Sa shqiptarë e panë “The Social Dilemma”? Dikur do ta shihnim me kanoçe. Sot jetojmë brenda “kanoçes” smartfone!

Sa shqiptarë e panë “The Social Dilemma”? Dikur do ta shihnim me kanoçe. Sot jetojmë brenda “kanoçes” smartfone!

Tristan Harris, nje nga protagonistet dhe deshmitaret ne dokumentarin

Nëse në tavolinën e drekës, darkës ulemi me celularët në dorë kemi dështuar. Nëse në tavolinën tonë nuk flasim me njëri-tjetrin, nuk shijojmë dhe lavdërojmë kë ka gatuar, nuk tregojmë ditën me gëzimet dhe hidhërimet e saj, ne tashmë jemi bërë zombi. Nëse fëmijët tanë kalojnë ditën në celular dhe në social media, jemi afër fundit. Nuk jemi më të gjallë, të paktën të gjallë mes të gjallëve në këtë botë. Jemi kthyer në një mekanizëm që ushqen rrjetin gjigand, të famshin social media. Sa vetë kanë mundur ta shohin dokumentarin e Jeff Orlowskit në Netflix “The Social Dilemma”? Besoj pak. Gjithë bota po flet për të. Në kohë diktature shpikëm edhe kanoçet për të parë lirinë, për të përpirë çdo të re të bukur e të mençur që duhej parë e dëgjuar. Sot jemi futur të gjithë në atë kanoçe (që quhet smartfone) duke ndjekur jo gjëra të zgjuara, por duke parë jetët e të tjerëve, duke qenë pasivë, duke besuar teori konspirative e duke urryer.  

Disa prej nesh e kanë vënë re e disa prej nesh janë përpjekur të vendosin rregulla: celularët janë një mjet fantastik, i dobishëm, por jo fiksimi që na mban lidhur se sa pëlqime, reagime kemi në atë që shprehim online të mbërthyer mes dilemës nëse duhet të shprehim atë që na pëlqen ne, apo atë që duan të shohin, të lexojnë dhe pëlqejnë të tjerët. Ka profesione që janë të lidhura ngushtë me këtë: Artistët për shembull janë të “shtrënguar” të prodhojnë një produkt që duhet të pëlqehet, të kapë “antenat” e shijeve të sa më shumë njerëzve. Ose edhe politikanët. Për të marrë votat duhet të thonë atë që njerëzit më shumë duan të dëgjojnë, prandaj thonë edhe gënjeshtra. Nuk duhet të jetë kështu, por shumë politikanë, të ashtuquajturit populistë, bëjnë vetëm këtë: Thonë atë që duan të dëgjojnë të tjerët dhe të votohen.

Por pjesa tjetër e popullsisë jo! Nuk është i detyruar të ketë sa më shumë pëlqime për të marrë zemrat një gazetar, një jurist, një student, një mjeke, një rrobaqepëse, një inxhinier, një mësues, etj. etj. nuk duhet ta vrasin fare mendjen të thonë gjëra që iu pëlqejnë detyrimisht të tjerëve. Pjesa më e madhe e shoqërisë në social media duhet të jetë një shërbyese dhe raportuese e fakteve që ka parë, dëgjuar dhe provuar vetë. Prandaj nëse themi diçka, nuk duhet të presim, nuk duhet të ngulemi e të shohim sa na kanë pëlqyer. Nuk duhet të na interesojë e si rrjedhojë të kalojmë ditët e shpesh dhe netët tona me celularë në duar. Shumë prej nesh kanë lirinë për të mos u gozhduar në social media dhe ky është shpëtimi jonë. E duke qenë të lirë ne, do të jenë të lirë edhe fëmijët tanë, më të brishtët dhe të rrezikuarit sot nga bulizmi on line dhe nga ofrimi i modeleve aspak reale. I keni parë realisht bloggerat? Kush e ka parë live Kim Kardashian dhe nuk është zhgënjyer. Kush ka parë live vajza dhe djem që në rrjete sociale duken si yje Hollivudi, por në të realitet janë mëse normalë, plot cene dhe ndoshta edhe me keq se një djalë apo vajzë pa miliona ndjekës në rrjetet sociale. Atëherë, në vend që të mbërthehemi të ndjekim të tjerët, mos është koha të shohim e përmirësojmë vetveten? Secili prej nesh?

Dokumentari “The Social Dilemma” është thirrja më e fortë, e qartë, e zgjuar që i bëhet njerëzimit për të shpëtuar. Sot, jo nesër. Kjo është bukuria e tejskajshme e një vendi si Shtetet e Bashkuara të Amerikës: prodhojnë magjinë Google, Facebook, Youtube, Iphone, Instagram etj. etj. por nga i njëjti vend dalin dhe të rinj si Jeff Orlowski apo Tristan Harris që shohin mirë dhe thonë: Stop, nëse vazhdojmë kështu po shkojmë drejt një lufte civile, po shkatërrojmë demokracitë, po shkatërrojmë atë që kemi ndërtuar STOP. Tani duhet ndaluar.

Sa shqiptarë e kanë parë “The Social Dilemma”? Tek shumë prej nesh ka humbur dhe kurioziteti për të mësuar. “The social Dilemma? Jo nuk e kam parë…” përgjigjen edhe gazetarë, ndërkohë që kthehen e ulin sytë të kontrollojnë se kush i ka shkruar, kush e ka pëlqyer, kundërshtuar apo urryer online.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 16/09/2020 17:26

    Ore si me kanoce si brenda kanoces problemi nuk qendron te ne qe i shikojm i blejm apo behemi pjes padashur te ketyre platformave tv show etj problemi qendron te aktoret qe luajn populli shikon ate qe i serviret nese "ata" servirin fake news ju te tjeret dilni me slloganin jane konspiracione populli nrm qe do radikalizohet e rinia do jet me e depresionuar sepse po i behet lavazh truri edhe ky dokumentar eshte ber per te njejtin qellim. Pizzagate dhe shume gjera te tjera qe i quajn konspiracione lidhen ne menyre direkte me skandalin e pergjimeve te wikileaks kundrejt klases politikw perendimore,drejtuesi i Wikileaks u shpall ne kerkim dhe kerkoj strehim ne rusi kjo pasi kishte shkelur ne kallo atyre qe sot hiqen sikur duan te shpetoj njerzimin.

    Përgjigju
  • Kano: 16/09/2020 13:11

    Eshte me se e dukshme qe Netflix anon majtas (ne politiken Amerikane, e cila tashme eshte me majtas se "e majta" ketu te ne), perben mainstream media, dhe si rrjedhim promovon vetem opinionet "e aprovuara". Cdo gje tjeter stigmatizohet me etiketat "teori konspiracioni", "injorance", "rracizem". Netflix eshte per kohen e sotme thjesht versioni i globalizuar i RTSH-se se atehershme. Opium per masat me cmim te arsyeshem. "Kanocet" e sotme nuk jane celularet, VPN, TOR, dhe forumet pakta qe akoma mbijetojne, megjithese te margjinalizuara, duke refuzuar narrativat e imponuara autoritariane, dhe ngulmuar ne kerkimin e te vertetes me ne krye nje parim: "Mendo me koken tende!"

    Përgjigju
  • kela: 16/09/2020 11:11

    Shqiptaret e kane mendjen te tallavaja dhe te telenovelat turke dhe kalamajt i lene gjithe diten ne celulare.E kan cuar trurin per lesh

    Përgjigju
  • trendy: 16/09/2020 10:07

    dokumentar kot, i sponsorizuar nga bill gate , si eshte sponsorizuesi kryesor i te gjithe dokumentareve te netflix, behet llaf qe te na mbushin mendjen qe coronavirus eshte i vertete dhe pizzagate qe ka te beje me pedofiline e partise demokratike ne amerike eshte fake news, ky dokumentar nuk kushton as 30 dollar, me pak llafe shifni minuten 1:00 deri ne 1:08, dhe do kuptoni qe eshte i sponsorizuar nga ata qe nuk po i shkojne mire punet me coronavirus, dhe ata jane (bill gate, soros , demokratet ne amerike e kshu me rradhe) forca TRUMP.

    Përgjigju
    • @Labi: 17/09/2020 08:24

      I Labi a mund te ma shpjegosh arsyetimin tend ne akuzat e bera ndaj Trendy te lutem? Per mendimin tim ai ka shkruajtur shum Paster, Bukur, Thejsht dhe plot kuptim. Ajo qe thuet nga Trendy eshte me se e vertet po fatkeqsi qe se kuptojn ose kapin dot te gjithe. Ai mundohet te shpjegoj Pizza Gate ne mynyren e vet por seshte lajm per te gjithe. Kurse ti vlla me anekdoda me pllaka varri hap e mbyll. Fatkeqsi qe njerzimi nuk ka mundsi shum te mendoj me koken vet. Ose nqs don te besh interestorantin fol per buqsin shoku.

    • labi: 16/09/2020 13:33

      Ti je pa shpres trendy. Ty vetem kapakun e vorrit te kane harru hap.Nuk eshte per ty ky shkrim, por per ata qe kane akoma dy fije tru ne koke

  • Fnjdkddk: 16/09/2020 10:01

    Nuk e pame se nuk kemi llogari ne Netflix, se keqpaguhemi nga korrupsioni miliardesh qe ben qeveria me "median".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj