Salianji tregon planin e PD: Nuk është momenti për protesta politike, por mbështesim ato që bëjnë qytetarët

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji nga Korça ka deklaruar se kanë dalë sërish në terren për të dëgjuar problematikat e bizneseve, fermerëve dhe fasonerive. Salianji është shprehur se nuk ka asnjë vendim nga selia e PD-së për të protestuar.

"Kemi bërë mbledhje me strukturat në Korçë dhe po dëgjojmë shqetësimet e qytetarëve, biznesit, fermerëve, punonjësve të fasonerive që kanë mbetur pa punë dhe pa u paguar. Shqetësimi i madh nga Korça, që pavarësisht se kanë qenë të hapura, për shkak të bllokimit nuk kanë pasur mundësi për të ardhura në turizëm, nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria duke u përjashtuar nga përfitimi i paketave të ndihmës. Është një situatë si në të gjithë Shqipërinë. Varfëri ekstreme, po zien, qeveria e ka braktisur detyrën.

Është në fund të mandatit, është braktisur, Rama është i vetëm, por edhe nga qytetarët, më shumë sesa i ka braktisur ata. Në momentet e fundit, në paketën e tretë të kihet në vëmendje fermerët. Nuk ka një vendimmarrje për protesta, mbështesim cdo protestë të qytetarëve ku ka pasur shqetësime. Po takojmë qytetarët që shprehin shqetësime për paketat dhe që janë selektive.

Unë besoj që kjo do të përkthehet në votë kundër qeverisë, dhe protestat dhe reagimet duhet të shërbejnë që paratë që janë te oligarkët të rishpërndahen te qytetarët. S'ka vendimmarrje për protesta të organizuara nga opozita, por cdo protestë nga qytetarët do të mbështetet. Nuk është momenti për të shfokusuar vëmendjen për protesta politike por për të qenë pranë qytetarëve" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 13/05/2020 19:51

    Ne balle te pordhestes se radhes Strazua me patllake dhe Sali Lushe kundertanku me Sahit Dollap Tritolin molotovin e pd leshelis, kryehajdutin e cez dhe burracakun e Tropojes qe beri vrapimin me te turpshem ne histori.

    Përgjigju
  • Hinter: 13/05/2020 18:42

    Kopili i Sheges eshte ky? Lum ne per kete birbo

    Përgjigju
  • Shege moj: 13/05/2020 17:59

    Shege moj Shege moj na polle kete bicim soj

    Përgjigju
  • Sidi: 13/05/2020 17:50

    Ik mer legen burre kur ben dhe ti politikanin.Ti duhet te ishe ne burg per mashtrim me babalen

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 13/05/2020 17:18

    Perkthyer ne shqip: Ne nuk na e pjerdh njeri keshtu qe hajde zaptojme protestat e te tjerve dhe mw prezencën tone ti deligjitimojme ato!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet