Sali Berisha hesht për Dvoranin, ia delegon reagimin dhëndrit Malltezi që ofendon gjykatësin dhe sulmon SHBA

Sali Berisha hesht për Dvoranin, ia delegon reagimin dhëndrit Malltezi që ofendon gjykatësin dhe sulmon SHBA

Sali Berisha dhe Ardian Dvorani

Shpallja e Ardian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 12 personalitetet në botë që ka luftuar korrupsionin, duket se ka zënë në befasi dhe ka 'pezmatuar' Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët e kanë shpallur Dvoranin 'armik' dhe simbol të dështimit dhe kapjes së reformës në drejtësi në Shqipëri, reformë e cila është produkt i investimit të SHBA-BE dhe pa dyshim i vullnetit të Partisë Socialiste. Sali Berisha, i indetifikuar nga ndërkombëtarët si një nga kundërshtarët më të përbetuar të reformës në drejtësi, ka vendosur të heshtë personalisht pas vlerërimit të Dvoranit nga DASH, duke ia deleguar reagimin dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit. 

Ndërsa Ilir Meta ka reaguar si zakonisht përmes këshilltarit për media, Sali Berisha ka nxjerrë në skenë dhëndrin, për të sulmuar Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili përflitet se ka futur në listën e zezë edhe Sali Berishën bashkë me Petrit Vasilin. Në përpjekje për të ironizuar vlerësimin e DASH për Ardian Dvoranin, i shpallur 'armik' nga vjehrri i tij, Jamarbër Malltezi shkruan se "më kujtoi çmimin e parë që i dha OKB-ja Shqipërisë në vitin 1987 kur njerëzit nuk mbushnin dot barkun me bukë thatë". Në një tjetër koment, Jamarbri shkruan se "Ose ndryshe: Mos harxho ujin për të larë Dvoranin se harxhon ujin dhe bën pis banjon e për të larë nuk lan dot gjë"

Të njëjtën strategji po ndjek edhe Lulzim Basha, i cili ka zgjedhur të mos reagojë personalisht, por të aktivizojë 'qendrën e sharësve' në selinë blu, për të sulmuar aktin e DASH në rrjete sociale.

Reagimi i Jamarbër Malltezit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/02/2021 08:19

    Vleresimi i DASH it per Dvoranin eshte zyrtar dhe eshte e kuptueshme qe antireformistet do kundershtojne.A e jeni pyetur veten se sa te vleresyar jeni para USA ne popull ?Ju jeni hici qe perkraheni nga nje grup militantesh partiak qe cvaten Shqiperine.Rama jo se eshte engjell por me punen e tij ka perballuar situata nga me katastrofiket qe ju nuk i dilnit kurre zit.Rama nerr 78 mandate te sigurtadhe ju vazhdoni sharjet

    Përgjigju
  • Qazim: 24/02/2021 06:56

    Ky kriminel duhet mari dënimin e merituar nga drejtsija

    Përgjigju
  • Toto: 24/02/2021 06:55

    Ti z,kollovari legen, DASH nuk osht si nderrmarrja politike e vjerrit tat me spuren e vet,po e shef te bardhen te bardh e legenin legen.

    Përgjigju
  • Dhurata Celaj: 24/02/2021 01:02

    Dovrani ko bere pun te jashtzakonshme dhe te drejte . Tani kojn radhe populli te vendos me 25 prill fatin tij . Grupi mafioz qe nga saliu Deri te ilir e jamamber maltesi Do japin llogari ae kojn vjedhur pasurit e popullit hajduterit Nuk kalon detin ne kembe kermat sali ilir monik lul e kupola tyre . Zoti bekofte Shqiperine Kosoven!

    Përgjigju
  • Jim: 24/02/2021 00:37

    Zoti ose drejtesia duhet ti heqe qafe keta shushunja qe i pijne gjakun popullit!

    Përgjigju
  • BENI: 24/02/2021 00:28

    SA KRIME RENDOJNE MBI TY MOR SALI PALACOJA,,TE ERDHI ORA ,,,AMERIKANET TA KANE BERE BENE,,BEHU GATI MBAS ZGJEDHJEVE .....

    Përgjigju
  • Endri: 23/02/2021 21:33

    Ky zvarraniku mbas qafe e ka dashte Zoti. SPAK, beje nje pune tamam e verja hekurit ketij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 PS braktisi mbledhjen e ‘TIMS’, Gogu: Po shkelej hapur ligji! Salianji: PS kërkon të bllokojë punën, dërgova kërkesat për informacion

PS braktisi mbledhjen e ‘TIMS’, Gogu: Po shkelej hapur ligji! Salianji: PS kërkon të bllokojë punën, dërgova kërkesat për informacion