Rusia beson te ilaçi Favipiravir për të mposhtur infeksionin nga Covid-19

Rusia beson te ilaçi Favipiravir për të mposhtur infeksionin nga Covid-19

Federata Ruse, një nga shtetet në botë më të prekura nga Covid-19 me më shumë se 10,000 raste në ditë, është duke kërkuar një mënyrë për të dalë nga emergjenca shëndetësore.

Fondi i pasurisë sovrane të Moskës (Rdif) po financon kërkimin dhe prodhimin e ilaçit favipiravir, një ilaç kundër gripit, i njohur tashmë në Japoni me emrin Avigan, në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike ruse ChemRar.

Kirill Dmitriev, menazher i RDIF, ka njoftuar se testet e para klinike të kryera mbi 330 pacientë të prekur nga sëmundja koronavirus kanë treguar rezultate inkurajuese.

Sipas Dmitriev, kjo ilaç është ndër kandidatët më premtues për të arritur një trajtim efektiv të koronavirusit. Rezultatet e testit vërtetuan se 60% nga 40 pacientët që morën favipiravir ishin negativ pesë ditë pas fillimit të trajtimit.

Industritë farmaceutike po përpiqen të zhvillojnë, në kohën më të shkurtër të mundshme, trajtime mjekësore ose vaksina të afta për të frenuar përhapjen e Covid-19, i cili tani ka infektuar mbi 4 milion njerëz në botë dhe duke shkaktuar një krizë të përgjithësuar ekonomike.

Avigan u prodhua në fund të viteve 1990 nga kompania japoneze Fujifilm, e cila po fillonte të investonte në sektorin farmaceutik.

Andrei Ivashchenko, i cili luan një rol të rëndësishëm brenda ChemRar, ka njoftuar se testet mbi 330 pacientë të infektuar me koronavirus pritet të përfundojnë deri në fund të majit dhe se ChemRar është i aftë të prodhojë dhjetëra mijëra trajtime individuale në muaj,  mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e Federatës Ruse.

Në vend, për më shumë se dy javë, ka pasur mbi 10 mijë infeksione të reja në ditë dhe totali tani ka tejkaluar 282 mijë kurse numri i përgjishëm i viktimave është më shumë se 2630. Pothuajse gjysma e infeksioneve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur në Moskë ndërsa Shën Petersburg-u është më pak i prekur.

Përhapja e koronavirusit ka të ngjarë të rrezikojë Presidentin Vladimir Putin, në pushtet që nga viti 1999.

Kreu i Shtetit duhet të përpiqet të zgjidhë kërcënimin në kohën më të shkurtër të mundshme dhe me efikasitet maksimal, ndërsa në të njëjtën kohë të përpiqet të ruajë kontrollin mbi të gjithë territorin e Federatës Ruse.

Radikalizmi Islamik mund të përfitonte nga situata konfuze për të goditur në Kaukaz, një rajon tradicionalisht i paqëndrueshëm dhe nga konfliktet në Çeçeni dhe Dagestan. Putini e ka përcaktuar situatën e përgjithshme si "nën kontroll" dhe menaxhimi i pandemisë iu besua një zinxhiri komandimi të decentralizuar, në të cilin autoritetet lokale luanin një rol jo sekondar.

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, Shefi i Shtetit u detyrua të shtyjë referendumin kushtetues të planifikuar për 22 Prill i cili mund të garantojë që ai të qëndrojë në pushtet edhe pas skadimit të mandatit të tij aktual në 2024.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev