Rudina Hajdari ‘kërcënon’ Ruçin: Të pezullohet shqyrtimi i ligjeve, ndryshe do ankohem tek ndërkombëtarët

Gramoz Ruçi dhe Rudina Hajdari

Mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, për këtë sesion të fundit parlamentar, është shoqëruar me debate. Deputetja e Rudina Hajdari, e cila i është bashkuar së fundmi Nismës Thurje, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, pezullimin e shqyrtimit të nismave ligjore që kanë ndikim elektoral.

Zonja Hajdari ka kërkuar edhe pezullimin e nismave ligjore, për të cilat kanë nisur shqyrtimi, në të kundërt ka kërcënuar se do të ankohet tek organizmat ndërkombëtare. Zonjës Hajdari i është përgjigjur kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka pohuar se përfshirja e projekt-akteve në kalendarin e punimeve të Kuvendit, nuk do të thotë se do të miratohen para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Balla ka pohuar se nuk ndodh në asnjë vend të botës që Kuvendi të mos punojë më vetëm sepse jemi 4 muaj para zgjedhjeve.

“Në asnjë rast Kuvendi nuk do të marrë ndonjë vendim që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Kodin Zgjedhor”, tha Balla.

Në një linjë me Ballën, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se nuk do të miratohet asnjë nismë ligjore që bien në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Debatet në Konferencën e Kryetarëve

Taulant Balla: Unë mendoj se Kuvendi duhet t’i ketë të përfshira në program dhe në kalendar, sipas të gjitha çështjeve, dhe të gjykojmë në vazhdimësi se cilat nga projektaktet, pra draftet që kemi në shqyrtim, hyjnë në juridiksionin apo në parashikimin e Kodit Zgjedhor. Unë mendoj se puna parlamentare nuk mund të preket nga parashikimet e Kodit, sepse janë të gjitha në proces. Megjithatë, futja në program dhe në kalendar nuk na pengon. Në rast se ndonjë nga projektaktet bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor, le ta vendosim në një konferencë të ardhshme të kryetarëve se cilat nga ato ligje hyjnë në ligjet që nuk mund të miratohen gjatë kësaj kohe, pra të hyrjes në afatin 4 muaj para zgjedhjeve.

Rudina Hajdari: Për të qenë të ndershëm dhe për të qenë të drejtë me të gjitha krahët e partive politike dhe me qytetarët shqiptarë, mendoj se do të ishte një gabim nëse ne vazhdojmë e vijojmë për të proceduar me ato projektligje, të cilat kanë këtë efekt dhe ndikim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndaj, për të qenë etikë në atë që ne vetë e kemi miratuar me ligj dhe e kemi futur në Kodin Zgjedhor, duhet të stopojmë, të ndalojmë çdo projektligj që e ndalon Kodi Zgjedhor. Po ashtu, t’i përjashtojmë të gjitha ato projektligje që kanë nisur procedurën, sepse tashmë ne jemi futur në muajin janar dhe na ka mbetur gati 100 e ca ditë deri në datën e zgjedhjeve, ndoshta jemi diku te 3 muaj e pak, me llogaritë që bëjmë.

Ndaj, nëse kjo nuk bëhet, ju garantoj se do të vazhdoj dhe do të ankohem për këtë gjë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, do t’i shikoj me vëmendje të gjitha projektligjet që japin favor të pajustifikueshëm dhe të padrejtë ndaj maxhorancës, apo kujtdo partie politike, edhe jashtë parlamentit, në mënyrë që t’i përdorin këto projektligje, këto kontrata, të cilat favorizojnë në mënyrë të pandershme garën politike dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndaj të jeni të sigurt që do ta shoh me shumë vëmendje, duke marrë parasysh që vij nga një subjekt i vogël dhe është e padrejtë që ne të jemi në një disvafor të pandershëm, ndërkohë që kemi qenë ne që e kemi miratuar atë Kod Zgjedhor, duke marrë parasysh edhe precedentët e kaluar që na kanë dëmtuar dhe kanë deformuar vullnetin e popullit dhe zgjedhjet parlamentare.

Taulant Balla: Unë nuk besoj se ndonjëri nga kolegët dhe anëtarë të Konferencës së Kryetarëve mendon që tashmë Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet të punojë më, sepse kemi hyrë 4 muaj para zgjedhjeve. Kjo jo vetëm që nuk ndodh në asnjë vend, por Kuvendi i Shqipërisë është i detyruar ta vazhdojë punën e tij dhe, për ata që nuk e dinë, ky Kuvend e mbaron mandatin e tij dy muaj para datës 9 shtator, nuk e ka mbaruar mandatin e tij në datën 24 dhjetor. Puna parlamentare duhet të vazhdojë. Miratimi i çdo akti që bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor pa dyshim, për ata që nuk marrin vesh nga jurisprudenca, është Kushtetuta, janë ligjet me shumicë të cilësuar, ku edhe Kodi Zgjedhor, në aspektin hierarkik, hyn aty dhe pastaj janë ligjet e tjera. Në asnjë rast Kuvendi nuk do të marrë ndonjë vendim që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Kodin Zgjedhor.

Rudina Hajdari: Dua t’u referohem projektligjeve që ju përmendët në fillim të Konferencës, unë jam dakord që ne duhet të vazhdojmë me punën parlamentare dhe këto projektligje të futen në kalendar, por ajo çfarë thashë unë (ndoshta nuk isha e qartë), është që ne të mos miratojmë projektligje, të cilat favorizojnë, në mënyrë të padrejtë, partitë politike gjatë fushatës zgjedhore, duke marrë parasysh që jemi më pak se 4 muaj larg zgjedhjeve parlamentare. Nëse këto projektligje që futen në kalendar dhe miratohen në parlament, favorizojnë në mënyrë të njëanshme një parti politike, atëherë ne duhet të mos e lejojmë këtë gjë, sepse prandaj e kemi sanksionuar me Kodin Zgjedhor duke marrë parasysh praktikat e shëmtuara të së kaluarës. Nëse vërtet mundohem të flas drejt, unë nuk po bëj politikë; kjo është e kundërta e asaj që po bëj.

Gramoz Ruçi: Lidhur me debatin që u zhvillua këtu, të jemi të qartë për një gjë: së pari, ligjin e kemi miratuar ne dhe të mos bëjmë tani komente sikur disa duan ta zbatojnë dhe disa jo. Ligji është ligj, se e kemi miratuar ne. Për sa i përket seriozitetit për këtë çështje, ju thashë që në krye të herës, sa e hapa mbledhjen: keni përpara draftprogramin, po jua tregoj dhe me të verdhë janë të gjitha nismat që përfshihen në ndalimin e parashikuar nga kodi zgjedhor dhe akti nënligjor i KQZ-së.

Dakord? Prandaj, nuk ka ndonjë hezitim që Kuvendi do të zbatojë ligjin apo nuk do ta zbatojë atë. Ju thashë edhe rastet, për të cilat ndalohet, që e kemi miratuar vetë, dhe ju thashë rastet për të cilat lejohet. Nëse do të kemi ndonjë rast, ne miratojmë vetëm kalendarin për 2 javë që do të zhvillojmë seancën. Në këtë kalendar që miratuam, nuk është asnjë nga këto ligje që janë shënuar me të verdhë, që i ndalon ligji, që i ndalon Kodi, i ndalon vendimi i KQZ-së. Ne do të rimblidhemi përsëri pas 3 javësh, ku do të miratojmë kalendarin për 3 javët e tjera dhe përsëri do të gjykojmë për logjikën e zbatueshmërisë si të ligjit, të Kodit Zgjedhor, po ashtu edhe të akteve normative që ka nxjerrë  KQZ-ja. Prandaj, të mos kemi asnjë problem lidhur me këtë çështje.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se partitë politike do ta respektojnë kuotën gjinore, 30% gra në listat fituese të kandidatëve për deputetë?

Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 14/01/2021 18:13

    Ai nderkombetar qe te degjoi dhe mbeshtet ty ,me siguri do te jete ndonje mbeshteten i bab ademit,zonja hajdare

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 14/01/2021 17:51

    Po per mamin e korruptuar do I njoftosh nderkombetaret. Shume te ka hyre vetja ne qejf po populli do te japi reston be 25 prill ty moj vajza e kriminelit dhe vajza e hajdutes

    Përgjigju
    • tirons: 14/01/2021 18:35

      se si hyri kjo disleksike ne kuvend ... lere e di PDja ate se ne dite normale kjo as puthte fare as si sekretare ne kuvend. ta zesh nga babi kriminel (dhe disleksik se kete kjo e ka te trasheguar kete gje) apo mami hajdute me cizme ... e lame dhe kete. llogjika formale e kesaj eshte vertet per tu dyshuar se aq e ka dritaren e calculation frame. ta zesh nga llafet qe thote se ka takuar Kim (jo ate koreano veriorin, po kete koreanen guamase qe eshte ne autobusin shqiptar sa te vije ai tjetri radhes).. s'ja vlen se mqs ka qene ne amerike i takon te hyje ne ambasade. Po kjo vec per ne shqiptaret nuk ben fajde! ja dhe nja 2-3 muaj dhe te shkoje ne te te atit!

    • Dani: 14/01/2021 18:08

      Bravo



×

Lajmi i fundit

John

Si do të votohet në Kryeqytet? Ja si do të ndaheshin deputetët nëse zgjedhjet do të bëheshin sot