për të kremtuar bashkarisht iftaret, namazet, festimet dhe çastet e gëzuara me të dashurit. Por myslimanët, ashtu si të gjithë shqiptarët, besimtarë apo jo besimtarë, rezistuan dhe po fitojnë. Besimtarët i ushtruan ritet, agjëruan, gëzuan, shpresuan brenda vatrave të tyre familjare. Ata provuan se besimi, dashuria e shpresa, dhe jo frika e ftohtësi janë vlerat që i udhëheqin në jetë. Ky është Fiter-Bajrami i parë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe na gjen në nisje të daljes nga pandemia e koronavirusit. Prandaj një mesazh solidariteti e dashurie kam për të gjithë besimtarët që nga koronavirusi humbën të dashurit e tyre dhe nga tërmeti humbën shtëpitë. Të prekurve nga COVID-19 u uroj shërim të shpejtë dhe të dëmtuarve nga tërmeti u uroj të kthehen sa më shpejt dhe të lumtur në shtëpitë e tyre të reja, për të cilat nxis Qeverinë të përshpejtojë Programin e Rindërtimit. Me këtë rast shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për komunitetin mysliman dhe kontributin e institucioneve fetare për të motivuar besimtarët dhe të gjithë qytetarët të përballojnē me stoicizëm pasojat dhe rregullat mbrojtëse nga koronavirusi dhe të mbrojnë shenjtërinë e jetëve njerëzore. Shëndet, paqe e lumturi në familjet e të gjithë shqiptarëve! Uroj që kjo të jetë festa e fundit që e festojmë të izoluar dhe shumë shpejt të kthehemi të gjithë në jetën normale dhe gëzimet e saj!”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij të urimit me rastin e  Festë së Fiter-Bajramit", shkruan Ruçi.


Lajmi kryesor:

Politika uron Fitër Bajramin, Meta:Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin! Rama:Paqja e mëshira e Allahut qoftë me ju! (VIDEO)


Ne.k.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez