Samiti i liderëve të BE-së në Tiranë/ Berisha: Nuk mund të organizohet pa patur protestë, do ndjekim shembujt e vendeve të tjera

Samiti i liderëve të BE-së në Tiranë/ Berisha: Nuk mund të organizohet pa patur protestë, do ndjekim shembujt e vendeve të tjera

Berisha në takim me qytetarët e njësisë nr.7 në Tiranë

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha bëri sërish thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në protestën që pritet të organizohet në 6 dhjetor, ditën kur liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në një samit të përbashkët.

Në një takim me qytetarët e degës numër 7 në Tiranë, Berisha deklaroi se nuk kishte samit pa protestë, duke marrë shembuj nga shtete të ndryshme perëndimor ku ishin organizuar protesta në organizime të tilla. Ai shtoi se protesta do të ishte paqësore, ndërsa bëri thirrje për organizime të fuqishme në vijim, ku nuk përjashtoi as mosbindjen civile. 

“Këto ngjarje janë, protesta, do ta quaja më europiane që shqiptarët kanë organizuar pas dhjetorit të vitit 1991, protestë në të cilën populli opozitar do të jetë i tëri në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një mision të madh, për të përfaqësuar aty, përkushtimin, vlerësimin, qëndrimin ndaj vlerave të demokracisë, dhe atyre evropiane.  Njerëzit të cilët kanë respekt për lirinë, dinjitetin e tyre, të drejtat e tyre, përdorin protestën si zë të tyre. Përdorin protestën për të dëshmuar se asgjë nuk mund të mposhtë të drejtën e tyre për tu dëgjuar.

Njerëzit të cilët tremben, kanë frikë, zgjedhin heshtjen, ngushëllojnë veten me ç’më duhet mua dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur. Ne të tillë nuk jemi. Ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë.

Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë.  Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël”-u shpreh Berisha.

Në 6 dhjetor në Tiranë do të jenë të gjithë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor ku pritet të diskutohet për çështjet e sigurisë kibernetike, stabilitetit dhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit për shtetet e rajonit tonë. Në të njëjtën ditë, kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka thirrur një protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, të cilës i është përgjigjur edhe kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ashtu si Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i ndalonte për të dalë në protestë.

Ndërkohë, policia dhe bashkia kanë refuzuar kërkesën e Berishës për të mbajtur protestën para kryeministrisë, duke i rekomanduar që protesta të bëhej në sheshin ‘Skënderbej’. Berisha dhe përfaqësuesit e Rithemelimit janë shprehur se ata thjesht e kishin njoftuar policinë për protestë dhe nuk kishin kërkuar leje, duke theksuar se organizimi do të mbahej në çdo rrethanë.

Gjithsesi mbajtja e protestës duket disi e pamundur duke qenë se disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit do të jenë të bllokuara, në kuadër të masave të sigurisë për mbarëvajtjen e samitit të përbashkët mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Berisha thirrje mbështetësve të PD-së: Përgatituni për protesta të fuqishme deri në mosbindje civile

Teksa foli për protesta për fuqishme, ish kryeministri, Sali Berisha bëri thirrje që mbështetësit e PD-së të përgatiteshin duke mos përjashtuar as mundësinë e mosbindjes civile.

“Do bëjmë betejë me të gjitha mjetet, edhe me mosbindje civile. Ne po kërkojmë votën, ky nuk të lë. Ai tjetri që kishim në krye ishte i tillë se dilte e thoshte 5 mijë e ca vota ndërkohë që ishin 1900 karrige aty. Po nuk kthyem votën ne kemi marrë fund si komb. Do ketë protesta shumë të fuqishme, ata që duan të ndjekin këtë rrugë, duhet të përgatiten. Dua të them të përgatiteni për protesta, se do fitojnë ata që vendosin të qëndrojnë”- tha kreu i ‘Rithemelimit’.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 02/12/2022 19:28

    Salih,si produkt i shkolles komunistestaliniste je jashte çdo perceptimi te mundeshem. Ndjekesit dhe aleatet fatkeqë jane mish per top dhe te mjeruar te cilët të shtojnë e shumfishojne neverinë per ty në mbi 90% e popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur