Safet Gjici i hoqi dhe riktheu titullin 'Qytetar nderi i Kukësit', Veton Surroi: Fenomen brengosës që rikthen agjitacion-propagandën në demokraci

Publicisti Veton Surroi ka komentuar debatet që u zhvilluan për figurën e tij për heqjen dhe më pas rivendosjen sërish të titullit "qytetar nderi i Kukësit". Në një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo', Surroi tha se kjo histori është sa komike aq edhe brengosëse pasi një person jo dhe aq i ditur në lidhje me historinë e Kosovës, duke iu referuar deklaratave të kryetarit të bashkisë Safet Gjicit në mbledhjen e Këshillit të qarkut Kukës, ka bërë agjitacion-propagandë si në periudhën e komunizmit ku njerëzit dënoheshin e futeshin në burg pasi pushtetarët sajonin dhe i interpretonin gjërat si donin.

Surroi tha se ai vendin u tërhoq pas disa orësh ku vetë Gjici kërkoi ndjesë për veprimin e nxituar, ndërsa tha se është i trishtë që në demokraci të rifillojë dënimi për agjitacion dhe propagandë.

"Nuk e ç'ka ndodhur, por di që pas disa orësh është pezulluar vendimi nga vetë kryetari i bashkisë, i cili kërkoi dhe falje publikisht. Reagimin e shpejtë të Ramës e falenderova publikisht, pasi ajo ishte një lajthitje kolektive.  Këtu nuk ka të bëjë më shumë me rastin se sa me fenomenin. Fenomeni është me të vërtetë brengosës pasi kemi të bëjmë me një koncept të tejkaluar tashmë në Shqipëri dhe në Kosovë, që është quajtur 'agjitacion dhe propagande', ku njerëzit në saj të këtyre sajesave dërgoheshin në burgje ndërkohë që pushteti vendor interpretonte si donte. Këtu kemi të bëjmë me një kriminalizim të mendimit dhe kjo është brengosëse, ndonëse duket komike e ironike në kontekstin e saj, ku në një debat të një njeriu jo shumë të ditur, që të bëjë vlerësime mbi historinë dhe rolin e njerëzve në të. Është brengosëse që në një demokraci të rifillojë dënimi për agjitacion dhe propagande. Nuk është puna e zotit Gjici të ndërmarrë veprime të tilla, ai të merret me rregullimin e trafikut e gjërave të tjera në Kukës", tha Surroi.

Në lidhje me fitoren e Joe Biden në SHBA, për Surroi do të forcojë marrëdhëniet e SHBA me BE si dhe NATOS, si dhe do të ndalojë ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Publicisti tha se me largimin e Trump nuk do të kemi më lojërat që bënte ambasadori Richard Grenell.

"Me fitoren e Biden ajo që dihet është se do të kemi një rakordim më të madh mes SHBA dhe BE , edhe në NATO dhe nuk do te kemi veprime alla Grenell që futet e bën lojëra që nuk kanë lidhje me parimet trans-atlantike. Gjithashtu do të kemi edhe pendim të depërtimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor", tha Surroi.

3 ditë më parë në mbledhjen e këshillit të qarkut Kukës, Safet Gjici kërkoi që publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, t'i hiqej titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë në 2015.  I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama duke e cilësuar lajthitje kolektive dhe pas kësaj 'tërheqje' veshi nga kryeministri, Gjici bëri prapa kthehu dhe kërkoi ndjesë duke thënë se ishte një vendim i pamenduar gjatë dhe i ndikuar nga emocionet e familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së që bënë kërkesën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 01/12/2020 07:06

    Nuk duhet te merzitet..ishte thjesht safet gici jo gjici

    Përgjigju
  • Iris: 01/12/2020 03:21

    Nuk eshte /lajthitje kolektive/,as/ komike e ironike/,perkundrazi, eshte per te vajtuar sepse eshte shprehje injorance ne mase,dhe me e keqja, nuk eshte I vetmi rast.Te mos harrojme degen PD qe propozoi Gjin Gjonin per deputet para ca kohesh.Pra, nuk ka rendesi per cfare eshte bere akti,nje per heqje qytetar nderi,tjetri per deputetllek,por qe te dy jane shprehje te injorances kolektive dhe te yes-men.Tragjike eshte, qe ne mes te ketyre injoranteve ,nuk ishte nje I mencur,apo nje esell, qe te ngrihej e te thoshte :-/Ndaluni,cfare po beni,cfare po thoni,ku po shkoni ?!/.

    Përgjigju
  • lani: 01/12/2020 00:21

    safeti, personazh grotesk gjithashtu eshte dhe ikone e rilindjes,simbol i saj. a e keni pare per fytyre?! eshte fiks sic ka mbiemrin gjic... si derr eshte ne fakt se gicat jane te lezecem.

    Përgjigju
  • goldi: 30/11/2020 22:29

    mire gjici se aq di po ti o veton ca merresh aman.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet