Saga e transferimit të Neymar, marrëveshja Paris SG-Barcelona e destinuar për të mos ndodhur

Saga e transferimit të Neymar, marrëveshja Paris SG-Barcelona e destinuar për të mos ndodhur

Në prill të këtij viti do të merrte spunto telenovela më e gjatë e merkatos së verës, e quajtur Neymar dhe që kurrë nuk iu pa ti dilte tymi i bardhë. Klubi i brazilianit, Paris SG, kërkoi të zgjaste kontratën me futbollistin, por nga ana tjetër Neymar refuzoi për një sërë arsyesh, që në fund sollën edhe kërkesën për t’u larguar.

BBC ka shkruar një artikull ku tregon arsyen përse dështoi transferimi i brazilianit te Barcelona. Sipas tyre marrëveshja ishte e destinuar të mos ndodhte, pasi Barcelona kuptoi se Paris SG nuk e kishte në plan të shiste futbollistin, ndërsa nga tjetër klubi parisien ishte i mendimit te se katalanasit kurrë nuk e patën seriozisht.

Megjithatë pavarësisht paragjykimeve fakt është se Barcelona tentoi në disa mënyra. Për të marrë Neymar, i cili i kishte thënë shokëve në Barcelonë se dëshironte të kthehej, kalatanasit ofruan 15 mln euro për huazimin, 115 mln për kartonin e futbollistit, si dhe 3 lojtarë duke përfshirë Rakitic e Dembele, me këtë të fundit në huazim. Ofertë të cilës Paris SG iu përgjigj ‘jo, faleminderit’.

Francezët ngriten pretendimin e shlyerjes së menjëhershme, 222 mln euro, duke ditur se Barcelona nuk mund ta bëntë diçka të tillë. Arsyeja ishte se katalanasit nuk e kishin llogaritur blerjen e brazilianit dhe për këtë arsye kishin firmosur me Griezman që në mars, i cili kushtoi 120 mln euro.

Duke parë dështimin e kësaj marrëveshje provoi edhe Reali, që më herët pretendonte se nuk i interesonte Neymar. Por edhe oferta e Los Blancos u refuzua. E njëjta gjë ndodhi edhe me Juven, që sipas BBC ofroi 100 mln euro plus kartonin e Dybala-s.

Në fund Neymar mbeti i Paris SG, por dëshirën e tij për të shkuar në Barcelonë e ka konfirmuar edhe Suarez. Sulmuesi i katalanasve në një intervistë për mediat argjentinase ka deklaruar se Neymar provoi në të gjithë mënyrat për t’u rikthyer te Barcelona, por nuk mundi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët