Sami Musa, deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Hamburgut

Sami Musa, deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Hamburgut

Sami Musa

Sami Musa është shqiptari që ka kandiduar në listën e Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e ditës së diele, 23 shkurt ka fituar më shmë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet/land.

Në këtë mënyrë, SPD do të mbetet në pushtet, ndonëse ka shënuar një rënie te votave prej më shumë se 6%.

Por partineri i deritanishëm i SPD në koalicion, ekologjistët, kanë dyfishuar numrin e votave me mbi 24% dhe në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që do të vazhdojnë qeverisje e përbashkët, por do të forcojnë pushtetin.

Pjesë e pushtetit do të jetëedhe deputeti i ri me origjinë nga Kosova, Sami Musa.

Babai i tij Xhelil Musa është me origjinë nga Pozharani i Vitisë, ndërsa nëna me origjinë nga Austria. 

Lajmin për fitoren e Sami Musës e ka konfirmuar ditën e djeshme për Deutsche Wellen babai i tij Xhelil Musa.

Më vonë të gjithë zgjedhësit ka falënderuar edhe vet Sami Musa, i cili premton realizimin e objektivave të premtuara gjatë fushatës elektrorale.

"Po i kam fituar 3661 vota dhe besoj se jam brenda në parlamentin e Hamburgut", konfirmon Sami Musa.

Deputeti i ri i Hamburgut ka falënderuar të gjithë ndihmësit dhe zgjedhësit, me fjalët se votuesit janë angazhuar për demokraci, ndësa ai premton se do të angazhohet me të gjitha mjetet për realizimin e premtimeve dhe vlerave demorkatike.

"Unë nuk dua të pres që vetëm të tjerët të punojnë për mua dhe për ne, por dua të jap kontributin tim që gjërat t'i ndryshojë së bashku", tha Sami Musa.

Lajmin se Sami Musa do të jetë pjesë e parlamentit të Hamburgut e kanë botuar publikuar ndërkohë jo vetëm familja e tij, por edhe mediat gjermane./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin