Rusët shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në Nova Kakhovka

Rusët shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në Nova Kakhovka

1686033159_Capture.JPG

Autoritetet Ruse të vendosura në Ukrainë, në rajonin e Nova Kakhovka kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi struktura e sipërme e digës u ça dhe zona u përmbyt pjesërisht.

Vendimi hyri në fuqi në orën 12 të mesditës, sipas kryetarit pro-rus të bashkisë, Vladimir Leontiev, niveli i ujit pranë Nova Kakhovka, i pushtuar nga Rusia më shumë se 15 muaj më parë, aktualisht është më shumë se 10 metra.

"Uji është ngritur dhe vazhdon të rritet. Qyteti është përmbytur, bulevardi Dnepr tashmë është nën ujë. Kjo do të thotë se uji është ngritur më shumë se 10 metra", tha kryebashkiaku rus.

Rreth 600 shtëpi shtuan shërbimet e urgjencës - tashmë janë përmbytur.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shkatërrohet diga afër Kherson, përmbytje masive, evakuohen banorët! Kuleba: Mijëra civilë në rrezik! Zelensky: Rusia nuk na ndal dot


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë



×

Lajmi i fundit

Në burg për trafik të lëndëve narkotike, i dënuari ndërron jetë gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Në burg për trafik të lëndëve narkotike, i dënuari ndërron jetë gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës