Rusi/ Pushteti historik, cili është plani i parashikuar për të ardhmen politike të Putin?

Rusi/ Pushteti historik, cili është plani i parashikuar për të ardhmen politike të Putin?

Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti Vladimir Putin ka folur për herë të parë lidhur me trashëgimtarin e tij pasues politik. Duke e cilësuar si diskutim që sjell ‘destabilizim’ Putin shtoi se ende nuk kishte një ide të qartë lidhur me të ardhmen e tij politike.

I pyetur përmes një intervistë për mediat amerikane lideri rus refuzoi të jepte një përgjigjë konkrete lidhur me qëndrimin e tij në pushtet pas mandatit aktual, i dyti rradhazi presidencial.

"Situata duhet të jetë e sigurt dhe e qëndrueshme në mënyrë që strukturat e pushtetit dhe strukturat shtetërore të punojnë në mënyrë të sigurt dhe të shikojnë me qetësi drejt së ardhmes," shtoi Putin.

Ndërsa vuri në dukje se ai ligjërisht mund të kandidojë për president, Putin, i cili ka qenë në pushtet si president dhe si  kryeministër për më shumë se dy dekada, tha se nuk kishte marrë ende ndonjë vendim.

"Unë preferoj të mos i përgjigjem këtyre pyetjeve," tha ai. "Ka shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme."

Autoritetet ruse vitin e kaluar miratuan ndryshimet kushtetuese që lejojnë Putinin të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036 dhe që atëherë kanë nisur një goditje historike kundër opozitës dhe mediave të pavarura.

Opozita ka kritikuar legjislacionin kushtetues, duke thënë se Putini planifikon të bëhet "president për jetën".

Por disa ekspertë politikë nuk përjashtojnë mundësinë që Putini mund të jetë duke u përgatitur të japë dorëheqjen në të ardhmen e afërt dhe të tregojë për shumëfishimin e shenjave të përleshjeve mes elitave.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet