66 viktima në 7 qarqe/ 3 humbje jetë në 24 orë, 45 raste të reja, më pak teste! 'Infektohet' posta e Shkodrës! Rikthehen në punë epidemiologët në Durrës

TIRANË- Bilanci i koronavirusit vijon të rëndohet në vendin tonë. Ditën e sotme kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë të prekur me COVID-19, duke çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 65. Bëhet fjalë për një 74 vjeçare dhe një 86-vjeçar nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, për të cilat ministria e Shëndetësisë thotë se kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Viktimat janë regjistruar në 7 qarqe në vendin tonë, ku Tirana ka numrin më të larë të vdekje, me 36, për t'u ndjekur nga Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra, Kukësi dhe Elbasani.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ka pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja, më konkretisht 45 që vijnë si rezultat edhe një numri jo shumë të lartë të testeve, krahasuar me ditët e tjera. Në total, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 269 teste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë. Ndërkohë, një lajm më optimist është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Si rezultat rasteve të shtuar, MSh njofton se ka pasur një personel shëndetësor të shtuar, teksa u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat, pasi virusi është sërish mes nesh.

"Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njëjtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë. Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127", bën apel ministria.

COVID-19 – Statistika (1 Korrik 2020)
Testime totale 27303
Raste pozitive 2580
Raste të shëruara 1516
Raste Aktive 999
Humbje jete 66 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 367
Durrës 201
Shkodër 150
Vlorë 110
Fier 47
Lezhë 42
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan16
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër    6

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:06
Shkon në 66 numri i viktimave me COVID/ Ndërron jetë 86-vjeçari nga Shkodra

Një tjetër humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, duke e çuar në total në 66 numrin e viktimave.

"Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19. Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm", njofton Ministria.

Ora 14:45
Elbasan, 3 pjesëtarë të një familje dhe një i ri pozitiv me COVID-19

Sipas burimeve të Report Tv , 4 rastet e konfirmuara pozitive me COVID-19 në Elbasan janë 3 anëtarë të një familje burri, gruaja dhe djali, ndërsa rasti tjetër është një djalë i ri. të tërë janë të vetëkarantinuar në banesat e tyre, ndërsa nuk dihet se ku mund ta kenë marrë virusin.

Ora 12:33
U mbyll dje pas 4 rasteve, Shërbimi Epidemiologjik në Durrës rikthehet në punë me staf të riorganizuar

Shërbimi Epidemiologjik në qytetin e Durrës, ka vijuar punën ditën e sotme, me një staf të riorganizuar, pas rasteve të konfirmuara në këtë shërbim. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se kjo godinë është dezinfektuar ditën e sotme, teksa kanë dalë në punë pjesa e personelit e pa prekur nga COVID-19, duke vijuar marrjen e tamponëve në këtë qytet. Ditën e djeshme, Shërbimit Epidemiologjik  iu vu dryni pas 4 rasteve të konfirmuar me COVID, ku punonjësit u largua në shtëpi. E megjithatë, ditën e sotme ato janë kthyer në punë.

Ora 11:26
10 raste të reja në Shkodër/ 1 punonjëse e bashkisë, u prek nga nënkryetarja! 'Infektohet dhe Posta'

Nga 10 rastet pozitive që kanë rezultuar në Shkodër, burime për Report Tv bëjnë me dije se janë konfirmuar pozitiv 1 punonjëse në Bashkinë Shkodër ( nga kontaktet e N/kryetares së bashkisë) dhe 1 punonjës i degës së postës në Shkodër. Ndërkohë që rastet e tjera janë raste kontaktesh të mëparshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • virusi: 01/07/2020 13:34

    po pse o te shitur genjeni edhe friksoni boten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj

Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj