'Video ku Basha gënjeu për listat e hapura'! Hajdari paralajmëron krijimin e partisë: Shqiptarët duan një alternativë të re

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari paralajmëroi krijimin e një partie të re si një alternativë për shqiptarët, megjithëse tha se në të ardhmen do të jetë më konkrete në lidhje më këtë çështje. Në një konferencë për mediat, Hajdari foli për lista e hapura, duke sulmuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha se gënjeu shqiptarët në 2017 për hapjen e listave duke ua premtuar ato në zgjedhjet e 2021 duke mos pasur një qëndrim koherent si politikan.

Ajo publikoi një video të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ku thekson se po gënjen shqiptarët në lidhje me listat e hapura ku para 3 vitesh u premtoi hapjen e tyre, ndërsa një ditë më parë doli kategorikisht kundër hapjes së listave.

Sipas Hajdari në politik kërkohet një qëndrim i qartë, por që për Bashën kjo është e vështirë pasi jo vetëm nuk është koherent por nuk mban premtimet e bëra qytetarëve. Hajdari tha se do luftojë deri në fund për listat e hapura dhe se do të dalë në zgjedhje  si Rudina Azem Hajdari dhe jo si goca e Azemit me lista të mbyllura.

"Që në 2017 kur PD hapi fushën elektorale premtoi lista të hapura dhe se lista do të zgjidhej nga qytetarët dhe jo më kryetari i partisë. Një zotim që unë e kam marrë seriozisht dhe se kjo do të jetë beteja që unë kam vendosur për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. Pra siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbaj dhe në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim të qartë dhe të jesh koherent me publikun. Nuk e di nëse e kam këtë prej origjinës apo i ka ardhur koha që të mbahen premtimet ndaj qytetareve. Dua ti them qytetarëve që ajo që kërkoj unë të dal si kandidate në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit, por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari që nuk ka frikë nga vota e qytetarëve dhe ta marrë atë votë me meritë të plotë", tha Hajdari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Do krijojë parti të re? Hajdari: Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të re

E pyet nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse do të krijojë një parti të re, Rudina Hajdari la të kuptohet se do të ketë një alternativë për të gjithë shqiptarët në atë ardhmen, por që do të shprehet më qartë për këtë çështje në vazhdimësi.

"Kam qenë e qartë  që në zgjedhjet e ardhshme do të garoj dhe listat e hapura janë beteja ime kryesore, do kemi një moment që artikulojmë diçka më të qartë dhe është normale që të krijojmë një alternativë të re dhe kushtet që çdo kush që dëshiron t'i bashkohet alternativës së re që do të shfaqet. Do kemi kohë kur do jem më e qartë për krijimin e partisë së re", tha Hajdari.

Ora 12:16
Hajdari: Pragu 5% është shumë i lartë, do synojmë 3%

Deputetja Rudina Hajdari tha se pragu elektoral prej 5% është shumë larta. Synimi tha Hajdari është që pragu të jetë 3%. "Ky prag është iu larta dhe synojmë një prag më të ulët. Mendoj se duhet të jetë 3 përqind. 5 përqind është shumë i lartë edhe pse aplikohet në vendet si Gjermania. Mendoj që dy synojmë që atë prag ta ulim në 3 përqind", u shpreh Hajdari.  

Ora 12:04
Hajdari: Basha nuk ka qëndrueshmëri, PD-LSI interesa të ngushta familjare

Deputetja Rudina Hajdari thotë se PD dhe LSI përdorën qytetarët për të bërë pazar. Në një konferencë për gazetarët, Hajdari u shpreh se dy forcat e opozitës kanë interesa të ngushta familjare.

"U tha se listat e hapura janë një ndryshim i madh që duan kohë për tu implementuar. Kjo nuk është e vërtetë. Kemi që në 2019 që objekti i reformës zgjedhore u ndryshua me këmbëngulje të madhe që ne të futnim ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Më pas u pasua me iniciativën qytetare për hapjen e listave. Ironia këtu është që PD, LSI edhe pse  braktisën mandatet i përdorën qytetarët për të imponuar një agjende që nuk kishin asnjë rol në parlament. Pra ata braktisën vullnetin e qytetarëve dhe i përdoren njerëzit për të bërë pazar.

Nëse PD dhe LSI kërkojnë sërish të imponohen duke thënë se ata do kenë monopolin e opozitës kjo për mua shkon në një shterpë sepse janë në interesa të ngushta familjare. Unë nuk jam në parlament për të mbështetur interesa familjare, por për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Unë nuk jam nga ata njerëz që mendojnë se listat e hapura do fusin në parlament kriminelë.  Më vjen keq që Basha nuk arriti dot që të kishte lartësinë e duhur për të mbështetur iniciativën për listat e hapura. Basha nuk e mbajti këtë premtim dhe sot goditi këtë premtim që vetë e ka bërë. Unë mendoj që një politikan duhet të ketë qëndrueshmëri. Listat e hapura është një premtim që po i jepet qytetarëve shqiptarë që nesër ata të zgjedhin atë person që meriton të shkojë në parlament", tha Hajdari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 12/07/2020 19:24

    Dhe qe te jemi te qarte, nuk je ti alternativa qe duam ! Beme baba te te ngjaj thote populli, dhe yt ate ka qene horr

    Përgjigju
  • Sabri: 12/07/2020 12:34

    Ajo qe ben pershtypje eshte se hiqet i opozitare dhe vetem shan e kritikon opoziten. Kurse ate qe ka pushtetin dhe mundesine e keqperdorimit te tij, as qe e permend fare. Kjo me duket si Lali Eri kur shante Fatos Nanon, gjasme si aktivist.

    Përgjigju
  • USA: 12/07/2020 03:06

    Fillimi i mbare gjysma e punes.Ujku qimen e nderron por zakonin se harron.Edhe Azemi hyri konviktor barkthate e vdiq i pasur dhe "hero".Nje me pak, nje me shume, nuk e ndien "shteti".Jemi shtet i pasur dhe I pa korruptuar.

    Përgjigju
  • Bagetia: 12/07/2020 01:33

    Kjo ofron wiski amerikan ose viz kolumbiane kte ofron kjo Dhe vendi rrin ne mjerim sic eshte

    Përgjigju
  • neni: 11/07/2020 21:36

    nuk di cfare ofron rudina po ka nevoje urgjente per opozite

    Përgjigju
  • Bledi: 11/07/2020 20:54

    Me ligjin e demikrinalizimit te takon te jesh deputete

    Përgjigju
  • Ta rrasça hajdarin njehere te te bejne syte xixa: 11/07/2020 15:49

    Moj Rudina

    Përgjigju
  • Pjeter: 11/07/2020 14:46

    Lista te hapura,kufizim 3 perqindesh,jo kualicione parazgjedhore,ose ndryshe,lista te hapura,5 perqindesh,dhe kualicione parazgjedhore.Per mendimin tim, keshtu i jepet nje zgjidhje perfaqesimit sa me te gjere ne zgjedhje te shqiptareve

    Përgjigju
    • Arbëri: 11/07/2020 16:49

      Ashtu pra....!!!

  • Vlora: 11/07/2020 14:25

    Do të të votoja unë i pari nqs ti do dilje e do thoje ti sekuestrohet cdo pasuri e pajustifikuar Mamas tënde, po ti se bënë dot sepse je e bija e sëmës.. Ose shkurt dardha nën dardhë do bjeri.

    Përgjigju
    • A. N.: 11/07/2020 15:41

      Nuk ka sesi te dale e te thote sepse duhet te veproje shteti ne te tilla raste. Por cili shtet ta beje nqs vete kryeministri arsyeton vilen e tij qe e beri me kursimet e gruas.

  • Arbri: 11/07/2020 13:48

    Mos gabofsha, tek verifikimet e politikaneve, efektiveve te policise dhe gjyqesorit specifikohet qe nese nji person me funksione publike ka nje te aferm apo shoqerohet me persona "me precedente" duhet te shkarkohet ose jape doreheqjen. Lind pytja: "po e ema ksaj filoamerikanes qe u shkarkua per MOSJUSTIFIKIM PASURIE, a duhet te klasifikohet si familjar problematik?? Sepse dyshohet per fshehje pasurie qe teorikisht i bie KORRUPSION.. Kjo le te distancohet sa te kete qejf por ca politike tpaster pret nga fmija e dikujt qe ka qene etaloni korrupsionit, injorances dhe arrogances tek nji person me FUNKSJONE PUBLIKE

    Përgjigju
    • Shkurt dhe sakte.: 11/07/2020 15:03

      Mese e Drejte..por per kohen ,,e kane lene Si xhoker,,se edhe kjo kamariere do perfundoje ..Si Lulushka..

  • Drejtesia: 11/07/2020 13:43

    E verteta mbi te gjitha. Ky vend do te nderoje vetem bijte e tij te vertete, pavaresisht nga vijne. Te lumte vajze

    Përgjigju
    • Tirona: 11/07/2020 15:58

      Te drejte ke qe thua se kete vend do ta bejne bijte dhe bijat e tij te vertet, por kjo Rudina nuk eshte pjese e ketij rangu, ne kete randg bejne pjese ata bije e bija qe kane nje karriere te shkelqyer shume vjecare ne ato kompani te medha dhe te fuqishme ne bote ku punojne, nese kjo klase politike nuk deshiron ti afroje keta intelektuale te marin fatet e vendit ne dore,kete do ta Beje SHBA dhe BE duke i stimuluar kete inteligjence qe te vije dhe te drejtoje vendin sepse mbrapa tyre do te qendrojne keto kompni te fuqishme qe do ti japin nje zhvillim te pa pare ekonomise se vendit. cfare zhvillimi ekonomik do te na japi e bija e Azemit dhe e nje gjyqtareje te korruptuar , kur kjo grua nuk ka asnje dite pune apo eksperience , kjo eshte e pa afte dhe nuk mund te na perfaqesoje ne majat e politikes se vendit. Nuk duhet te perseriten gabimet e ketyre viteve te demokracise ku fatet per zhvillimin e vendit rane ne duart e disa ish studenteve qe nuk kishin asnje dite pune eksperience dhe prandaj ne sot po vuajme pasojat qe po na lejne keta poltikane te pakualifikuar.

  • Hoho: 11/07/2020 13:35

    Po kush k*rin e voton partine tande. As vellai jot nuk e voton. Imagjino te tjeret.

    Përgjigju
  • [email protected]: 11/07/2020 13:25

    shqiptaret sduan gje tjeter vetem te mos ju a shohin me surratingjithe juve qe e vodhet, e shkatrruet , e pordhonuet shqiperine dhe shqiptaret qe kur erdhen ne fuqi maloke sali berisha yt ate , ilir meta e shume te tjere qe spo i zbythe kush nga froni keta bozhibozuke qe e kan bere cdo gje te tyre

    Përgjigju
  • Shqipetzri: 11/07/2020 12:27

    Bravo Rudina, merita per listat eshte e jotja qe e ke kerkuar e para ,kembengul deri ne fund , Ramen e binde Luli kafrike nga te vetet..

    Përgjigju
    • Mese e vertete ..: 11/07/2020 13:15

      Po kjo zonja hajdari do na NXJERI ndonje Vidio Si Ajo e Bashes.. Por behet fjala per Vidiot e pallatit 10 katesh ! Apo Populi dele i beson verberisht mashtrimeve triblimeve qe Ben zonja ne fjale..!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar