Rusi/ Sekuestrohen llogaritë bankare dhe apartamenti i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny

Rusi/ Sekuestrohen llogaritë bankare dhe apartamenti i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny

Autoritetet gjyqësore ruse kanë sekuestruar llogaritë bankare dhe apartamentin e banimit në Moskë të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, si pjesë e një proces gjyqësor me qëllim kompensimin e një prej kompanive të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, i njohur me nofkën 'shefi i kuzhinës së Putinit'.

Prigozhin ka paditur kryeopozitarin rus Navalny, ‘Fondin Kundër Korrupsionit (Fbk)’ dhe një tjetër person me emrin Ljubov Sobol për rreth një milion euro dëme shkaktuar prej furnizimit me ushqime të cilësisë së ulët në Shkollat e Mesme në kryeqytetin Moskë.

Navalny doli dje nga spitali Charité në Berlin ku ishte shtruar pasi u helmua me një agjent nervor nga grupi Novichok.

Edhe dje Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një telefonate me presidentin francez Emmanuel Macron kishte hedhur poshte akuzat se në helmimin e Navalny kishte gisht Kremlini

Sipas ‘Le Monde’, Putini gjatë bisedës me homologun e tij e kishte quajtur Navalny-n, "ngatërrestar interneti që ka simuluar probleme fizike edhe në të kaluarën e tij".

Sot, përfaqësia e përhershme e Federatës Ruse në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike i ka kërkuar Gjermanisë informacion të plotë mbi çështjen Navalny, në veçanti "rezultatet e analizave, biomaterialeve dhe mostrave të tjera klinike”.

Sipas ‘Interfax’, kjo kërkesë është në përputhje me klauzolën 2 të Nenit IX të Konventës së Armëve Kimike, sipas të cilës Gjermania duhet të japë përgjigje brenda dhjetë ditësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri