Samanta Karavella
publikon këngën më të re "Fallen"

Samanta Karavella <br />publikon këngën më të re "Fallen"
Prej disa ditësh këngëtarja Samanta Karavella ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Fallen”.

Ky produksion muzikor vjen nga “DMB Production” dhe kompozitor i saj është Alandy, i cili është pjesëtar i grupit Deep System në Rumani.



Aktualisht Samanta është duke pritur një përgjigje nga Cat Music në Rumani, në mënyrë që kënga të jetë pjesë e tij.

E kontaktuar nga THASH&THEM ajo është shprehur se dëshira e saj është që kjo këngë të dëgjohet në klubet më të mira në Shqipëri si dhe në Rumani.

Kënga nuk pritet të shoqërohet me klip por së shpejti do të vij për publikun versioni extended, i cili është edhe më i përshtatshëm për lokalet e natës.

 

Kënga “Fallen”ka marrë reagime mjaft të mira, sipas Samantës, që premton se do të vij fuqishëm këtë vit.

Gjithashtu kolegët e saj janë shprehur se ky është një nga projektet muzikore më të mira të saj.

(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë