Shërbimi i Rojeve të Kufirit të Ukrainës, degë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), ka ndaluar gazetarin ukrainas, Taras Ibragimov, që të hyjë në territorin ukrainas të okupuar nga Rusia, në Krime, deri në vitin 2054.
Ibragimov, që punon për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, tha se ky vendim i është sjellë pa asnjë shpjegim.
“Definitivisht besoj se kjo lidhet me punën time gazetareske dhe puna ime me artikujt që mbulojnë në mënyrë aktive rastet e tatarëve të Krimesë dhe në Rusi”, tha Ibragimov.
Ai tha se ishte fotografuar dhe i ishin marrë shenjat e gishtërinjve në kufirin administrativ ndërmjet Krimesë, që Moska e ka aneksuar më 2014.
Në shkurt të vitit 2019, fotografja Alina Smutko, që gjithashtu punon për shërbimin ukrainas të REL-it, është ndaluar që të hyjë në Krime nga Rusia deri në vitin 2028. Po ashtu, gazetarja e REL-it, Alena Savchuk më 2018, ishte ndaluar të hyjë në Krime deri në vitin 2028.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë dënuar atë që e kanë përshkruar si fushatë të represionit nga autoritetet ruse kundër tatarëve të Krimesë dhe personave të tjerë që janë kundër ankesimit të rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia.
Në raportin vjetor për liritë fetare më 2019, Komisioni amerikan për Liritë Fetare tha se “autoritetet ruse vazhdojnë kidnapimin, torturimin dhe burgosjen e myslimanëve tatarë të Krimesë” në Krimenë e okupuar nga Rusia./REL
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
NAN%
-
Të vogla
NAN%
-
Nuk e di
NAN%
Vota total: 0
Lajme të tjera
-
Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
28 Mars, 15:19
-
'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor
28 Mars, 10:59
-
Letonia dëbon një diplomat rus për 'komunikim provokues'
27 Mars, 23:00
-
Basha për Report Tv: Serbia po ndjek axhendën e sponsorizuar nga Moska! Do destabilitet në rajon! T'i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë
27 Mars, 17:30
-
Bujar Osmani: Ambiciet imperialiste të Rusisë mund të shtrihen në Ballkan
27 Mars, 15:43
-
Sulmi në Moskë, Europa në alarm, koloneli Dritan Demiraj në 'Frontline': Lufta e Tretë ka filluar
26 Mars, 19:47
-
Masakra në Moskë, kush qëndron pas ISIS-K?
26 Mars, 13:31
-
Rusia diskuton për sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në OKB, shpërthen kundër Kosovës: Luftëtarët e UÇK-së, banda terroriste
26 Mars, 12:29
-
Ukrainasit pa municion, europianët të lodhur e pa plan: A po shkon Putin drejt pushtimit të Kievit?
26 Mars, 10:23
-
Analiza/ Çfarë duhet të bëjnë Ukraina dhe Moldavia që të bëhen anëtare të BE-së?
26 Mars, 09:35
-
E kërkoi Rusia, Perëndimi s’lejon diskutimin në OKB për fushatën e NATO-s kundër Jugosllavisë
25 Mars, 22:57
-
Shkon në 139 numri i të vrarëve nga sulmi në Moskë! Putini thotë u krye nga 'radikalët islamikë', por fajëson edhe Ukrainën
25 Mars, 22:42