Është i përjashtuar nga seanca, Berisha sfidon Kuvendin: Nesër do bëjmë parlament, s’ka masë që na ndalon! Rama kërkon ta kalojë me Alibashën

Ndonëse Kuvendi ka vendosur që ta përjashtojë për 10 ditë, Sali Berisha nuk dorëzohet dhe thotë se do të bëjnë betejë në parlament. Berisha duket se nënkupton që nuk do të mungojë në seancën e nesërme ndërsa akuzoi PS e PD e Alibeajt se bashkëpunuan edhe për interpelancën që do të mbahet të enjten me kryeministrin Rama për çështjen McGonigal.

Në mbledhjen me grupin parlamentar të Rithemelimit, Berisha tha se kërkuan me urgjencë debat për çështjen e dosjes amerikane por Kuvendi zgjodhi ta përjashtonte bashkë me 4 deputetë të tjerë për rrëmujën që shkaktuan në seancën e shkuar. Nën argumentin se Rama ka korruptuar ish-agjentin e FBI për të dëmtuar opozitën shqiptare, Sali Berisha beson se protesta e radhës do ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin.

"Ne kërkojmë me urgjencë debat në parlament për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama. Është e turpshme që ta përdorë dhe diskreditojë në këtë mënyrë. E gjitha u bë për një mocion me debat, tani përpiqet ta kalojë me një interpelancë me Alibashën. Po a do e lëshojmë ne parlamentin? Kurrë. Ne do bëjmë betejë në parlament që të bindim çdo shqiptar se jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e lirë. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, të marrin çdo masë, të sillen si të duan. Ne do mbrojmë çdo gjë në interes të shqiptarëve", tha Berisha.        

Edhe këtë të mërkurë, në fokus të Berishës ishte dosja amerikane e ish zyrtarit të SHBA, Charles McGonigal ndërsa nuk kursente akuzat ndaj Edi Ramës, për të cilin thoshte se sillej si të ishte i biri i Enver Hoxhës apo i Kim Jong Un.

"Mblidhemi në një kohë kritike në shumë aspekte është regjimi më i diskredituar pas Koresë së Veriut  dhe Lukashenkos. Edi Rama sic dëshmojnë dokumentet e pakundërshtueshme është sjellë ndaj SHBA sikur të ishin një vend armik dhe jo kontributori kryesor në historinë e lirisë së kombit shqiptar dhe jo udhëheqësi.  Akti i Edi Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine që ky njeri i cili nuk ka nder, nuk ka komb, nuk ka atdhe, flamur, dinjitet ka përbaltur pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër emrin e shqiptarit dhe të Shqipërisë para kombit amerikan. Edi Rama është sjellë siç sillen armiqtë ndaj njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë ai ka lënduar çdo shqiptar, i cili ka mirënjohjen si virtyt të palëkundur, moral të tij. Rama është sjellë si i biri i Enverit apo Kim Jong Un", tha Berisha.

Në dëmtimin e opozitës me sajimin sipas tij të skandalit të lobimit rus në PD, Sali Berisha thotë se në bashkëpunim me Mcgonigal ka ndikuar edhe ambasadorja Yuri Kim.

Ish kryeministri akuzoi ambasadoren e SHBA-ve për heshtjen e saj në raport me çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, McGonigal duke thënë se ishte përpjekur të manipulonte deputetët e opozitës dhe se i kishte dërguar ‘mesazhe’ kërcënuese. Ndër të tjera, Berisha supozon se Charles McGonigal, në udhëtimet që ka bërë në Shqipëri është takuar dhe me politikanë, gjykatës e prokurorë dhe është përfshirë në procesin e vettingut. 

Kujtojmë se dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal është kthyer në ‘kalin e betejës’ mes opozitës dhe mazhorancës.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Berisha akuzon ashpër ambasadoren Yuri Kim: Një McGonigal me fustan! U përpoq të manipulonte deputetët e opozitës

Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim për heshtjen e saj në raport me çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, McGonigal. Berisha tha se Kim me këtë veprim kishte shkelmuar kushtetutën e SHBA-ve.

"Nuk foli as guvernatorja Kim, e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan. Unë e di që ajo do e transmetojë këtë si një qëndrim antiamerikan. Absolutisht nuk ka asgjë antiamerikane në këtë qëndrim, përkundrazi ka një besim të palëkundur te ai vend, që vërtet ka McGonigal,por e arreston atë. Te ai vend që mbron liritë dhe vlerat, ka defektet dhe të metat, por të dytë nuk ka.

Ajo shkelmoi Kushtetutën e vendit të saj, shkelmoi Konventën e Vjenës. Këto nuk mund të jenë kurrë orientime të Amerikës së vlerave, të Amerikës së ligjeve. Të SHBA, që udhëheqin me moralin dhe frymën e tyre"-tha Berisha. 

Kreu i Rithemelimit tha se Kim ishte përpjekur të manipulonte deputetët e opozitës dhe se i kishte dërguar ‘mesazhe’ kërcënuese.

“Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme. Nuk është marrë me më pak manipulime duke përdorur citate të Enver Hoxhës kundër popullit opozitar”-shtoi Berisha.

Ora 13:59
Interpelanca e kërkuar nga Alibeaj për McGonigal, Berisha: Bashkërendon aksionin me padronin e tij! Bllokuan kërkesën tonë për debat

 

Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj për bashkërendim të aksionit politik me kryeministrin Edi Rama pasi kërkoi interpelancë me këtë të fundit pasi opozitës nuk iu pranua kërkesa për debat në Kuvend për çështjen e McGonigal dhe 5 deputetë u përjshtuan me 10 ditë nga seancat plenare.

“Ne paraqitëm kërkesën për debat, na bllokuan në mënyrën më anti-ligjore dhe sot na del për të zëvendësuar këtë interpelenca e Alibashës me padronin e tij. Sepse i bashkërendojnë. Kjo është e turpshme. Ne nuk lëshojmë, por kërkojmë me urgjencë për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama, është e turpshme ta keqpërdorë në këtë mënyrë. E gjitha u bë për mocion për debat dhe tani përpiqet ta kalojë me një interpelancë me Alibashën”- u shpreh Berisha.

Ora 13:54
Berisha: McGonigal drekonte dhe darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar! Nuk mjaftuan të dhënat për SPAK, duhej që aktpadinë ta sillte Bardhi

Sali Berisha ka hedhur akuza se ish zyrtari i FBI, Charles McGonigal drekonte dhe darkonte me politikanë, gjykatës e prokurorë dhe përfshihej në procesin e vettingut.

“Kjo aferë është një aferë e tmerrshme për të cilën normalisht duhet të fliste drejtësia, por ajo është nën kontrollin e plotë të partisë së krimit, drejtësia është këtu nën kthetrat e Edi Ramës. Dje, deputeti Bardhi dërgoi padi. Përgjigja ishte zhvejkiane: na sill aktpadinë.

Nuk mjaftojnë për SKAP-in e partisë e gjithë kjo mori e pafundme e të dhënave të shtypit botëror dhe shqiptar, por duhet të gjejë Gaz Bardhi aktpadinë, që ta lexojë SKAP-i i partisë.

Drejtësia është pjesë e kësaj dosje, pasi McGonigal drekonte dhe darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla, por edhe me gjykatës, prokurorë, merrej edhe me veting, ku të dëshironte Edi Rama”, tha Berisha.

Ora 13:45
Berisha: Rama ka urrejtje të papërmbajtur për opozitën, mori peng demokracinë! Duhet të bënte transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha

Sali Berisha vijon akuzat ndaj Edi Ramës se kishte qëllim të merrte peng PD. Duke iu refereruar dosjes amerikane të Charles McGonigal, Berisha thotë se Rama duhet të bënte transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha, por zgjodhi të ndiqte një tjetër rrugë.

“Edi Rama kishte, nëse për arsye të sigurisë kombëtare, ai duhet të bënte një transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha. Kishte rrugë ligjore kushtetuese. Rruga ligjore ishte prokuroria shqiptare dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA, FBI.

Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA. Hetimi mund të bëhej i plotë. Por ai kishte një qëllim tjetër: të merrte peng, siç e mori, ish-kryetarin e PD-së, për rrjedhojë Partinë Demokratike. Vetëm një njeri që nuk ka nocionet më minimale, ose nuk respekton nocionet më elementare të demokracisë, vepron në këtë mënyrë. Një kryetar opozite, kur shkel rregullat, shkarkohet. Kur shkel ligjet, përballet me pasojat ligjore. Por peng nuk merret kurrë.

Shikoni se çfarë bën Edvin Koleka. Çfarë urrejtje të papërmbajtur ka ky njeri për opozitën? Po more peng kryetarin e opozitës, ke marrë peng demokracinë. Kjo ndodhi”, tha Berisha.

G.MO/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/02/2023 00:49

    Dy mundesi ka:1-Me Noken ne balle si flamur dhe me sejmenet e tjere qe i rrine gatitu cdo here,ndoshta dhe me ndihmen e te tilleve si T.Shehu do te perpiqet te futet me force ne Kuvend,kuptohet po te jete i zoti te kaloje falangat e gardes.2-Po nuk arriti,do te qendroje te shkallet e Kuvendit,do te hyje /live/ ne rrjetet sociale e do derdellise si zakonisht kur bllokon foltoren.Berishes po i duket vetja si jakobin dhe Kuvendi si Asambleja franceze nje here e nje kohe!

    Përgjigju
  • eri: 01/02/2023 20:25

    te zbatohet ligji dhe shef sala me dylbi parlamentin neser

    Përgjigju
  • Mio: 01/02/2023 20:09

    Po njri pa dinjitet,pa karakter,pa fytyr,vrases,genjeshtar ,shpifes,mashtrues ky Komunist i pa ndrqshem,rrezik per Shqiperine dhe Shqiptaret.

    Përgjigju
  • Endri: 01/02/2023 19:39

    Kur do ja mbyllin halen ketij plehre. Mezi presim te shohim Shkerdhenin pas hekurave o qelbesire, qe te te shohim te lehesh akoma me shume

    Përgjigju
  • Goni: 01/02/2023 19:31

    Kuptoje o Sali se nuk te do njeri,boll vazhdove kot

    Përgjigju
  • Doni: 01/02/2023 19:04

    Asnje ste do ty kuptoje kete gje

    Përgjigju
  • Ani: 01/02/2023 19:03

    Fjalet e tua nuk i llogarisim fare

    Përgjigju
  • Miri: 01/02/2023 18:56

    Po pusho mor berish pusho se na lodhe,nje pune me ty,vetem genjen,a thu se ste njohim ne ty.

    Përgjigju
  • Ledi: 01/02/2023 18:38

    Provokimi i neserm eshte sulm mbi lgjin per funksinimin e kuvendit si organi me i larte legjislativ! A do ta lejoj sherbimi i kuvendit te thyej vendimin ? Per USA po soset durimi me njeriun qe i ka ofenduar per 39 vjet

    Përgjigju
  • aleksadros: 01/02/2023 15:53

    mose u merrni me kete bastarde qe shkatrroje shqiperin yyyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 01/02/2023 15:12

    O qeni bastard Sali Bajga ti po e kruan shum me USA po mbaje mënd si do përfundosh. USA nuk është Shqipria do ta gjej atë që ti kërkon. USA ska pyt për BURRA të kalibrit Botror jo mē për një qenef si ty e si wc Ilir spiun Metaj. Prit se do shikosh se si do përfundosh. Se ti mendon që ke kok pa larët tok e xanme e kriçin e fari PALLËS spiunin e Enverit.

    Përgjigju
  • agim: 01/02/2023 14:55

    Rama ka te meta shume,por me i mire me puntore dhe me kombetare mbett shume se berisha te pakten 100 here me shgume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve