Rusi, përjashtohet nga lista e kandidatëve kundërshtari i presidentit Vladimir Putin

Rusi, përjashtohet nga lista e kandidatëve kundërshtari i presidentit Vladimir Putin

Autoritetet zgjedhore në Rusi morën sot vendimin për t’ia ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të shtatorit kandidatit të Partisë Komuniste, Pavel Grudinin.

Ai është figura më e lartë opozitare  që s’kualifikohet nga gara disa javë para zgjedhjeve, duke bërë kështu që partia e mbështetur nga Putin të shkojë e sigurte në zgjedhje.  

Pavel Grudinin, në vitin 2018 ka kandiduar përballë Putin në zgjedhjet presidenciale dhe në atë kohë kishte siguruar 12 për qind të votave. Ai u përjashtua nga lista e kandidatëve për shkak se Zyra e Prokurorit zbuloi se ai ka aksione në një kompani të huaj, raportuan agjencitë e lajmeve.

Megjithatë, ai mohoi se ka ndonjë aset jashtë vendit dhe e lidhi vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor me potencialin që e kanë partitë opozitare për të arritur rezultat të fuqishëm në zgjedhjet e shtatorit, shkruan Reuters.

Një sondazh i kryer kohëve të fundit tregoi se Partia Komuniste dhe partitë tjera opozitare mund të përbëjnë rrezik serioz ndaj mbizotërimit të partisë së drejtuar nga Putin, Rusia e Bashkuar në Dumën Shtetërore, që është dhoma e ulët e Kuvendit të Rusisë.

Kryetari i Partisë Komuniste të Rusisë, Gennady Zyuganov, deklaroi se do të paraqesë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të autoriteteve që ia ndalon pjesëmarrjen në garë kandidatit të partisë së tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë