Dosja 'Babale'/ Shtyhet sërish në Apel vendimi për Ervin Salianjin! Avokati i Jetmir Olldashit depoziton raport mjekësor për paaftësi për punë

TIRANË- Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën kundër deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianjit, për dosjen Babale, seancë e cila sot duhet të mbahej në orën 14:00. 

Seanca nuk do të zhvillohet për shkak se mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashit, ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje seancë, pasi ka dorëzuar një raport mjekësor për paaftësi të përkohshme për punë. Po ashtu edhe trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës së një prej anëtarëve. Seanca e radhës për deputetin Ervin Salianji, do të mbahet më 17 tetor.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. 

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KALESHI BULES Rexhep Leka [ kepi ]: 06/10/2022 16:36

    O Salinjan Babalja do shkosh te halja aty ku e ke venin o Salinjani nona Shegës. Po fatkeqsi është për ktë komb që plera si ty jan në politik e bëjnë herezi. Ti prej kohësh duhesh të ishe në burg po me ktë lloi drejtësie që është veresije ske ça bon. Po juve ishalla populli Shqiptar venin ju trego.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit