Rusia pretendon fitore në referendumet e rreme për aneksim: Nga 87 për qind deri në 99.2 për qind! Duma ruse e shqyrton më 4 tetor

Votimi për referendumet në zonat e pushtuara në Ukrainë ka përfunduar dhe rezultati nuk pati surpriza. Zyrtarët e mbërritur nga Moska në rajonet pjesërisht të pushtuara pretendojnë se shumica e votuesve në referendume kanë votuar për bashkimin me Rusinë. Zyrtarët rus pretenduan se rezultatet varijonin nga 87% deri në 99.2% në favor të bashkimit me Rusinë. Kreu i Dhomës së Lartë të Parlamentit rus tha se kjo dhomë mund ta shqyrtojë aneksimin më 4 tetor. Rusët mblodhën votat shtëpi më shtëpi. Kievi dhe Perëndimi thanë se kjo ishte e paligjshme dhe ishte një metodë e frikësimit të votuesve me qëllim që të krijohet pretekst ligjor për Rusinë që të aneksojë katër rajonet ukrainase. “Kjo farsë në territoret e pushtuara nuk mund të quhet as imitim i një referendumi”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Referendumet janë dënuar nga Bashkimi Europian. Joseph Borrell reagoi përmes një postimi në Tëitter "BE dënon rezultatin e paligjshëm të referendumeve. Kjo është një tjetër shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, mes abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut." Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara njoftuan se po planifikojnë të paraqesin një rezolutë në Kombet e Bashkuara për të dënuar të ashtuquajturat referendume. Ndërsa Rusia ka fuqinë që të vendosë veto ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit, Thomas-Greenfield tha se nëse ndodh kjo, atëherë SHBA-ja do ta dërgojë këtë çështje para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, tha gjatë takimit të Këshillit se të ashtuquajturat referendume janë mbajtur në mënyrë transparente dhe në bazë të normave zgjedhore. SHBA-ja po ashtu po përgatit një raund të ri të sanksioneve kundër Rusisë nëse ajo anekson territorin ukrainas, por edhe një paketë të re me armatime për Ukrainën në vlerë prej 1.1 miliard dollarësh. Ndërsa Rusia e ka kërcënuar SHBA dhe Europën për përdorim të armëve bërthamore në rast se do të vijojnë të ndihmojnë Ukrainën me armatim.

 

M.N/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?