Autoritetet gjyqësore ruse kanë sekuestruar llogaritë bankare dhe apartamentin e banimit në Moskë të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, si pjesë e një proces gjyqësor me qëllim kompensimin e një prej kompanive të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, i njohur me nofkën 'shefi i kuzhinës së Putinit'.
Prigozhin ka paditur kryeopozitarin rus Navalny, ‘Fondin Kundër Korrupsionit (Fbk)’ dhe një tjetër person me emrin Ljubov Sobol për rreth një milion euro dëme shkaktuar prej furnizimit me ushqime të cilësisë së ulët në Shkollat e Mesme në kryeqytetin Moskë.
Navalny doli dje nga spitali Charité në Berlin ku ishte shtruar pasi u helmua me një agjent nervor nga grupi Novichok.
Edhe dje Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një telefonate me presidentin francez Emmanuel Macron kishte hedhur poshte akuzat se në helmimin e Navalny kishte gisht Kremlini
Sipas ‘Le Monde’, Putini gjatë bisedës me homologun e tij e kishte quajtur Navalny-n, "ngatërrestar interneti që ka simuluar probleme fizike edhe në të kaluarën e tij".
Sot, përfaqësia e përhershme e Federatës Ruse në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike i ka kërkuar Gjermanisë informacion të plotë mbi çështjen Navalny, në veçanti "rezultatet e analizave, biomaterialeve dhe mostrave të tjera klinike”.
Sipas ‘Interfax’, kjo kërkesë është në përputhje me klauzolën 2 të Nenit IX të Konventës së Armëve Kimike, sipas të cilës Gjermania duhet të japë përgjigje brenda dhjetë ditësh.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.3%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3410
Lajme të tjera
-
Në furgon nga Bari në Durrës me 18 ora të shtrenjta, bizhu e medaljonin 'Armand', Antiskifterat arrestojnë shoferin, pasagjerin dhe pronarin e makinës
2 Prill, 10:02
-
Kukës/ Tentoi të fuste para të padeklaruara në kufi, procedohet 40-vjeçari nga Kosova! Sekuestrohen 20 mijë euro
8 Mars, 11:38
-
Lista e 'vdekjeve të papritura' të armiqve të Putinit
17 Shkurt, 16:44
-
Vdekja e Navalny, mister vendndodhja e trupit të armikut të Kremlinit! Dyshime edhe për kohën e vdekjes! Protesta në Rusi, 200 të arrestuar
17 Shkurt, 14:23
-
Kundërshtari më i madh i Putin vdes në burg! BE bën përgjegjës Presidentin rus, Moska akuza Perëndimit!
16 Shkurt, 12:43
-
Kritiku i Kremlinit, Navalny dërgohet në izolim për herë të 26-të
6 Shkurt, 13:34
-
Pamje të rënda/ Helmim masiv i qenve në Korçë, kafshët lihen të ngordhura në mes të rrugës
31 Janar, 15:24
-
Policia sekuestron një pistoletë, 5600 euro dhe kokainë! Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës në Korfuz, 10 të arrestuar, mes tyre 5 shqiptarë
12 Janar, 17:06
-
Zbulohet organizatori i vrasjes së Prigozhin, mediat amerikane publikojnë emrin
23 Dhjetor 2023, 09:05
-
Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve
22 Dhjetor 2023, 16:31
-
Vdekja e Henry Kissinger, reagojnë liderët e botës
30 Nëntor 2023, 17:25
-
Itali/ Falsifikonin kartat e kreditit të klientëve të hotelit, sekuestrohen pasuritë 1 mln euro të familjes shqiptare
14 Nëntor 2023, 10:48