Sali Berisha: Unë do i shërbeja me zell Enver Hoxhës se jam betuar

Sali Berisha: Unë do i shërbeja me zell Enver Hoxhës se jam betuar

Berisha me femijet e Enverit

Sali Berisha ka pranuar se do t’i shërbente me zell Enverit, por nuk e kanë pranuar në stafin mjekësor. I pyetur për librin e Isuf Kalos dhe pjesmarrjen në inagurim, Berisha u shpreh “Isuf Kalo është një mik i imi që në vitin e parë të karrierës sime mjekësore. Kemi qenë në një klinikë dhe kemi patur që në fillim një shoqëri e miqësi që nuk është lëkundur kurrë. Në ato vite, me Isuf Kalon, dëgjonim emisionet e zgjatura të BBC, rusisht, që ishin më anti-komunistët e kohës.

Ka qenë mjek i diktatorit Enver Hoxha. Nuk gjen një njeri që të thotë se, Isuf Kalo më tradhtoi. Ka qenë një mik luajal. Unë respektoj zgjedhjen e njeriut. Ai ka shkruar një libër por miqësia është miqësi. Dhe e fundit, ka qenë një jetë e gjatë në diktaturë. Nuk ka njeri të thotë se pësova gjënë më të vogël nga Isuf Kalo.  I kam shkuar dhe do ti shkoj”, deklaroi Berisha.

Mjeku nuk vret. Ata që presin që mjeku të vrasë të sëmurin, e kanë gabim. Enver Hoxhën nuk e kam vizituar se nuk më ka thirrur kush. Po të më thërrisnin, do e vizitoja. Është betimi i Hipokratit”, tha ai gjatë një interviste dhënë për portalin e financuar nga i biri, Syri.net.

Berisha është pyetur edhe për tërmetin e së shtunës. “Tërmeti më zuri në shtëpi, në kat të 2-të. Për çudi nuk u tremba. Rastisi që nuk u tremba, sepse nuk e marr vesh as vetë. Po lexoja, e mbylla librin dhe dola jashtë. I dyti më gjeti jashtë,” deklaroi ai.

Berisha me femijet e enverit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pll dega vore: 28/09/2019 21:01

    Lavdi NMT Mbretit Zogu I ! Ai themeloj shtetin e parë shumë partiak Monark-Demokratik në Shqipëri. Lavdi NMT Mbretit Leka Zogu I ! Ai për gjatë gjithë jetës së tij kontriboj për demokratizimin dhe për Bashkimin e Shqipërisë Etnike. Rroftë Leka Zogu II Mbret i Shqiptarve! Vetëm vendosja e Sistemit të Monarkisë Demokratike e shpëton Kombin tonë & Shqipërinë Etnike nga katastrofa politike dhe ekonomike. Sepse Shqipëria për tre dekadat e fundit është zhytur në krimin e organizuar dhe në korrupsionine rregjimit kriminal-berishjan.

    Përgjigju
  • Tini: 26/09/2019 14:41

    PD eshte Berisha dhe ai vendos dhe Luli nje fasade qe nuk e pyet kush

    Përgjigju
  • USA: 26/09/2019 13:22

    NUK TE GJEN GJE SE NUK HA MORTJA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap