Samarxhi: Pse pema e Krishtlindjeve duhet të jetë VETËM e gjelbër! Simbolika e Babagjyshit që hyn nga oxhaku që shumë pak e dinë (VIDEO)

TIRANË- Dhjetori është muaji i shumëpritur për të gjithë ne, për shkak të festave. Krishtlindjet, por edhe Viti i Ri  janë dy nga festat më të dashura, të mezi pritura, por që mes përditshmërisë dhe komercializmit shumë pak dimë për historikun e tyre, se si kanë ardhur tek ne ditët e sotme.

Gazetari, mjeshtër i madh, Ferdinand Samarxhi, i ftuar në Report Tv është ndalur tek historiku i Krishtlindjeve, pse është e rëndësishme pema, por edhe simbolika e Babagjyshit të Vitit të Ri, personazhit më të dashur nga të gjithë ne.

"Krishtlindjet kanë një histori. Vijnë nga larg, shumë kohë më parë. Para se të festohej Krishtlindjet e ditëve të sotme, kremtohej në mënyra të ndryshme dhe pothuajse janë kremtuar shumë të ngjashme me ato të ditëve të sotme. Gjithë popujt Europës i kanë kremtuar para se të lindte Krishti, ditët që kërkonin të larguar ditët e egërta të dimrit. Në atë kohë, nga informacionet që kishin njerëzit mendonin se duke adhuruar e duke u lutur, do të afroheshin më shpejt ditët me diell. Skandinavët festonin nga 21 dhjetori deri në fund të vitit, sillnin trungj të mëdhenj të pemës, që shkërmoqeshin. Kur shkëndijat e trungjeve shpërthenin, ato e quanin fat dhe mbarësi.

Vetë paganët ishin popujt që i kremtonin këta me devocionet, ku festimi bëhej duke iu drejtuar kultit të të diellit. Me zilka, me lulka. Ajo që deri dje ishte pagane, tani është kthyer në e krishterë. 25 dhjetori njihej në gjithë botë edhe romakët edhe romakët dhe egjiptianët, e njihnin këtë datë. Ata mendojnë që bota ka lindur në 25 dhjetor. Prandaj dhe Kostandini me zgjuarsinë e tij e inkorporoi këtë datë. Ne shqiptarët fenë e kemi parë si një dinjitet të kombit. Që në kohët e lashtë, njerëzit besonin te perëndia Mithra, kudo në botë dhe kishte lindur në një shpellë si Jezusi, me një qingj në krah. Janë shumë elementë që Krishtërimi ka marrë shumë nga parahistoria, elementë paganë. Krishterimi borxhi e para kristianizmit", tha Samarxhi.

Pema është një nga elementët më domethënës të festave të fundvitit. Shpesh kemi parë pema të bardha, me nuanca rozë që janë produkt i modernizmit, por ajo është keqinterpretuar. Samarxhi shprehet se ajo duhet të jetë e gjelbër dhe kjo për një motiv shumë të rëndësishëm. Ajo vihet në një kohë kur nuk ka gjelbërim dhe është simbol i shpresës për jetën.

"Pema simbolizon shpresën e jetës. Vetë gjelbërimi i pemës është shpresë për jetën, në një kohë kur në dhjetor nuk ka gjelbërim. Pema është që në bibël, kur Adami dhe Eva iu treguan dy pemët në kopshtin Eden ku nuk duhet të hanin, është kryqi i Krishtit. Nuk vihet kot në shtëpi. Pema më e madhe në botë është në Vatikan, 30 m e lartë me elementë të kohës. Nuk janë kot dritat e pemës, po janë dritat e shpresës", u shpreh ai.

Duke u ndalur tek Babagjyshi i Vitit, mjeshtri i madh ka zbuluar simbolikën e hedhjes së dhuratave nga oxhaku.

"Babagjyshi, një peshkop në Estoni. Rjedh nga një familje e pasur, ai ishte njeri i mirë, lindur mirësia për të ndihmuar njerëzit dhe shumë popuj e njohin që hyn në oxhaqe. Nga Estonia ka udhëtuar drejt vendeve skandinave, dhe ku gjente derën mbyll ai hynte nga oxhaku. Një burrë kishte mbyllur shtëpinë se kishte tre vajza për t'u martuar dhe nuk kishte. Hodhi ditën e parë qesen me flori për të martuar vajzën e parë, hodhir ditën e dytë qesen me flori për të martuar vajzën e dytë, ditën e tretë e pa që dera ishte mbyllur dhe shkoi nga oxhaku dhe banori i asaj shtëpi kur e pa që kishte dhe për vajzën e tretë, hapi dyert, hapi dritën e jetës. Ka shumë kuptime filozofike, Babagjyshi është sot personazhi më i dashur, është personifikim i festës", tha ai.

Një tjetër festë të cilën, Samarxhi u ndal të tregonte historinë e saj, është ajo e Hanukah, që festohet sot për të parë në Shqipëri, si simbol i bashkëjetesës fetare.

"Realizohet për herë të parë në Shqipëri. Dhe ata ndjehen të respektuar në Shqipëri, si të gjithë komunitet fetare, Do të festohen me madhështi, pavarësisht gjendjes së vështirë ku ndodhet populli. Do të sjellin mbarësi për kombin tonë, në këto ditë të vështira", përfundoi Samarxhi.

Në fund, një urim për shqiptarët që festojnë Krishtlindjet në një periudhë të vështirë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Dua t'ju uroj Krishtlindje të mbara dhe të bardha", ishte urimi i Samarxhi për shqiptarët nga ekrani i Report TV.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ballkanas: 23/12/2019 00:20

    Sharlatanat si ne kohe te Enverit vazhdonje te prallisin kur gjithe bota e krishtere thote qe baba gjyshi eshte shent Nikola MURG (PRIFT) NGA TURQIA E SOTME dhe se ai ishte nga nje familje e pasur the dhuroj pasurine te varferve PO PO ndihmoj nje familje te varfer qe skishte mundesi te martonte vajzat por per te mos i vrare ne seder i hidhte parate monedhat nga oxhaku fsheur Por ne dasmen e vajzes te trete plaku e PA QE ISHTE MURGU NIKOLLA dhe keshtu njerzit me zemer dhe jo sharlatane si zotnia qe trillon krijuan legjenden PERSE O ZOT POPULLI IM ASHTE KAQ I PA DITUR THE TRILLUS I TE GJITHE TE VERTETAVE HISTORIKE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)