Sampdoria bllokon informacionin për të mos hapur panik, Inter dhuron 500 mijë euro për vaksinën e koronavirusit

Seria A është kampionati i parë në Europë që mori vendimin drastik për të ndërprerë kampionatën si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Dhe deri më tani shifrat i kanë dhënë të drejtë pasi 9 lojtarë nga ky kampionat kanë rezultuar mbartës të COVID-19. Më saktësisht klubi më i prekur është Sampdoria, që ka konfirmuar 5 futbollistë.

Të enjten ishte Manolo Gabbiadini, ndërsa më pas klubi njoftoi për Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby. Si pasojë e kontakteve të afërta me futbollistët e ka pësuar edhe një nga mjekët e klubit, Amedo Baldari. Gjithsesi së fundmi Sampdoria ka marrë një vendim për të mos publikuar më informacione për shëndetin e futbollistëve, pasi në këtë mënyrë po përhapet panik.

Si një nga vendet më të prekura, në ndihmë të Italisë tashmë janë vënë klube futbolli por edhe futbollistë të veçantë. Interi në faqen zyrtare ka njoftuar se ka dhuruar 500 mijë euro për Departamentin e Shkencave Biomjekësore dhe Klinike të Sacco-s në Milano, që po kërkon vaksinën e koronavirusit. Gjithashtu një donacion me shifra të konsiderueshme prej 100 mijë eurosh ka dhënë edhe kapiteni i Napolit Lorenzo Insigne për spitalet në qytetin e tij.

Për situatën e vështirë që po kalon bota nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka shkruar edhe Ronaldo, i cili thotë: ‘Iu flas sot jo si futbollit, por si djalë, si baba dhe si një qenie njerëzore e shqetsuar për zhvillimet e fundit që po prekin të gjithë botën. Është e rëndësishme që të ndjekim këshillat dhe udhëzimet e organizatës botërore të shëndetit por edhe e qeverive përkatëse për mënyrën se si duhet ta kalojmë këtë situatë. Mbrojtja e jetës së njerzve duhet të vijë para gjithçkaje.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale