Moti i keq, Safet Gjici në 'Studio Live': Të gjitha rrugët janë të hapura, shoferët të tregojnë kujdes nga ngricat! Borëpastrueset në gatishmëri

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, në një lidhje të drejtpërdrejtë për ‘Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në Report Tv, ka treguar masat që janë marrë për të përballur motin e keq.

Safet Gjici tha se deri tani të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka probleme. Ndër të tjera ai theksoi se ka prezencë ngricash në disa akse rrugore ndërsa i bën thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në orët e para të mëngjesit.

“Autoritetet kanë qenë në gatishmëri. Rastet që kemi pasur për banorë në vështirësi, ata që kanë bagëti, mungesa të bazës ushqimore, kemi dhënë ndihmën e nevojshme. Tani ka filluar dimri i ftohtë, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme.”-tha Gjici.

Sakaq, kryebashkiaku i Kukësit tha se për të gjithë veriun nuk është më dimri i njëjtë si vite më parë që ka qenë më i ashpër.

“Nga mesi i dhjetorit deri në fund të marsit. Tani ka filluar pak dimri në Kukës. Janë marrë masat e domosdoshme për të gjitha njësitë administrative.”-tha ai.

Teksa u pyet nëse a kanë pasur ndihmë nga pushteti qëndror, Gjici tha padiskutim që po.

“Ka rrugë me asflat, dhe shumë pa asflat në njësi të thella. Qeveria qëndrore ka pjesën e vet të rrugëve dhe i mirëmban shyumë mirë. Flota e borëpastrueseve që kanë kontratë me ARRSH-në janë në gatishmëri më gjithë mjetet që i mbajnë rrugët të hapura dhe mos të ketë pengesa. Qeveria qendrore ka pjesën e vet.”-theksoi Gjici.

Dy ditë më parë, qyteti i Kukësit pati mungesë të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të linjave dhe shtyllave si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dëborës. Pas shumë kohësh u rikthye zhurma e gjeneratorëve në qytetin e Kukësit ndërkohë që lokalet dhe bizneset që ende ruajnë gjeneratorët, i kanë vënë në funksionim.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo Safi: 12/01/2022 18:44

    Kripen per rruget e ke.bej dhe nje dyqan MISHI edhe je ok o gico.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale