Sahit Dollapi tender 190 mijë USD pa konkurrencë, i ‘buzëqesh fati’ pas humbjes së PD-së dhe dorëheqjes si Sekretar Organizativ! Kontrata edhe me Fatos Tushen e Lushnjës

Sahit Dollapit po i ‘buzëqesh fati’ pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentar të 25 prillit 2021 dhe dorëheqjes nga funksioni i Sekretarit Organizativ të kësaj partie, përkatësisht posti më i rëndësishëm pas atij të kryetarit. Rreth një muaj pas dorëheqjes, kompania ‘ONYX’, me pronar 100 % Sahit Dollapin, është shpallur fituese e një tenderi, me vlerë rreth 190 mijë USD, për zhbllokimin e pusetave në Tiranë për 12 muaj. Tenderi është zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës në 26 qershor 2021, ndërsa kompania e Dollapit, e vetme në këtë garë, është shpallur fituese në 13 korrik 2021.

Në rastin konkret, pikërisht nga mungesa e kompanive të tjera konkurruese, ndryshimi mes ofertës fituese dhe fondit limit është i papërfillshëm (19,993,590 lekë fondi limit / 19,094,166 lekë oferta fituese). Gara me vetëm një konkurrent lejohen nga ligji, por mbart rrezik për mundësi abuzimi. Nga ana tjetër, Sahit Dollapi një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë Lulzim Bashës, gjatë kohë kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, ka qenë drejtor pikërisht i Ujësjellësit të Tiranës, i kritikuar nga socialistët, në atë kohë në opozitë. Dollapi ka qenë edhe drejtor i KESH dhe në fund administrator i CEZ, ku i vuri vetes rrogë 5 mijë euro në muaj.

Tenderi 190 mijë USD është i fundit, por nuk është i vetmi për Sahit Dollapin. Për zhbllokim kolektorësh dhe pastrim tubacioni, kompania e Dollapit ka marrë edhe 5 tendera të tjerë nga Bashkisë Lushnje, Korçë, Tiranë dhe Durrës, që të gjithë pa konkurrencë. Kompania e Dollapit ka lidhur dy kontrata për dhënia me qira autobot për pastrimin e të ujërave të zeza me Bashkinë e Lushnjes, në vitin 2020, kur drejtohej nga Fatos Tushe, i arrestuar disa ditë më parë nga SPAK për abuzime me tenderat. Ndërkaq, kompania e Sahit Dollapit është shpallur fituese në 8 tendera të tjerë me vlerë qindra mijëra euro, duke u bashkuar me kompani të tjera, një formë e përdorur në mënyrë masive vitet e fundit për të plotësuar në letër kriteret e tenderit.

Pa kompani të tjera në garë dhe pothuajse me ofertë sa fondi limit, ‘ONYX’ e Sahit Dollapit, në bashkëpunim me kompaninë “Balili Konstuksion” sh.p.k, është shpallur fituese e tenderit për rikonstruksionin e kolektorëve në Durrës me vlerë 103 255 436 lekë, në nëntor të vitit 2020, pra katër muaj para zgjedhjeve parlamentare, kohë gjatë të cilës Dollapi mbante funksionin e Sekretarit Organizativ të PD-së. Nga verifikimet rezulton se kompania e Sahit Dollapit ka vendosur një rekord, pasi 100 % të tenderave i ka fituar me flamur të kuq, që do të thotë me vetëm një kompani pjesëmarrëse dhe në një rast duke përjashtuar nga gara të gjithë konkurrentët e tjerë, përveç fitueses, që është ‘ONYX’. Për rrjedhojë, në të gjithë tenderat e ‘fituar’ deri më sot, e vetme apo duke u bashkuar me kompani të tjera, ndryshimi mes ofertës fituese dhe fondit limit është i papërfillshëm.

(Kliko këtu për njoftimin për shpalljen e kompanisë ‘ONYX’ me pronar Sahit Dollapin, fituese e tenderit pa garë për zhbllokimin e pastetave)

(Kliko këtu për ekstraktin e kompanisë fituese të tendrit)

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barnaba: 22/07/2021 15:47

    S'ka asnje dyshim qe raste korrupsioni apo abuzime me tendera do vazhdojn te zbulohen. Korrupsion sigurisht qe ka, por te pakten vendi nuk qeveriset me nga nje kryeminister qe lejonte zhvatje te pasurise ne menyren me publike te mundshme sic ishin firmat piramidale ne 1996. Abuzime sigurisht qe ka ende, por s'eshte me nje kryeminister qe i dha TERRITOR SHQIPTAR nje vendi fqinj apo nafte Jugosllavise. Madje edhe kur reforma te perfundoj me krijimin e BKH-se dhe konsolidimin e te gjitha strukturave, mos mendoni se korrupsioni do zhduket 100%. Lexoni lajme nga bota dhe do shikoni qe korrupsion ka edhe ne Itali, Spanje, Britani, dhe vende te tjera me demokraci te konsoliduar. Por shenja barazimi midis sistemit te ri te drejtesise dhe atij te vjetrit i vendosin vetem analistet e shitur, mashtruesit, dhe komentuesit qe perhapin keqinformim.

    Përgjigju
  • anna: 22/07/2021 11:14

    Po ky Dollapi sikur donte te digjte parlamentin socialist, mor qa jane keto lojra o zot

    Përgjigju
  • Miti: 22/07/2021 07:55

    Edi Rama blen kundershtaret. Eshte si ata fisniket ne Mesjete qe nga tavolina hidhnin ndonje kocke sherbetoreve qe qendronin pertoke. Luli per sa kohe vazhdon pasurohet pak rendesi ka nese eshte ne pozite apo opozite. I vetmi qe humb eshte populli!

    Përgjigju
    • Barnaba: 22/07/2021 15:59

      Edhe SIKUR Rama t'a kete blere (edhe pse rasti ne fjale s'eshte prove se e ka blere), mire do bente nese eshte blerje qe dobeson nje kundershtar si PD-ja e cila ka kryer disa here tradheti kombetare. p.s. nuk po mbroj te akuzuarin (Dollapin). Me ate le te merret drejtesia. Komenti im eshte thjesht kritik ndaj akuzes se Rama blen kundershtaret.

  • S'KA PROBLEM: 22/07/2021 07:02

    C'fare tu thuash qe ua thente perendia ushujzat vazhdojne te thithin gjak , por keto ja kane kaluar ushujzave sepse ajo kur ngopet shkeputet nga trupi i njeriut ,por politikanet paskan qene te llojit te vecante keto dhe palcen e kurrizit duan te thithin.

    Përgjigju
  • Turi: 22/07/2021 05:27

    Ndertimi i portit te ri ne Durres ne dore te kunotit te lylit, kanalizimet ne dore bashkpunetorit te lylit, etj etj „ mrekulli ne dore te lyl trimit. Ja ku del ne pah bashkpunimi i Lylit me Edin. Kot ben populli gam gam ne kafene se kush humbi e kush fitoi. Edi mori gjysmen e tortes e Lyli me Berisha &Co moren gjysmen tjeter. Me pak fjal popullit ja rrasen thell deri ne rreze.

    Përgjigju
  • O tej: 21/07/2021 21:50

    Dolllapi nje koshere mu… e PD na del qe ben mjalte te PS?

    Përgjigju
  • Sirtari i kycur: 21/07/2021 19:55

    Pra PS fiton duke blere kundershtaret, te cilet bene opozite per fituar padyshim, po per te paguar me pak “Tushet” ?!

    Përgjigju
  • kaltra: 21/07/2021 17:11

    Sahiti eshte per ne spak balene korrupsioni....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira