Lleshaj: OFL-ja do të përshkallëzohet, godinat që do sekuestrohen do kthehen në shkolla dhe komisariate policie (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Elbasani u shpreh se Operacioni Forca e Ligjit është vetëm në hapat e parë dhe nuk ka objektiva selektivë duke paralajmëruar se do të përshkallëzohet në të gjithë vendin në vijim me qëllim që deri në fund të vitit të kalojnë në filtër të gjithë të skeduarit që  kap Akti Normativ. Përsa i përket sekuestrimit të pasurive, ai tha se nuk ka në Elbasan, ndërsa shtoi se asetet e sekuestruara do të vihen në shërbim të shërbimeve publike. Në momentin që agjencia e sekuestrimit do të kalojë në varësi të Ministrisë së Brendshme, Lleshaj u shpreh se godinat, që sot janë pasuri e krimit pas vendimit final të gjykatës, do të kalojnë në funksion publik, shkolla, qendra Shëndetësore, komisariat policie etj.

Prononcim për gazetarët i Ministri të Brendshëm Sandër Lleshaj
Jemi pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan për të inauguruar një investim të vogël, por shumë të rëndësishëm, i cili është kryer në kuadër të një programi të qeverisë suedeze. Është një program që vazhdon prej vitesh. Thashë një investim i vogël, por që përsëritet shumë herë dhe që bëhet shumë i madh në se e marrim në tërësinë e tij.

Vetëm në qarkun e Elbasanit është e hera e dytë që vijmë. Para disa kohësh kemi qenë në Librazhd, tani këtu në Elbasan. Ky investim kryesisht adresohet ndaj nevojave të të miturve, të cilët përfshihen në ngjarje kriminale, qoftë si viktima, qoftë si të prekur, qoftë si pjesëmarrës, në mënyrë që ata të trajtohen në përputhje me standardet më të mira europiane.

Me këtë rast i shpreh falënderime qeverisë suedeze, e cila është angazhuar fort në këtë program prej vitesh, me një program, i cili shpërndahet në shumë pika të vogla, por që bën një investim i madh në fund të herës. Ashtu sikundër gjej rastin ta falënderoj edhe për angazhimin e djeshëm në kuadër të Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë ku qeveria suedeze prapë ishte ndër kontributorët kryesorë në atë përfshirje dhe aksion të madh solidariteti të shumë vendeve të botës.

Policia Shqiptare është e angazhuar fort për t’i trajtuar me shumë kujdes çështjet që kanë të në bëjnë me familjen në tërësi, me dhunën në familje, me fëmijët, për arsye se dhuna në familje na prodhon ende shumë probleme. Dhe kemi në objektivat e këtij viti prioritete të rëndësishme që i adresohen dhunës në familje.

Së shpejti, do të kemi një konferencë të nivelit kombëtar për të adresuar pikërisht problematikën që lidhet me këtë çështje sensitive. Pra dhuna në familje dhe lufta kundër trafiqeve, e kryesisht të trafikut të qenieve njerëzore mbeten ndër dy prioritetet e mëdha të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit për vitin 2020
.

Zoti Lleshaj shohim që OFL ka zbarkuar edhe në qytetin e Elbasanit, janë dërguar formularët, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion a ka pasuri të sekuestruara, sa u takon këtyre elementeve?
Ministri Lleshaj: Operacioni Forca e Ligjit” tashmë ka filluar aktivitetin në të gjithë Shqipërinë, është ende në hapat e parë, pra në fazën fillestare. Ndërkohë që do të ketë përshkallëzim të intensitetit të punës dhe të angazhimit të operacionit, në Elbasan dhe kudo tjetër. Nuk ka ndonjë objektiv selektiv, për arsye se i gjithë rrethi i personave që përfshihen nga ligji tashmë janë të përcaktuar nga vetë ligji.
Në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë operacioni do të vazhdojë me intensitet të shtuar në mënyrë që të arrihet që brenda vitit, pra brenda afatit ligjor të përfundojë edhe adresimin e të gjithë personave që janë subjekt i këtij ligji.

Kemi pasuri të sekuestruar në Elbasan deri tani?
Ministri Lleshaj: Sekuestrimi sipas këtij ligji të sapo miratuar duhet të bëhet në dy rrugë, ose në kushtet e emergjencës që bëhet me urdhër të Drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në dijeninë time nuk ka në Elbasan ndonjë rast në kushte të emergjencës, ndërkohë që sekuestrimi normal sipas ligjit bëhet në bazë të vendimit të gjykatës së posaçme. Do kohën e vet gjykata për të marrë vendimin.

Le të mbetemi te minorenët, po shohim që krimi ka prekur dhe këtë moshë fare të re, apo jo, është shqetësim?
Ministri Lleshaj: Sigurisht që është një kategori e brishtë sociale, e cila meriton vëmendje të veçantë dhe pikërisht edhe investimi i sotëm, i cili është vetëm njëri ndër shumë të tjerë, synon të adresojë natyrën e vërtetë specifike të kësaj kategorie. Pra të krijojë kushte të veçanta, të trajtohen fëmijët si fëmijë për arsye se tradita jonë e policimit për fat të keq i ka trajtuar të gjithë në të njëjtat kushte, ndërkohë që standardet europiane kërkojnë kushte të veçanta për fëmijët.

Verifikimi dhe sekuestrimi i aseteve pasurore, të vëna në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale i kanë kaluar tashmë MInistrisë së Brendshme. Si do të administrohet këto pasuri të grupeve kriminale?
Ministri Lleshaj: Administrimi nuk i ka kaluar ende Ministrisë së Brendshme, pritet t’i kalojë në të ardhmen e shpejtë përmes një ndryshimi ligjor. Ligji parashikon që pasuritë që do të konfiskohen për shkak të këtij ligji, do të kalojnë kryesisht për interes publik. Pra destinacioni i tyre do të jetë interesi publik. Agjencia përkatëse e administrimit të aseteve, e cila parashikohet të kalojë te MB, do të ketë detyrë që të administrojë në funksion publik. Kur them funksion publik, besoj e kuptoni, shkolla, Qendra Shëndetësore, Komisariat policie etj. 

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi që pensionistët nuk mund të dalin më nga shtëpia deri në një urdhër të dytë?

Komento

Komente

  • Tirona: 18/02/2020 13:19

    Vazhdoni keshtu sic e keni nisur se po ndaluat do te thote qe keni deshtuar

    Përgjigju
  • Ate deshirojme te gjithe si popull: 18/02/2020 13:09

    KUR ? KENI VITE QE PREMTONI SHTETI LIGJOR VETTING SPAK OFL KRYEKRIMINELET E POLITIKES S' PO JA NDJEN ASGJE ! MADJE KERCENOJN SHTETIN HEJ MAN KU JEMI KTU NE AFGANISTAN QE SHTETI NUK VEPRON ? -- PO NA ZHGENJENI DUKE NGELUR NE KUADRIN E LLAFEVE PREMTIMEVE ESHTE KOHA TE TREGONI SE E KENI SERIOZISHTE TE VEPRONI ME ARRESTIME E SEKUESTRIME KONKRETE !" NUK KA NEVOJ TI DEKLARONI MEDIEVE ATO QE DO BENI OSE KIENI PLAN SI SHTET ! VEPRONI JO FJALE SE ' HUMBNI BESIMIN KE POPULLI SE KUPTOJ PERSE PERSERISNI TE NJEJTAT DEKLARATA DISA HER DHE ASNJI KERIMIEL POLITIKE NUK PREKET !!!!!!!!!

    Përgjigju
  • qazo: 18/02/2020 12:44

    Ky e ka fjalen per dhendrin e Qazim Beut.Apo mos e ka fjalen per vellane e kryetarit te qarkut te Elbasanit dikur deputeti Bukurosh Stafa qe eshte denuar ne Itali me vendim te formes se prere dhe nuk ekstradohet per me teper ka bere investimin me te madh ne Elbasan(Skampinin).Ah po harrova eshte dhe Agron Mehja i denuar ne Itali a do ti coje OFL ketyre dokumentet.Kujdes se po vijne zgjedhjet dhe keto duhen prap si krah i armatosur qe jane

    Përgjigju