Rusi, merrte ryshfet drejtorit të policisë i gjendet tualeti prej ari në banesë (VIDEO+FOTO)

Më shumë se 35 oficerë të lartë rus kanë rënë në pranga nën akuza të korrupsionit, marrjes së ryshfetit dhe nxitjes së trafikut. Si pasojë e operacionit të gjerë janë sekuestruar minimalisht edhe 80 prona private.

Mes të arrestuarve është edhe drejtuesi i policisë rrugore në rajonin Stavropol, Col Alexei Safonov, ku ajo që ka bërë më shumti bujë ka qënë një vila luksoze e oficerit.  

Vila super luksoze, dhomat e saj, dekorime ekstravagante, një sallë bilardoje dhe madje tualeti i artë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Tualeti superluksoz i praruar me ar ka shkaktuar jo pak habi dhe ka tërhequr vëmendjen më shumë se vetë operacioni i bastisjes.

Kreu i policisë rrugore akuzohet se merrte ryshfet duke i dhënë leje false bizneseve, për të kaluar pa u kontrolluar në pika kufitare kamionë të tërë me grurë dhe material ndërtimi.

Komiteti investigativ, SK – (Agjencia federale ruse është një strukturë e ngjashme me FBI në SHBA – thotë se banda e Safonov merrte ryshfet që varionte në më shumë se 225 mijë dollarë dhe kjo veprimtari është kryer për vite të tëra.

Nëse shpallet fajtor Safovon rrezikon 15 vite burg, ndërsa mes të arrestuarve është dhe paraardhësi i tij, Alexander Arzhanukhin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kiraskiras: 22/07/2021 19:12

    Kështu e ka shtëpinë edhe Maxhun Hajdari ish shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Shkodër....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo