Salianji për Report Tv: S'do lejojmë asnjë hap për ndërtimin e Teatrit! Letra e Gjiknurit për 'Zgjedhoren' e kotë

'Derisa të vijmë ne në pushtet nuk do të ketë hapa për ndërtimin e teatrit'. Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat Ervin Salianji në një prononcim për Report Tv. Sa i përket reformës zgjedhore, letrën e Damian Gjiknurit sot, drejtuar opozitës për t'u rikthyer në tryezë, ai e cilësoi si të kotë.

"Mos harrojmë situatën ku ndodhet vendi dhe frikën. Më e rëndësishme se të merrni me numrat unë merrem me sondazhet, se nuk do i numërojmë këtu, por në masë më të madhe mbi 74% janë kundër prishjes së teatrit. Jemi në një shkelje ligjore mos respekt të asnjë norme procedurale apo ligjore cka bën që të mos ketë asnjë element të funksionimit të shtetit. Sot janë shumë qytetarë nesër do të jenë më shumë. Në momentin që do të marrim vendime do të protestojmë për të gjitha arsyet pse shqiptarët janë më të dobët. Është një protestë e mbështetur nga opozita sikur kemi.

Reforma zgjedhore është shumë e vonuar duhet të ishte kryer, ne kemi bërë propozime konkrete dhe reale dhe mund të merremi përgjigje edhe ishte situata e COVID-it, këto janë letra kot, vijnë nga një person i përfshirë në krim zgjedhor. Ka mungesë vullneti nga shumica. Tryeza nuk është brenda institucioneve, është fitore e opozitës e imponuar nga ndërkombëtarët. Lerat apo të folurat në publik janë si ajo 'më ka çu baba me la faqen'.

Ne po mbështesim aleancën për teatrin për një kauzë që nuk ka shteruar ende, do ta mbajmë vëmendjen në këtë dimension. Nuk ka asnjë mundësi që të ketë një ndërtim të asaj godine, që ditët e qeverisë janë në fund të saj. I keni parë edhe kullat anembanë Tiranës janë me miratim të këshillit të territorit. Ne do ta gjejmë hapësirën ligjore ta ndërtojmë njëlloj" tha Salianji.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale: 20/05/2020 21:40

    O Babale rri urte o mavri dhe ki kujdes mos te bjere sapuni ne toke.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 20/05/2020 21:02

    O Saluhale pi ti je pjell ne ahur te lopeve clidhje ke me teatrin o jashtqitje e Dunavecit?

    Përgjigju
  • sifi: 20/05/2020 19:41

    Po kush ty ore babale mashtruesi

    Përgjigju
  • Tan tirona: 20/05/2020 19:30

    Xhemol Tafai, kur doli nga zyra, pa ato gratë e lulishteve tu vadit barin e lulishtes. Ene si shakaxhi qi ishte I pyti se ca po bojshin. Ene grat I than se po I bojshin ysmet lulishtes. Tu hec I tha :kur të çohet ky I TEMI ka me u rrit ai bari. Morali, kur ti çohet XHEMOLIT, rafmet past, ka me ardh ky palla në qeveri

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 20/05/2020 19:08

    Ja robqirat vetem rremuje kerkojn

    Përgjigju
    • YYY: 20/05/2020 19:28

      Eh mor Rahman vellai, keshtu do shkoi katundi yne!

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës