Salianji rrezikon burgun për ‘Babalen’, shtyhet për më 18 korrik seanca gjyqësore në Apel! U shoqërua nga disa deputetët demokratë (VIDEO)

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik! Avokatët e deputetit të PD-së Ledio Braho dhe Indrit Sefa, kërkuan që seanca të shtyhet me argumentin se janë në bojkot. Megjithatë seanca u shty pasi nuk plotësohej trupa gjykuese, sepse mungonte gjyqtarja Elona Tora, e cila dyshohet se ishte me Covid.

Deputeti Demokrat mbërriti ne Gjykatën e Apelit i shoqëruar nga disa deputetë të Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Në një prononcim për mediat, pas seancës, Salianji tha se do ta pranojë vendim e gjykatës, por megjithatë ai beson se do të ketë një vendimmarrje për pafajësi.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar  në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. 

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
A do e pranonin vendimin e gjykatës nëse ju dënon me burg? Salianji: Ça të bëj, të hidhem përpjetë! Besoj se do shpallem i pafajshëm

 

Është shtyrë seanca në gjykatën e Apelit ndaj deputetit Ervin Salianji për çështjen 'Babale'. Në një prononcim për mediat, Salianji tha se është manipuluar procesi me një dëshmitar të rremë. I pyetur nëse do të pranojë vendimin e gjykatës nëse dënohet me burg, Salianji tha se nuk ka rrugë tjetë, por megjithatë ai  është i sigurt që do të ketë një vendimmarrje për pafajësi.

Salianji: Nuk është vetëm ky dëshmitar i rremë. Është dhe një personazh tjetër, një person i njohur si Agron Hyseni që policia dhe Prokuroria tentuan ta fusnin, si Agron për Agron. Zëri është i ngjashëm sipas ekspertizës britanike, me atë të personit të denoncuar. Prokuroria dhe organet nuk bënë atë që duhet të bënin, duke u marrë me denoncuesit. Jo vetëm që i qëndrojmë, por fakti i hetimeve nga prokuroria faktoi plotësisht ato që denonconim dhe u përfshi akoma më shumë struktura, për të mbrojtur trafikun shtetëror të drogës të kryer nën mbrojtjen e ish-ministrit të Brendshëm, aktualisht deputet i PS. Nuk ka hetim pasuror për Fatmir Xhafën, si vëllai i një subjekti të OFL-së.

A do e pranoni vendimin e  gjykatës nëse ju dënon me burg?

Salianji: Po ça do bëj do hidhem përpjetë? Çdo vendim i gjykatës do zbatohet unë po them me fakte e prova që s’ka gjykatë që nuk e merr parasysh. Fakti tjetër që prokurorët të gjithë por dhe gjyqtari që është marrë me çështjen janë larguar që të gjithë ose kanë dhënë dorëheqjen janë të gjithë më atë moment të caktuar për shkak se njihej si babai i reformës në drejtësi personi i përfshirë dhe njeri me pushtet politik ka pasur ndikimin e vet për të dhënë një vendimmarrje të caktuar. Sot ata s’janë në sistemin gjyqësor çka i bën dhe të paragjykuar. Kjo çështje do shkojë në gjithë instancat gjyqësore.Jam i bindur që do ketë vendimmarrje për pafajësi se s’mund të ketë dënim për denoncim publik. Unë detyrën time si politikan e kam bërë dhe madje kam arritur që nëpërmjet denoncimit të largoj një person të dënuar me vendim të formës së prerë për të kryer dënimin

Ora 14:17
FOTO-LAJM/ Çështja ‘Babale’ Salianji del para gjykatës, ja kush e shoqëronte brenda sallës së gjyqit

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është paraqitur në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën e Apelit, pasi është dënuar me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Deputeti demokrat është shoqëruar nga një grup deputetësh të PD-së. Të pranishëm në seancë ishin deputetet Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati.

Ora 11:24
Berisha merr në mbrojtje Salianjin dhe sulmon gjyqtarët e çështjes: Të ndiqen penalisht, zbatuan në verbëri urdhërat politikë

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, pasi ky i fundit rrezikon dënimin me burg, për çështjen e ‘Babales’, seancë e cila do të zhvillohet sot në Apel. Në një dalje publike për mediat, Berisha, tha se Ervin Salianji, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar, mos dorëzimin tek autoritete italiane të shumë kërkuarit Geron Xhafa, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, i cili sipas Berishës është dënuar me vendim të formës së prerë nga autoritetet italiane.

Sali Berisha ka sulmuar gjyqtarët që kanë pasur lidhje me çështjen, dhe konkretisht Artan Gjermenin, për të cilin tha se është implikuar në trafik të qenieve njerzore. Më pas akuzoi gjyqtaren e Apelit Petra Sadushin, si dhe Blerina Muçën. Sipas Berishës këto duhet të ndiqen penalisht, pasi me verbëri kanë zbatuar urdhrat politikë.

‘Ervin Salinji si deputet në betejën e tij, denoncoi, Geron, apo Agron Xhafën një i kërkuar nga drejtësia italiane pasi ishte i dënuar me 7 vite burg si drejtues i rrjetit të Bolonjës të trafikut të drogës, i kërkuar në Venezuelë, sepse ky trafik ishte mes Venezuelës dhe Australisë, i mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij në pushtet Fatmir Xhafën. Ky delinkuent vazhdonte i qetë trafikun e  tij nga porti i Vlorë, me mbrojtje nga Edi Rama. Gazetarët faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa, vazhdon të ishte drejtues si trafiqeve nga Porti i Vlorës, se ai ishte i aftë të siguronte tonelata e tonelata droge për tregun italian. Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritete italiane të shumë kërkuarit Geron Xhafa, i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane dhe regjistrimin e  gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa vazhdonte drejtimin dhe udhëheqjen e trafikut. Ishte një kriminel i mirëfilltë, një trafikant, një anëtar i bandës së Lushnjës. Ai ishte Artan Gjermeni, është i implikuar në trafiqe njerëzore të qytetarëve shqiptarë. Gjykatësja Petra Sadushi, e lidhur me klanin Xhafaj dhe ka hedh shortin për datën e gjyqit. Ajo ka marrë përsipër të çoj më tej veprën kriminale të mafies shqiptare. Të ndiqen penalisht gjyqtarët Artan Gjermeni, Petra Sadushi dhe Blerina Muça që në verbëri zbatuan urdhrat politike. Çështje Salianji PD do ta bëjë një çështje ndërkombëtare dhe nuk do të pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen gjyqet politike.’- u shpreh Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/07/2022 01:19

    Sipas Berishes,Salianji po e peson se denoncoi mos dorezimin e Geronit tek drejtesia italiane.Po ju z.Berisha i dorezuat tek drejtesia pergjegjesit e Gerdecit,21 Janarit,etj?

    Përgjigju
    • Aris: 05/07/2022 12:52

      Saliu i dorzoi dhe futi ne burg te tijet. Kuptohet vec Lulit dhe vetes. Ndersa kuptohet qe edhe Rama smund te dorzoje veten per 21 janarin. Por te pakten Doshin dhe Frrokun qe organizuan dhe financuan banden e armatosur te malsise se Shkodres duhet ti kishte dorezuar.

  • Ari: 04/07/2022 19:20

    Turpi me i madhe nqs nuk denohet. Do len vend per te bere te tilla sa here te duan. Stop tolereve per pseudo politikane. Ne burg te vene Aq i ri ai dhe krujoi leto skema. Po te vij ne pushtet nje i tille. Ce pret kete popull

    Përgjigju
  • Berti: 04/07/2022 17:45

    A ka shpifes vrases me e keqja e ketij vendi sesa tiqe del e mbron plerat qe ke

    Përgjigju
  • kastriot: 04/07/2022 16:15

    yyy babale plera po ju e prishet shqiperin legena

    Përgjigju
  • Sifi: 04/07/2022 15:50

    Denimi me te drejte dhe prova u nashtryesut Salianji eshte prove per drejtesine.Deri rani jane denuar Tahiri me prokurir Hahdarmaten ( sit jsgt susteni si i korruptuat ) Bllako ,Lefter Koka dhe PS nuk ka bere asnhe bderhyrhe kyrse sit ne urdger te kryemashtryesit dhe kryekriminelit Sali ahkojne be Gjykate 10 karafilat e PD gjoja per mbeshtetje .Jo kane shjyar owr presion bdaj drehtesise qe Salanji duget te jete be burg per mashtrim dhe destabilizim . Keshtu u veprua dhe nga Saliu kur cou gardustet militant per te mbrojtur vrasesit e deshmoreve te 21 Janarit . Saliu eshte frikacak prandaj mori drejtimin e PD qe ta kete mburoje per drejtesine qe sot nuk duget te friksihet kurre nga huenat politike te djeshme Kush shkel lgjin te shkoj ne burg ashtu si Salianji

    Përgjigju
    • Toni: 04/07/2022 17:14

      A mund ta perseritesh se nuk te kuptova. Pak me ngadale te lutem.

  • Aqif Kapartoni: 04/07/2022 13:33

    O çuni i Shegës e i traktoristit i ngjirizur në haurin e lopës Shega rënkonte e lopa pëlliste e aty u ngjirize ti o salinjan maskaran. Po tani do bësh çef se do shkosh me pushime në vrime.

    Përgjigju
  • Kris: 04/07/2022 10:14

    Salianji nje adoloshent i Saliut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika