Hajdari në Report Tv: Grushti i shtetit, teori konspiracioni...2 marsi? 'Thërret protestë ai që e ka shkelur kushtetutën'

TIRANE - Rudina Hajdari nuk beson se tubimi i 2 marsit do të marrë besimin e shqiptarëve për të dalë në shesh, pasi sipas saj, si presidenti Ilir Meta që e thërret, si lideri demokrat Lulzim Basha që e mbështet apo edhe kryeministri Edi Rama që është përballë tyre, e kanë shkelur kushtetutën në këto 29 vite që sipas saj kanë të njëjtën sjellje politike.

E ftuar në Report Tv, kryetarja e grupit parlamentar të djathtë në Kuvendin e Shqipërisë, tha se nuk ka dyshim se kushtetuta e vendit duhet të mbrohet, por nuk janë ata personat e duhur që duhet të dalin ta mbrojnë atë.

Grushtin e shtetit që presidenti Ilir Meta pretendon se mazhoranca po përpiqet të vë në zbatim, zonja Hajdari e quan teori konspiracioni me të cilën nuk do të merret.

"Mendoj se kushtetuta është tepër e shenjtë, dhe nuk ka më të shenjtë se kushtetuta, është më e shtrenjta që ne kemi, si nga personi që e thërret atë protestë, e ka shkelur atë kushtetutë më parë, si nga ai person që e mbështet, edhe ai ndoshta mund ta ketë shkelur atë kushtetutë, edhe atë që kanë përballë dhe e akuzojnë, e ka shkelur atë kushtetutë. Personat që e kanë bërë këtë kushtetutë leckë, janë ata që e kanë shkelur.

Shqiptarët nuk i besojnë më. Kushtetuta përdoret për të nxjerrë njerëzit në tubim dhe në fund nuk arrihet asgjë. Ata që thërrasin këtë protestë janë vetë ata që e kanë sjellë vendin në këtë derexhe. kemi një kushtetutë që është cënuar, është e trishtë, por janë këta persona që e kanë sjellë situatën këtu ku jemi. Atë kushtetutë e kanë bërë leckë, kur ka ardhur koha ta mbrojnë kushtetutën kanë thënë që për hir të demokracisë duhet shkelur kushtetuta. është e vështirë sot të besohet që kauzat janë të drejta. kanë 29 vite që kanë të njëjtën sjellje politike. Kushtetuta sot duhet të mbrohet, dhe kjo nuk ka asnjë dyshim.

Grusht shteti? Unë nuk merrem me konsiparacione, nuk merrem me teori, nuk hyj fare në këto teza. Njerëzit i kanë parë, i njohin mirë kush janë. Dakord jam të mbrojmë kushtetutën, por kam frikë se kjo protestë që mbështetet nga ata persona që e kanë shkelur protestën, është e vështirë të them që njerëzit do të dalin në shesh", tha Hajdari.

Deputetja Rudina Hajdari tha se takimet me Ilir Metën i ka në respekt të institucionit të Presidencës dhe detyrës që ai ka. Ajo shtoi se disa nga pretendimet e presidentit janë të sakta, duke veçuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve të gjykatës kushtetuese

"Ne kemi folur për disa çështje, për faktin se ku është vendi, unë kam folur me të si president, për institucionin që përfaqëson, duke qenë si çdo president unë do ta respektoja dhe do t'i shkoja në zyrë për të gjitha detyrat që ka në këtë rol. Roli në këto momente duhet të jetë i rëndësishëm, disa nga kërkesat de pretendimet e tij i quaj të sakta", tha Hajdari. "Ne nuk kishim mundësi përzgjedhjeje në kuvend", tha deputetja duke iu referuar votimit për dy gjyqtaret Kushtetuese. Në këto raste - theksoi zonja Hajdari - grupi i saj parlamentar, ka refuzuar të marrë pjesë në votim.

E pyetur nëse mban komunikime me ish-kryeministrin Sali Berisha, miqësore apo për t'u këshilluar, Rudina Hajdari u përgjigj: Kam 30 vjet që kam komunikim me zotin Berisha, kuptohet vet se si është komunikimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:52
Komenti i Rudina Hajdarit për Nexhmije Hoxhën: Nuk iu fut gjembi në këmbë, për të ardhur keq që iku e qetë në botën tjetër

Si e përcolli vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, lajmin e vdekjes në moshën 99-vjeçare të Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-diktatorit Enver Hoxha? Deputetja Rudina Hajdari u përgjigj kështu në Report Tv:

"Më vjen absolutisht keq që kjo grua nuk iu fut as gjembi në thembrën e saj. Ajo jetoi e qetë dhe absolutisht asgjë nuk i ndodhi asaj gruaje. Kjo plagë është tejet e rëndë për shqiptarët se pse janë këta persona që e kanë tejzgjatur tranzicionin e vendit, dhe si ajo dhe shumë të tjerë jetojnë të qetë në Shqipëri, dhe kanë një rol të lartë në vendimmarrjen politike, dhe ajo ka pasur rol të shumë të madh. Mosha e saj ishte goxha e vonë, dhe nuk i ndodhi asgjë. Nuk është në dorën time se nuk dua të hyj në këto tema, por duke përdorur këtë rast, dua që të them që një nga amanetet e '90 nuk është plotësuar sot e kësaj dite, pra: Ata që kanë abuzuar gjatë regjimit komunist të marrin ndëshkimin e merituar, por kanë jetuar të qetë, dhe ikën në një botë tjetër tepër të qetë, dhe kjo është për të ardhur keq"

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRALALA ZURA NJË GAL O MESE: 27/02/2020 09:09

    O mese e vërtet pantera e zez shkoi 99 vjeç e jetoi si zonjë. Edhe kur erdhi e ashuquajtur demokracia fallco e kriminelit malok ajo bëri qef bashk me bashkpuntorët e saj që i kishin duart me xhak se maloku salhe ishte zari tyre.

    Përgjigju
  • Mese e vertete ..: 26/02/2020 22:31

    Po normal nuk mund ti futej gjembi ne kembe ! SE SERBI SALI NUK e denoi... Por Si perfundim Pantera e zeze ,,te Lara duart me Gjake,,ne fund Zoti shyqyr qe e fundisi shtate metra nen dhe..

    Përgjigju
    • A.n.: 27/02/2020 07:40

      Nuk e kishte fajin vetem Saliu por te gjithe qeverite post komuniste qe duhej te distancoheshin nga ish diktatura komuniste, ti sekuestronin pasurite udheheqjes dhe ti denonin ata.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet