'Repolitix'/ Hajdari zbulon ç'ndodhi në Këshillin Politik: Pati vullnet, ndërkombëtarët s'bën presion për ndryshim sistemi, se tre partitë nuk e deshën dhe s'kishte kohë

Rudina Hajdari, anëtarja e Këshillit Politik e ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se puna e këshillit politik ka përfunduar sepse u arrit një marrëveshje. Në lidhje me mbledhjen e sotme ajo tha se kishte dakordësi mes palëve e pati vullnet të qartë politik. Hajdari tha se tashmë Rama duhet të mbajë premtimin që ndryshimi i sistemit të diskutohet në një fazë të dytë, ndërsa sqaroi se ndërkombëtarët nuk këmbëngulën për ndrysim sistemi pasi të tre partitë nuk pranuan dhe se nuk kishte kohë.

"Aty ra dakord, pati vullnet të qartë politik, kam dyshimet e mia sepse të thënit nga të bërit është goxha larg sepse tani kemi disa nene që përcaktojnë KQZ e institucione administrative, por duhet punë që të qartësojnë realizimin e votës së diasporës", tha Hajdari.

Ajo theksoi se nuk varet thjesht prej tyre por edhe prej faktit që duhen akte nënligjore që do miratohen nga vetë KQZ për mënyrën se si do të ecet përpara. 

"Me votën e diasporës është abuzuar dhe manipuluar sepse shumë shtetas janë të regjistruar këtu dhe është votuar në emër të tyre. Ata kanë detyrën ligjore që të regjistrohen që të deklarojnë banesën që të mos ketë votim të dyfishtë. Duhet të jemi seriozë sepse diaspora është e madhe, janë 1.7 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit", tha Hajdari.

Ajo shprehet e befasuar se gjatë këtyre takimeve nuk ka pasur bisedë serioze mbi këtë çështje dhe do ta përcaktojë koha mënyrën e zgjedhjes, atë postare apo teknologjike. Në lidhje me bojkotimin e njërit prej takimeve ajo jep shpjegimin se kishte aktivitete të tjera. 

"Si fillim ato mbledhje u tejzgjatën dhe morën shumë kohë. Po diskutohej shumë identifikimi biometrik dhe s'kishte interes të veçantë.  Kisha aktivitete atë ditë dhe vendosa që jo. Sot erdha se kisha një interes të veçantë, të cilin e kam mbështetur që prej fillimit, ditët e tjera nuk kam pasur interes", thotë anëtarja e Këshillit Politik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:17
Ndryshimi i sistemit, Hajdari: Ndërkombëtarët  s'bën presion se tre partitë nuk e deshën dhe s'kishte kohë

Rudina Hajdari ka komentuar marrëdhëniet e saj me ambasadoren Yuri Kim duke thënë se janë të shkëlqyera edhe se ajo mbështet kauzën e saj për ndryshim sistemi. E pyetur se pse ndërkombëtarët nuk këmbëngulën te ndryshimi i sistemit në marrëveshjen e arritur, Hajdari tha se tre partitë nuk pranuan dhe se koha në dispozicion nuk ishte e madhe.

"Jam shumë me fat që kam një marrëdhënie të shkëlqyer me SHBA dhe ndërkombëtarët e tjetër. Ata u përpoqën në çdo mënyrë që të përshinin këtë kërkesë në marrëveshje por nuk u pranuan nga palët politike. Madje ata bënë një sugjerim për një çështje shumë të brendshme për ndrysim sistemi, që nuk kishte ndodhur ndonjëherë, por palët nuk pranuan. Ata e bënë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ajo që pash unë që ishte e shëmtuar se kishte dhe mohim dhe heshtje të atij email për sistemin e sugjeruar.  Të tre partitë nuk deshën. Ndërkombëtarët nuk këmbëngulën pasi duhet të marrim parasysh dhe faktorin kohë, që duhej ta mbyllnim pasi duhet të siguronim që vendi të ecte drejt integrimit dhe të mos ndahej nga Maqedonia e Veriut, përndryshe rrezikonim të rrëshqisnim", tha Hajdari.

Ora 22:59
Hapja e PD? Hajdari: Nuk e besoj, retorikë fiktive

Rudina Hajdari tha se nuk ka besim në deklarata e Bashës se do të hap partinë pasi këtë ka vite që e bën dhe nuk ka ndodhur, Hajdari tha se PD është kthyer në një parti të pabesueshme dhe se afrimi i njerëzve të rinj në të duket i vështirë.

"Ka vite që dëgjoj këtë hapje por nuk ka ndodhur kurrë. Nuk e besoj dhe më duhet një retorikë fiktive. Duhet të kuptojë që PD është një frymë dhe jo një individ dhe nuk PD nuk mund të mbahet peng nga individë të caktuar. PD është një forcë e madhe që shtrihet në të gjithë vendin dhe ka kapacitete të bëhet më e mirë dhe e fortë, por nuk ndodh në këto kushte ku është sot, kur nuk je i besueshëm është shumë e vështirë të afrosh persona rreth vetes.  Nuk varet thjeshtë nga kryetari partisë por nga shumë të tjerë që e kanë humbur besimin. Për momentin e rëndësishme për mua është beteja dhe jo kolltuku dhe nëse shkoj në parlament në 2021 dua që kjo të jetë një gjë reale që unë ta ndjej se bëra këtë  gjë", tha Hajdari.

Ora 22:49
Do votoni marrëveshjen në Kuvend? Hajdari: Rama të mbajë premtimin, të diskutojmë ndryshimin e sistemit

E pyetur nëse do ta votonte këtë marrëveshje në Kuvend pa u ndryshuar dhe pa reflektuar kërkesat e tyre, Rudina Hajdari tha se Rama duhet të mbajë premtimin e tij se ndryshmi i sistemit do të diskutohet në një fazë të dytë për t'u realizuar në zgjedhjet e ardhshme.

"Në seancën e fundit të Kuvendit i kërkova Ramës të mbajë premtimin, ku unë  e firmosa një marrëveshje dhe e bëra për hir të integrimi dhe për të patur një stabilitet politik, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe mazhoranca të mbajë premtimin dhe të ngjis shkallën tjetër atë të ndryshimit të sistemit, për ta realizuar atë në zgjedhjet e ardhshme dhe jo për ta shtyjë atë. Nuk e di çdo bëjë Rama por ne do të kërkojmë vazhdimisht të ulemi për këto kërkesa", tha Hajdari.

Ajo shtoi se do të ishte e padrejtë që kjo reformë të votohet me 84 vota të blera, pasi është një reformë me rëndësi për të ardhmen e vendit.

"Kjo reformë nuk duhet të kalojë në parlament  duke patur vetëm 84 vota të blera e të shantazhuara, por duhet të ketë gjithëpranim pasi është një reformë që jo vetëm ndihmon vendin  por dhe të ardhmen e Shqipërisë drejt BE. Nuk do të ishte e drejtë që  një reformë e tillë të mbështetet vetëm nga mazhoranca", tha Hajdari.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 25/06/2020 00:25

    Mendoj qe kjo duhet te jete ne krye te PD. Rrezellon vetem mencuri dhe profesionalizem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete