Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
Masoud Pezeshkian dhe Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin do të takojë në Moskë homologun e tij iranian këtë javë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të gjerë partneriteti mes Rusisë dhe Iranit, tha Kremlini të hënën.
Marrëveshja për "partneritetin gjithëpërfshirës strategjik" midis vendeve do të nënshkruhet gjatë vizitës së presidentit iranian Masoud Pezeshkian në Moskë të premten, tha Kremlini.
Sipas Kremlinit, dy udhëheqësit do të diskutojnë planet për zgjerimin e tregtisë dhe bashkëpunimit në sektorët e transportit, logjistikës dhe ndihmës humanitare. Ata do të diskutojnë edhe mbi "çështjet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare".
Ukraina dhe Perëndimi kanë akuzuar Teheranin se i ka dhënë Moskës qindra dronë për luftën në Ukrainë dhe po ndihmon përpjekjet për prodhimin e tyre në Rusi. Dërgesat e dronëve iranianë, të cilat Moska dhe Teherani i kanë mohuar, kanë ndihmuar Rusinë të sulmojë infrastrukturën e Ukrainës.
Irani, nga ana tjetër, dëshiron armë të sofistikuara ruse si sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë për të ndihmuar në zmbrapsjen e sulmeve të mundshme nga Izraeli.
Presidenti iranian Pezeshkian do të vizitojë Moskën tre ditë përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili është zotuar se do të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje për konfliktin në Ukrainë./ VOA
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
40.4%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 9006
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky: Pa SHBA, Europa nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës! Jemi të gatshëm të shkëmbejmë territore me Rusinë
11 Shkurt, 16:24
-
Lufta/ Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse
11 Shkurt, 07:54
-
Celulë spiunazhi? Ushtria gjermane po heton një tentativë të dyshuar nga Moska pas 6 fluturimeve të paautorizuara me dron
9 Shkurt, 21:40
-
Trump: Kam folur me Putinin, ai nuk do që njerëzit e tij të vdesin! Dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar! Zelensky: Ai nuk po përgatitet për negociata, por për vazhdimin e luftës
9 Shkurt, 09:18
-
Shtetet balltike ndërprejnë lidhjet me rrjetin elektrik rus
8 Shkurt, 14:58
-
Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump
7 Shkurt, 19:38
-
Enver Robelli: Çfarë ha Putini për mëngjes? Si funksionon propaganda e Kremlinit në Evropë
7 Shkurt, 11:41
-
Thirrja e SHBA-së për zgjedhje në Ukrainë: Hap drejt paqes apo dhuratë për Putinin?
7 Shkurt, 08:55
-
Shërbimet e Moskës arrestojnë 4 agjente ukrainase në Rusi, të rekrutuara për të kryer sulme terroriste
7 Shkurt, 07:45
-
Zgjidhjet e Trump/ Eksperti Laçi: Në Gaza do të bëjë spastrim etnik, po kthen ligjin e xhunglës! Ukrainës po i kërkon haraç në këmbim të mbylljes së luftës
6 Shkurt, 19:18
-
Moska: Takimi mes Putinit dhe Trump mund të ndodhë që këtë muaj
6 Shkurt, 16:02
-
Lufta në Ukrainë/ Plani amerikan prezantohet javën e ardhshme në Mynih, i dërguari i Trump do jetë në Konferencën e Sigurisë
6 Shkurt, 15:22