Rudina Hajdari kundër Skënder Gjinushit: Zbaton me 'ush' ato që sheh në ëndërr shefi

Deputetja demokrate Rudina Hajdari shprehet kundër zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave me vetëm një kandidat. Në një linjë me liderin demokrat Lulzim Basha, Hajdari thotë se kjo është një tjetër lëvizje e partisë për të përmbushur etjen për pushtet.

“Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit”, shprehet ajo.

"Akademia e prostatit!

Zgjedhja e Gjin-ushit në krye të Akademisë së Shkencave, vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundëm për pushtet.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, revanshi i delirit për pushtet do të përmbytë gjithçka edhe institucionet shkencore.

Padyshim, që ato do të duhen, që në kushtet e gremisjes së madhe të qeverisë, të shërbejnë me përunjësi, për të “pohuar shkencërisht” meritat e qeverisë delirmadhe.

Kudo emërohen militantë dhe të bindur, që shkojnë “ush”, me urdhër dhe zbatojnë verbërisht, ato që sheh në ënder shefi.

Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit”, shkruan Hajdari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulo: 20/05/2019 03:44

    Rudinane rast se jeni vajza e Azem Hajdarit kjo nuk ju ben me te mençur, por te mençur ju ben fakti e keni studiuar ne SHBA dhe keni qene pjese e stafit te nje senatori. Ne ndryshim nga koleget e tu parlamentar qe kane studiuar ne perendim po e reflektoni kete shkolle mendimi me qendrimet e tua ne parlament. Persa i perket "akademise se prostatit" ju keshilloj qe te mos merreni me keto terma. Prostati apo cfaredo lloj semundjeje eshte njerzore eshte normalitet por kjo nuk i ben ne pak te mençur apo me pak akademik. Merruni me reformat ne universitet ne menyre qe kta zoterinj tu asociohen universiteteve pasi kerkimi shkencor atje behet. Ne rast se kjo akademi shkencash ka dhene rezultat perse te mos qendroje dhe te heci perpara? Mos u bej banale me te njejten gjuhe qe perdor Berisha dhe koleget e tu parlamentar.

    Përgjigju
  • Tir: 20/05/2019 03:42

    Rudina Hajdari po nuk te vjen tuuurp te lakosh emrin e prof Gjinushin, matematicien i shkelqyer?? Po me cfare te drejte ti qe akoma i ke buzet me qumesht ofendon tere ata profesore e akademike te nderuar? Cila je ti moj cupeline qe percmon brezin e dyte e te trete? E dime shume mire se me cfare rezultatesh ke mbaruar ne usa, tregojua ketyre akademikeve rezultatet e tua. Shiko deftesen e mami Fatmires qe ka marre me qafe kushedi sa njerez prej rryshfeteve qe ka marre( kete e ke pohuar vete ne usa shoqerise tende. Te mbeshtet usa sot ty se ashtu i beri corap punet ketu PD e Saliut ,qe te nxirri babin ne prite, se te ishte situata ndryshe ty nuk te vinte kush ne defter. Mos kujto se krenohemi me ty Rudine se ka qindra te rinj e te reja qe jane dhkolluar ne usa e gjetke shkelqyeshem. Nga do dalesh ti ndryshe aman...

    Përgjigju
  • E verteta: 19/05/2019 22:31

    As Rudina dhe as filozof Fuga nuk i kane bere ditet te krahasohen me Skender Gjinushin, prandaj ti Rudina meru me pare me problemet e babait dhe mamase tende,zgjith ato te patat dhe pastaj meru me te tjeret.

    Përgjigju
  • Jo diskriminimit: 19/05/2019 19:28

    E nderuar znj. Deputete, pavaresisht se mund te ngrini nje ceshtje te drejte, gjuha qe keni perdorur jo vetem eshte fyese, por edhe diskriminuese. Me vjen keq qe poshterohet dinjiteti i studiuesve me te mire te vendit nga ata qe duhet t'i degjojne e respektojne. Me kete gjuhe, e cila eshte perdorur edhe me pare, njerezit e pushtetit vetem godasin shtetin dhe vlerat me te mira te tij.

    Përgjigju
  • redi: 19/05/2019 17:10

    Zonjushe Rudina ,percaktimi i juaj nuk qendron mbi kanditaturen e vetme per kryetar te Akademise se shkencave per prof. Gjinushin. Gara eshte e hapur dhe kushdo mund te kandidoj qofte dhe Fuga. Gjinushi ka qene akademik dhe pa ndihmen e partise. Ndryshimi ne metologjine e punes se Akademise eshte i nevojshem dhe duhet ti sherbeje zhvillimit ekonomiko shoqeror te vendit. Per mua disa insitute shkencore duhet te ringrihen dhe te sherbejne si udhezues dhe te modelit ekonomik dhe teknologjik te vendit Akademija shkencore duhet ti pershtatet dhe ekonomise se tregut me botimet e saj shkencore

    Përgjigju
    • bureto: 20/05/2019 12:29

      Bureto Nuk dua t’i bëj oponencën kësaj vajzës, se dhe këtë shkrim nga sa kuptohet nuk e ka bërë vetë dhe as për interesin e saj, sepse kjo nuk di as s’e nga bie Akademija. Edhe në këtë rast e përdorin a thua se të jesh e bija e Azem hajdarit apo Fatmirës është vlerë. Po as Gjinushi nuk më intereson, Gjithsesi mesa di unë kryetari i Akademisë nuk emërohet, por zgjidhet nga anëtarët e saj. Ndohta mbas kësaj e dekreton presidenti (si dhe për rektorët). Deri këtu Gjinushi apo kushdo tjetër le të jetë kryetari i rradhës. Ndër këta dikush në një koment më sipër përmendi Gudar Beqirajn si i përzgjedhur i Berishës, unë po i shtoj dhe të fundit Myzafer Korkutajn, vjehrrin e Elvana Hanajt, mbesës së Liri Berishës. Pra, nga këta shembuj por jo vetëm, politika si askund tjetër në Europë kerkon t’i fusë hundët dhe aty ku s’i takon. Ndoshta për këtë, pavarësisht se kush ka shkruar në emër të saj, na duhet ta mbështesim Rudinën. Politika larg duart nga nga institucionet tërësisht të pavarura, që duhet të funksionojnë sipas statutit të miratuar nga ansambleja e tyre e të aprovuar formalisht nga ministria e Arsimit, Ajo pra, qeveria, mund dhe duhet t’i kërkojë asaj studime e projekte dhe t’i mbështesë ato fonde, studime që do t’i shërbejnë kombit në fusha historike, gjuhësore, albanologjike etj, fusha këto ekskluzivisht të shkencës. Në të kundërt të mos i’ia akordojë ato. Kaq mendoj se duhet të jetë roli i qeverisë dhe autoriteti i saj mbi të.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë