Rusia voton sot, në kushte të vështira nga pandemia dhe me pak shpresë për ndryshim

Rusia voton sot, në kushte të vështira nga pandemia dhe me pak shpresë për ndryshim

Në një situatë tejet të rëndë epidemiologjike për shkak të COVID-19,  me një shkallë të lartë korrupsioni, rusët u janë drejtuar qendrave të votimit të premten për të zgjedhur 450 përfaqësuesit për në Dhomën e Ulët të Parlamentit, që njihet si Duma e Shtetit. Zgjedhjet do të zgjasin tri ditë, deri më 19 shtator.

Sipas zyrtarëve zgjedhorë, ky vendim është marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por aktivistët e opozitës dhe disa ligjvënës liberalë thonë se masa është përpjekje e Kremlinit për të manipuluar pjesëmarrjen dhe për të sajuar një fitore të besueshme të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Autoritetet kanë bllokuar nismën Votim në distancë, nëpërmjet internetit e cila mbështetet nga udhëheqësi i burgosur i opozitës, Aleksei Navalny. Sondazhet parazgjedhore nga Qendra e pavarur Levada kanë treguar se shumica e rusëve janë të pakënaqur me mënyrën se si funksionon Duma.

Rusia e Bashkuar ka shumicën në Dumën e Shtetit, por popullariteti i saj është aktualisht më i ulëti në gati dy dekadat e ekzistencës së saj. Edhe sondazhi shtetëror VTsIOM ka zbuluar se mbështetja për Rusinë e Bashkuar sillet në rreth 29 për qind. Për dallim, presidenti rus, Vladimir Putin, i cili nuk është anëtar i partisë, ruan popullaritet të gjerë dhe nuk ka rival të mirëfilltë politik.

Përveç Rusisë së Bashkuar, edhe tri parti të tjera kanë vende në Dumën e Shtetit. Më e fuqishmja është Partia Komuniste dhe dy të tjerat janë: Partia Liberale Demokratike e Rusisë dhe partia Një Rusi e Drejtë.

Vitin e kaluar, Duma ka miratuar ndryshime kushtetuese që i hapin derë Putinit të qëndrojë në pushtet përtej vitit 2024, por ai nuk ka treguar nëse do ta bëjë një gjë të tillë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS