Salianji ‘kërcënon’ Ramën: Kemi fituar mbështetjen e popullit, tani sheshet do shpërthejnë nga zemërimi

Salianji ‘kërcënon’ Ramën: Kemi fituar mbështetjen e popullit, tani sheshet do shpërthejnë nga zemërimi

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji

Opozita ka paralajmëruar në shtator protesta kundër qeverisë. Këtë qëndrim e ka përkrahur edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili thotë se opozita tashmë e ka fituat mbështetjen e popullit, të cilët duhet të ngrihen në protesta e të mbushin sheshet plot. Salinaji thotë se sheshet duhet të ‘shpërthejnë’ nga zemërimi.

“Opozita do të duhet të ngrihet në protesta. Mbështetjen në popull qeveria e ka humbur. Opozita duhet të bëjë përpjekje të forta për të rrëzuar qeverinë. Data se kur nuk është se duhet të jetë me buton për protestën, por ka zemërim. Zemërimi duhet të shpërthejë në sheshe. Qeveria pasurohet përmes taksave dhe ka mbledhur më shumë të ardhura. Ndërkohë që nuk i kthehet asgjë qytetarëve.”, tha ai.

Në një intervistë televizive, Salianji u pyet edhe për qeverinë teknike të paralajmëruar nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Salianji tha se mbetet për tu parë sesi do zgjidhet ‘kriza politike’, por vetmja formë sipas tij janë protestat.

“Duhet parë forma se si duhet zgjidhur kriza politike. Sot ka një krizë ekonomike për shkak të korrupsionit. Duhet të ketë reagim dhe pastaj zgjidhjet duhen parë. E vetmja formë është reagimi. Ka kaluar pa vëmendje publike për shkak të verës, por përfundoi 6 mujori për ngritjen e një komisioni për Reformën Zgjedhore. Në 6 muaj nuk është bërë asgjë. Interesi i PS-së është të mos bëhet asgjë, pasi përdor burimet e administratës për blerjen e votës. Po opozita pse nuk ka asnjë reagim. Ka 6 muaj që ka shkuar. Ka një mbledhje konstituive në fillim. Sot opozita duhej të propozonte votën e emigrantëve. Nuk ka një propozim të opozitës se si do ndalohen përdorimi i administratës për të vjedhur. Komision tjetër për masakrën zgjedhore u mbyll pa dhënë provat që PD i ka me fakte. Në këto kushte kur ekziston dhe jemi përpara këtyre rrethanave, reagimi me protesta do ishte i duhuri.”, pohoi ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 18/08/2022 06:10

    me ke e ke fituare o me ate qe hodhi ne here Gerdecin me te 97tes a po me te 21 janarit hyyy karagjozer

    Përgjigju
  • sifi: 17/08/2022 20:17

    Akoma derdellut ire mashtryes mik u babales ?Per cfar oerkrahhe te popullit flet ti ir kokrra mashtryesut ?Po vjen shtatiri por dhe gjygji u apelut oer ty dhe lideret e tu

    Përgjigju
  • Cubel breca: 17/08/2022 20:16

    Te mbushur ne corape e ke o babole. Sa mezi po ju pret karabolleku kur po mbaroni pushimet. Ju kujtoj dicka edhe kalamajt kane qen me te qet se sju kan par ju monstrave ne televizjon.

    Përgjigju
  • Pjeter: 17/08/2022 18:39

    Per cilin popull flet ky maçoku i Lozhanit?

    Përgjigju
    • Pjeter me mustaqe: 17/08/2022 23:28

      Eshte i niri Shegrs ai .. e ka zene ne haur te lopes djalin ajo .

  • Labi: 17/08/2022 18:36

    Ke fituar mbeshtetjen e sat eme. Ju akoma si besoni njeri tjetrit, doni tu besojne shqiptaret. Ne te sateme vafshi te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i mjekut, a po bëhet sa duhet për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor?



×

Lajmi i fundit

Koreja e Veriut gjuan raketë në brigjet e jugut! Lëshimi i 19-të nga Kim Jong Un  

Koreja e Veriut gjuan raketë në brigjet e jugut! Lëshimi i 19-të nga Kim Jong Un