Ruseti: Rindërtimi jo propagandë, por detyrim të fusim familjarët në shtëpi! Procesi ka nisur para fushatës, akuzat e opozitës, të pabaza

Anisa Ruseti, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, tha se procesi i rindërtimit të banesave nga tërmeti është një proces dinamik, që ka nisur prej kohësh dhe vijon ende, edhe pse po përkon me fushatën zgjedhore. Gjatë një interviste për "Studio Live" në Report Tv, Ruseti iu përgjigj akuzave të opozitës se bashkia po kryen propagandë në këmbim të votës duke u dhënë qytetarëve certifikatat e shtëpisë, për Rusetin këtu nuk ka asgjë të vërtetë pasi bashkia po jep ato certifikata ku rindërtimi i banesave ka nisur prej kohësh që nga tërmeti i parë i shtatorit dhe më pas duke vijuar me tërmetin tragjik të nëntorit. Ruseti tha se qëllimi i vetëm është futja sa më parë e familjarëve në shtëpitë e tyre. Ajo tha se fokusi i bashkisë kanë qenë shtëpitë rurale individuale ku janë futur në shtëpitë e reja 200 familjen dhe pritet të hyjnë edhe 200 të tjera. Në lidhje me familjet në çadra, Ruseti tha se janë 80, por pjesa më e madhe e tyre janë të strehuara në kontejnerë.

"Ka qenë një proces dinamik, kemi 10 mije familje që kanë përfituar nga grandet e rindërtimit dhe 1600 familje që kanë marrë për ndërtimin e shtëpisë nga e para apo rikonstruksione të thelluara. Kemi nisur me miratimin e  granteve që do i shkojnë kryesisht dy lagjeve të reja në Tiranë asaj të 5 majit dhe të Kombinatit, kemi 380 familje të kombinatit që kanë filluar të nënshkruajnë kontratën e tyre për shtëpitë e reja. Ne i kemi dhënë prioritete banesave individuale në zonat rurale ku deri tani jemi 200 familje janë akomoduar në shtëpitë e reja dhe 200 të tjera janë drejt përfundimit, kemi vetëm 80 familje që janë në çadra kryesisht janë në kontejner. Në total kemi 20 institucione arsimore që janë prekur dhe 11 janë aktualisht në proces rindërtimi apo rikonstruksioni. Kjo punë nuk është propagandë, pasi ka nisur me kohë para që pas tërmetit të shtatorit 2019 dhe kjo nuk është fushatë, pasi detyrimi ynë është të fusnim familjarët sa më shpjet në shtëpia", th Ruseti.

Ruseti foli edhe për kreditë e buta ku tha se në fokus janë familjet  e reja dhe se vitin e kaluar janë dhënë 1000 kredi të buta nga fondet e Bashkisë Tiranë.

"Vitin e kaluar kemi miratuar 1000 kredi të reja me fondet e bashkisë dhe i kemi dhënën prioritet familjeve të reja për lehtësimin e  jetës në Tiranë", tha Ruseti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin