Sali Berisha e mohonte që ka takuar Enver Hoxhën, publikohet fotoja që e përgënjeshtron! Ish-kryeministri në shtëpinë e diktatorit

Sali Berisha e mohonte që ka takuar Enver Hoxhën, publikohet fotoja që e përgënjeshtron! Ish-kryeministri në shtëpinë e diktatorit

Enver Hoxha dhe Sali Berisha në shtëpinë e tij

Gjithë jetën e tij politike, Sali Berisha e ka ngritur mbi kauzën e antikomunistit. Madje i ka ngritur vetes edhe mitin se është ai që e rrëzoi komunizmin dhe solli demokracinë në Shqipëri.

E ka ushqyer aq shumë këtë mit, sa e besojnë jo vetëm ndjekësit e tij fanatikë, por edhe vetë Sali Berisha, pavarësisht se ka qenë sekretar partie.

Por gazeta TemA boton sot ekskluzivisht një foto të Sali Berishës me Enver Hoxhën, që e rrëzon komplet këtë mit fallco, të ngritur me aq shumë mund nga Berisha ndër vite.

Ai ka qenë i ftuar në shtëpinë e diktatorit, nga nusja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, me të cilën kishte miqësi personale.

Gjatë këtij takimi, Enver Hoxha e ka përgëzuar personalisht Sali Berishën, për ndihmën që i ka dhënë Lilianës si anëtar i Bordit të revistës “Shkenca dhe Jeta”.

Mendohet se ka qenë pikërisht ky takim, të cilit Nexhmije Hoxha i referohet për deklaratën e saj të famshme, se pas takimit me Enver Hoxhën, Sali Berisha nuk lau për dy javë rresht dorën, që mos t’i ikte era e Enverit.

Por pavarësisht kësaj, duhet thënë se Sali Berisha dyshohej si agjent serb, për shkak të gruas së tij serbe, ndaj dhe afria e Enverit dhe Nexhmijes me të ishte e kufizuar dhe përpiqeshin ta mbanin larg.

Megjithatë, Berisha kishte miqësi me Liliana Hoxhën dhe fëmijët e Enverit dhe kjo mjaftonte që ai t’i afrohej herë pas here diktatorit dhe të kishte njëfarë rëndësie në Bllok, pasi jo të gjithë ftoheshin në takimet private të familjes Hoxha.

Miqësia e Berishës me fëmijët e Enverit u vërtetua pas publikimit të fotove të tij duke pushuar me fëmijët e Enver Hoxhës në Pogradec.

Fotot me fëmijët e diktatorit në varkë dhe pranë oxhakut të zjarrit, të cilat u publikuan disa vite më parë nga emisioni Fiks Fare, bënë bujë, pasi për herë të parë tregohej se Berisha në fakt, nuk ishte ai antikomunisti i flaktë që shfaqej podiumeve politike, por një njeri që do të bënte gjithçka për të qenë afër udhëheqjes komuniste, qoftë dhe duke përdorur miqësitë me fëmijët e tyre.

Vetë Berisha nuk ka folur për këto foto.

Ai veç ka mohuar të ketëë pasur lidhje me Enver Hoxhën apo ta ketë takuar ndonjëherë në jetën e vet, ndërsa është pyetur disa herë për marrëdhëniet që ka pasur me diktatorin.

Berisha ka thënë se mund të jetë përballur me Enverin në korridor, por kurrë nuk ka pasur kontakt direkt.

Tani, pas publikimit të kësaj foto, në të cilën ai jo vetëm shfaqet në një takim privat në shtëpinë e Enver Hoxhës, por ndryshe nga të tjerët, tek Berisha duket qartë buzëqeshja e stampuar në fytyrë dhe shikimi plot admirim dhe servilizëm ndaj Enverit, me siguri që do të thotë se është montazh.

Ose do ta kalojë pa koment, por të paktën kur i del ndonjë militant me foton e Enverit, si në rastin e Tropojës, mirë është të mos e largojë nga takimi, se më këtë standart vetë s’do të duhej të dilte fare nga shtëpia.

Se ndryshe nga këta adhuruesit e Enverit, si fjala vjen ai deputeti socialist, që s’e kanë pas njohur kurrë nga afër diktatorin, Berisha ka qenë mik familje i tij.

“Fat” të cilin se ka pasur asnjë prej këtyre socialistëve që sot janë në pushtet dhe që akuzohen nga Sali Berisha si pjellë e nomeklaturës komuniste, që ai do i rrëzojë siç bëri me etërit e tyre.

Në fakt, i vetmi komunist i mbetur gjallë në politikën shqiptare, sot është pikërisht ai, Sali Berisha. Tani edhe me prova të pakundërshtueshme!

Por çfarë ka deklaruar Sali Berisha?!

Ka patur komente këto 30 vite që keni punuar brenda Bllokut. A keni vizituar ju udhëheqës të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë në atë kohë?

Është e vërtetë që unë kam vizituar anëtarë të Byrosë Politike, disa, Hysni Kapon, Haki Toskën. Por s’kam qenë kurrë mjek i Klinikës Speciale, nuk kam pranuar kurrë të ndërroj borderon nga fakulteti dhe spitali.

E ke patur si ofertë?

E kam patur sigurisht si ofertë, por nuk kam pësuar asgjë për hir të së vërtetës.

Pse nuk donit të shkonit si mjek në Klinikën Speciale?

Unë isha i pasionuar pas të sëmurëve dhe kërkimeve e shkencore. Dhe ajo ishte një lloj shndërrimi në shoqërues. Nuik ishte puna ime ajo. Unë nuk kam pësuar asgjë nga ky refuzim.

Dhe e fundit kjo, unë nuk kam vizituar kurrë në jetën time Enver Hoxhën, dhe kurrë familja Hoxha s’më ka ftuar ndonjëherë të vizitoj Enver Hoxhën.

A e  keni takuar ndonjëherë personalisht Enver Hoxhën?

Mund të jem kaluar kështu, por jo që të flas me të personalisht.

Personalisht nuk keni folur kurrë?

Kurrë asnjëherë!

Po me familjen e tij?

As me Nexhmijen asnjëherë. Kam pasur një miqësi të padiskutueshme me të renë e tij, Liljana Hoxhën dhe djalin e tij sokol Hoxhën./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte KOMUNIZMI!: 04/12/2021 19:15

    Ore dudumer, qe s'dini se ç'flisni e se ç'fare gjykoni. Po si e percaktoni halen kriminel sb me Komunizmin dhe Komunistin?!!.... Te jesh Komunist, eshte te jesh Njeri me NJ te Madhe dhe pak kane qene te tille. Shumica e tyre u vrane dhe ndonje mund te kete mbijetuar duke mbillur gojen e duke punuar shume. Komunistet e Vertete jane aq te rralle e aq pak, sa ne te gjithe Boten mund te kene qene them une ndonja 2000-3000 veta, jo me shume. Te tjeret kane luajtur edhe e kane perdorur e kane mashtruar dhe nje nga ato ka qene dhe eshte ndyresira sb. Te pakten mos e ndyni Komunizmin e Shenjte me te tilla monstash te shpifura.

    Përgjigju
  • Kaci: 03/12/2021 22:18

    Nje gje spo marrim vesh,nese komunisti eshte doktor eshte burre i keq, kur eshte artist e soj artistesh komunist, qeka burre i mir. Ose komunist ekonomist, apo inxhinier. Te gjitha profesionet, pervec doktorllekut. Tamam si mentaliteti komunist, po nuk je si duam ne je armik.

    Përgjigju
  • Refati: 03/12/2021 13:40

    Po qe Saliu ishte kerme ne e dinim me kohe. Pas tij kane ardhur te gjithe kermat qe kurerbojne ne ate vend. Ishalla Ed kerma eshte I fundit. Por mos harroni se dhe kta qe publikojne kto foto jane me kerma se Saliu me shoke. Pse nuk I kane nxjerre gjithe kto vite sepse e kane ditur me kohe. Mjer ai vend I bukur qe e kane mbytyr kermat.

    Përgjigju
    • Beni: 03/12/2021 22:20

      Respekte kushdo qe je zoti Refat.

  • Mala: 03/12/2021 09:34

    Genjestra eshte lecensuar me "Made in Salih Berisha". Vetet ky njeri lindi,u rrite dhe u plak, e do varroset,vetem me genjehstra.Eshte veshtire te gjesh dic te vertet ne jeten dhe punen e tij.

    Përgjigju
  • Taku: 03/12/2021 08:52

    O beno po si eshte si gjithe te tjeret ky mor vlla apo eshte rastesisht edhe ne varke me djemte e enverit edhe te oxhaku??!!Ky eshte fatkeqsia e kombit, revolucionari i se keqes dhe destabilitetit. Mjerisht shafraja e tij e karizmes se diktatorit ngjit ne mendjet e disa tipave sic ngjiste 100 vjet para dhe haxhiqamilizmi ne turmat e shqiperise se mesme.Po ska faj ky por amerika e leshit qe duhej ta kishte nxjerr non grata po se po por ta shpallte terrorist ne 97' . Ky ka urdheruar bombardimin e jugut mor vlla pyet ushtaraket e atyre koheve se ta tregojne.

    Përgjigju
  • Fadili: 03/12/2021 05:49

    Qe nuk eshte demokrat ky kete ma merr mendja e di cdo njeri qe ka nje mendje dhe nje ndergjegje te kthjellet. Por ky as komunist nuk ishte. Ky eshte thjesht nje hakmarres klanor I pabese

    Përgjigju
  • Gora: 03/12/2021 05:27

    ky eshte Berisha qe na ka mashtruare 30 vjete me rradhe ,dhe kerkone te marre prape shtetin ne dore Harram na qofte si populle

    Përgjigju
  • Beni: 03/12/2021 03:13

    Po pse duhet medoemos te jete genjeshtar z. Berisha. Foto tregon te ndjerin diktator Hoxha qe futet ne nje salle me te tjere njerez perreth. Nder ta dhe Berisha. Nuk duket te kete as takim dhe as ndonje shterngim formal duarsh apo komunikim. Si perfundim, kjo evidence provon ate qe Berisha deklaron dhe jo te kunderten. Nuk ka rendesi sa e si e qysh nje person e ka vleresimin personal.

    Përgjigju
    • Beni: 03/12/2021 14:18

      Ato qe thote "une" jane mendime personale. Dmth duhet me e quajtur Ramen komunist me drejtesi meqe pason familjen komuniste por shtiret si demokrat i madh apo mashtrues qe nga lekurane komunistit u perpoq te merrte ate te demokratit? Berisha ishte antar i PP pra komunist deri kur u largua nga ajo parti. Historine e dime nuk ka nevoje per butafori. Dmth te votosh nje "komunist" si Berisha eshte injorance sipas teje? Ndersa te votosh nje "komunist" si Rama eshte zgjidhja?

    • Une: 03/12/2021 07:45

      Sepse 30 vjet e ka shitur veten si anti komunist dhe ka mashtruar. Ka share, denigruar deri edhe vrare njerez duke i quajtur komunist, te kuq e bllokmener.. harruat 97? Nuk eshte ne salle por ne shtepine e Enver Hoxhes! Po ashtu ka qene deshmitare ne gjyqe politike dhe ka spinuar koleget e tij ne kohen kur ishte sekretar partie.. 30 vjet po jua themi dhe perseri nuk besoni edhe kur ju nxjerrin provat. 30 vjet keni votuar Sali komunistin.

  • Iris: 03/12/2021 01:57

    S.Berisha nuk duhet t'a kete as per turp,as t'a mohoje foton apo lidhjen me Enverin,ashtu ishte koha atehere.Ne fakt cdokush mund te beje nje foto,apo nje lidhje me dike qe nje dite mund te bjere nga pushteti,mund te akuzohet per dicka.Sot duket qe faqja eshte kthyer,kur politikaneve te ndryshem u ngrihen akuza nga me te ndryshmet,sapo i shohin ne nje foto,apo ne nje dreke me njerez qe mund te kene probleme me drejtesine dhe shpesh keto akuza bazohen thjesht ne supozime,asgje konkrete.Ajo cfare e ben foton e mesiperme te vecante,eshte fakti se duke njohur sa veshtire ishte te hyje,apo te punoje ne Bllok,apo te fitoje mirebesimin e tyre,sa hermetik ishte Blloku,duhet te kesh qene teper i vecante,jo vetem si individ,por edhe ne pune e besnikeri,qe te fitoje kete lloj intimiteti me ta.Eshte pikerisht kjo gje qe e shqeteson Berishen,asgje tjeter.

    Përgjigju
    • Lui: 03/12/2021 23:23

      O Beni, dhe ti me gjuhe komunisti flet. Kur thua te gjithe dhe ben denim kolektiv. Ne komunizem nje bente gabim, dhe denoheshin te gjithe si ai. Merri rastet nje e nga nje dhe bej seleksionime. Ne rastin konkret ku ti krahason Ramen me Berishen, une mendoj qe as nuk duhet te krahasohen. Sepse Rama ishte rebeli i kohes se komunizmit, ndersa Berisha ishte konjuktura direkte e partise e cila e vendosi posacerisht ne krye te PD. Te te them dhe nje kuriozitet. Nese merr inicialet e atyre qe drejtuan Shqiperine nga koha e pas luftes deri ne vitet e para te demokracise do shikosh se cfare fjale krijohet. Ne fillim u drejtuam nga Tito derisa u vendosen komunsitet shqiptare, pastaj Enveri, pastaj Ramizi dhe i ve vulen Saliu. T-E-R-S. TERS.. Te uroj cdo te mire!

    • Beni: 03/12/2021 22:11

      Sado te cirresh o Lui, Berisha ishte nje kominist por provincial ama. As qe nuk krahasohet me nje bir komunistesh Tirone pra dopio a triple quje si te duash si Rama. Tani o ndajeni mendjen te gjithe the zhdukini komuniste e bij a bija te tyre nga qeverisja ose njesoj trajtojini. Une jam per te paren.

    • Lui: 03/12/2021 17:12

      Beni, imoraliteti je ti qe te jane errur syte dhe shikon Ramen si i biri i nje artisti komunist, dhe nuk shikon Berishen qe jo vetem ishte nder te besuarit e klikes komuniste, por ishte sekretar partie. Dhe te ishe sekretar partie atehere, duhej te plotesoje disa kushte dhe sherbime pse jo. Keshtu qe nese Rama eshte nje brez larg dhe qe personalisht nuk ka pasur asnje lloj aktiviteti partiak komunist, perkundrazi eshte shquar si rebel ne ate kohe dhe kete e thone te gjithe te atij brezi, Berisha eshte direkt komunisti aktiv, sekretari i partise i cili nje dite u zgjua dhe e "ndjeu" veten antikomunist. Dhe kete e hengren ne rastin me te mire disa te goditur nga komunizmi dhe disa intelektuale te kohes qe ca e kuptuan qe ne fillim, e disa i perzuri Berisha, dhe ne rastin me te keq ose te themi ne realitet kete e besuan disa nga demokratet qe ishin dhe jane njelloj si Berisha. Historia do e tregoje se cfare tersi patem ne qe fati na e solli te jetonim ne kohen e Berishes. Me bindje e them qe Berisha mund te jete ne krye te listes se personaliteve me negative dhe antikombetare te politikes qe nga krijimi i shtetit shqiptar.

    • Beni: 03/12/2021 03:23

      Nese Berisha dhe kushdo tjeter deklaron se foto eshte prove e nje lidhje me Hoxhen kjo do te ishte nje genjeshter shume e trashe. Sepse foto tregon hyrjen e diktatorit ne nje ambient ku Berisha eshte dekor si gjithe te tjeret. Foto eshte bere jo nga Berisha, as nga Hoxha por nga nje fotograf i ngarkuar me detyre zyrtare te beje foto. Berisha mund te jape sqarime mbi rrethanat e fotos dhe nuk ka ndonje impakt relevant. Gjithesesi, te ngresh akuza mbi prova qe deshmojne te kunderten nuk eshte thjesht qesharake por hipokrizi. Ndersa akuzohet nje person per nje foto me diktatorin apo femijet e tij, te tjere, si zoti Rama qe eshte direkt pasardhes komunist dhe krijese e komunizmit familjar te bllokut, as nuk zihen ne goje. Ky eshte dhe imoraliteti me i rende qe ka prekur shoqerine tone.

  • Baca: 03/12/2021 00:10

    ASHT MANTIM, NUK ASHT E VERTET, ASHT NJI GENJESHTER... JAM S.B UN

    Përgjigju
  • Ola: 02/12/2021 23:50

    Ket foto duhet tja vendosin ne cdo foltore ktij krimineli.Ta shikojn antikomunistet dhe te persekutuarit kujt i shkojn nga pas

    Përgjigju
  • Komunisti: 02/12/2021 23:40

    I pa harruar Enver Hoxha ke lene pas ardhes te denje Sali Ram Berishen

    Përgjigju
    • Emigranti: 03/12/2021 08:41

      NE LUFTE PER CESHTIEN E PARTISE TE JENI GATI GJITHMON GATI

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS