Rudina Hajdari në Report: Nuk e kam takuar asnjëherë ‘McGonigal’, me Nezën fola për kujtimet me babain! Rama afera me agjentin e FBI, të gjithë në protestë

Ish-deputetja Rudina Hajdari thotë se nuk e ka takuar kurrë McGonigal dhe se emri i Ramës lidhet ngushtë me krimin dhe korrupsionin. Sipas saj, aludimimi i mediave më prestigjioz ndërkombëtare qe Rama ka korruptuar McGonigal është arsyeja kryesore pse njerëzit duhet të ngrihen në protestë më 11 shkurt. Në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në “Report Tv” ish-deputetja Rudina Hajdari theksoi se në Shqipëri ka probleme pafund si mungesa e meritokracisë, shantazhet si rasti që Rama shantazhoi Bashën sipas saj për t’i dhuruar pushtetin, papunësia, etj.

“Objektivi madhor i protestës është ai që duam të gjithë shqiptarët,  dorëheqja e Ramës, sepse ai nuk mban përgjegjësi personale kur në 2017 një ministër ra në burg për çështje droge apo punonjës të administratës që fshehin para në jastëkë dhe skandali i inceneratorëvë që sot e kësaj dita vazhdon i vjedh lekë shqiptarëve. Të gjithë këta njerëz nuk përfundojnë prapa hekurave sidomos kur Rama është i përfshirë në rastin e McGonigal, Rama duhet të japi dorëheqjen. Aludohet që ka korruptuar zyrtarë të lartë dhe është bërë lajm ndërkombëtar. Në momentin që institucionet nuk funksionojnë, opozita e ka humbur mekanizmin e kontrollit pasi qeveria nuk e lejon, në momentin që drejtësia nuk ecën me hapat që ne presim, administrata është e kapur dhe funksionon me urdhrat e Ramës. Ajo që duam të bëjmë ne është që të tregojmë që shqiptarët nuk të mbështesin, ky është mekanizmi i fundit që na ka mbetur në dorë”, tha Rudina Hajdari

Rudina Hajdari thekson problemet që ka sjellë Rama në pushtet ku sipas saj ka shantazhuar edhe Bashën.

“Rama me skandalin Mc Gonigal duhet të mbajë përgjegjësi. Gazetat më prestigjoze të botës kanë dhënë mjaftueshëm informacione për të hapur një çështje hetimi këtu.  Rama ka gjetur një gjë të parregullt te Basha, një pagesë të parregullt që nuk ka treguar burimin dhe këtë e ka përdorur për të shantazhuar Bashën, kjo është skema. Basha  ia dhuroi Ramës të gjitha pushtetet dhe nuk erdhi si dëshirë, por si shantazh.  Nuk e kam takuar kurrë McGonigal dhe s’kam pasur punë me Nezën përveç se për të diskutuar për kujtimet që ai kishte me babain tim”

Rudina Hajdari ka shprehur hapur edhe kritikat që ajo ka bërë për Partinë Demokratike, duke theksuar se ka shembull Azem Hajdarin dhe se nuk ka frikë të shpreh hapur qëllimet duke ruajtur parimet e saj. Madje, ajo thekson se për këtë sjellje politike edhe është përjashtuar nga radhët e PD.

“Jam munduar të jap kontributin tim si e bira e Hazem Hajdarit, por edhe si Rudina duke treguar që skam bërë servilizma, duke dhënë kritikat e mia. Unë kritikoja që PD nuk duhet ti bojkotonte zgjedhjet lokale dhe jam krenare, sepse sot janë penduar të gjithë. Unë  mundohem në të njëjtën formë si babai im të jem shembull dhe të bëj maksimumin tim. Nëpërmjet përgjegjësisë që kam si e bira e Azem Hajdarit jam munduar të jem sa më e drejtë duke kritikuar dhe synuar për të bërë më të mirën. Jam në PD jo për të marrë post, por për të  kontribuuar dhe do ia dalim.  Unë mendoj se nuk jam përshtatur, edhe tani që flasim nuk kam mbështetur rikthimin e Berishës, por nuk e vendos unë vullnetin e demokratëve. Nëse ata mbështesin rikthimin e tij kush jam unë ta kundërshtoj, por unë përsëri kam parime. Unë u përjashtova nga grupi parlamentar dhe forca politike pa asnjë lloj vendimi dhe Basha e bëri personale, qoftë edhe ndaj historisë së babait im. Duhet ndjekur statuti”, përfundoi  Hajdari.

F.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I korruptuari: 09/02/2023 06:45

    Dy persone i ka rujte zoti nga korrupsioni dhe jane te pakorruptueshem, Fatmira dhe Rudina Hajdari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë