Sanitarja e COVID 2 merr rreth 8 milion lekë duke u shtirur si infermiere, por pacientja vdes! Ministria: Shkarkim i menjëhershëm, autoritetet të hetojnë

Spitali Shefqet Ndroqi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares Tire Alldervishi, tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, rast i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”, në të clin denoncohej se si sanitarja hiqej si infermiere dhe i kishte marrë nën dorë 8 milion lekë një vajze që në këmbim të kujdesej për nënën e saj e shtruar pasi ishte me COVID.

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi”  shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares, si dhe u kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për t’i shkuar deri në fund.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”. Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund.

Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë. MSHMS falënderon emisionin investigativ “STOP” për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon", thotë ministria.

Ka qenë vajza e 55-vjeçares, e cila humbi betejën me COVID pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, e cila denoncoi faktin se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

Komunikimet nëpërmjet ËhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen. E ndjera është ankuar se sanitarja që e kishte paguar nën dore i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të bëhet ndonjëherë drejtësi për 21 janarin?

Komento

Komente

  • Shllapi: 13/01/2021 09:15

    Qe leket kane marre, marrin dhe do marrin lek kete e di dhe bufi, sepse shume nga ne dhe i japin per sherbim me te mire. Por kjo pjesa qe thone me jep lek ndryshe nuk e shoh fare, nuk e di po te jem aty se kujt ja .... ropt te parit, mjekut, pastrueses apo infermierit. Po keta bij kurvash perfitojne se nuk hyjne familjaret brenda edhe bejne si duan.

    Përgjigju
  • ××××: 13/01/2021 01:27

    I gjithe personeli duhet hetuar doktoret Jane kthyer ne organizate kriminale e mirmbrojtur nga shteti madje doktoret do tju duhet the protestojne per punen e tyre te ndershme tashme Jane gati te braktisin punen me kushtin e vetem o na lini te vjedhim e te plaçkisim ose japim doreheqje nga detyra perse e Kane bere betimin e hipokratit keto te vjedhin e te rrespektohen te plaçkisin e te nderohen me ne krye lulkuqjen e kryeministrit

    Përgjigju
  • Tani: 13/01/2021 00:10

    Kush ka mar ne qaf deri ne sot njerzit me Covid_19 dhe kush ka braktis te semurin qe ju jeni te detyrueshem se merni rrogen dhe keni detyrime ndaj tyre dhe te keni detyrim arrogancen dhe moskujdesin ndaj pacjenteve kush ka dor qe ju keni gisht dhe ikeni mar ne qaf se keni dash pare apo car kam degju qe ju i boni gjilper dhe i vdisni zoti nu denofte vetem mos arroni kur te vdisni do ti dilni para Allahut madh dhe naten e vdekjes do jeni tek pull vetem do tmerroheni ate nat per car keni bo ne ket jet kush ka ber keq keq do shohi me syt e veta ti ndoshta hecen me iden qe he se do vdesim e skena me pa mo gje apo na fal zoti jo jo se car kan me ju pa syt ju vec zoti na rujte e mos e pacim kismet spitalin se pasha zotin ju car jeni ne shqipri car jeni te gjith jeni per tju ber copash me gjith politikan e shtet

    Përgjigju
  • Mjeku: 13/01/2021 00:09

    Krim i paster ministror, jo ordiner i nje sanitareje injorante.

    Përgjigju
  • Skorpions: 12/01/2021 23:58

    Po ca shkarkimi mer ia qi.fsha racen! I bie te shkarkohet i gjithe personeli qe lejon nje rob.qire te beje keto dallavere dhe nuk i sherbejne pacientes. Kush eshte ai i semure qe pranon te shkoje ne spital per ta lene si qen!

    Përgjigju
  • Eri: 12/01/2021 23:29

    Mjeket jane te gjithe per Veting.Marrin para ne dore per operacionet.Protezat e ndryshme qe u vihen pacjenteve edhe kur jane kategori te mbrojtura ose qe per ligj u takojne falas dalin nga magazinat e spitaleve dhe paguhen miliona leke nga pacjentet.Neper spitale ka 30 vjet qe funksionon grupi i organizuar kriminal.Fillon nga sanitaret infermjerat doktorat drejtoret e spitaleve dhe deri ne ministrine e shendetesise.

    Përgjigju
  • Titi: 12/01/2021 23:03

    Skema e Tires nuk eshte fare ngjarje e izoluar por eshte pasoje e izolimit absolut dhe absurd qe ju eshte bere te semureve nga kontakti dhe perkujdesja njerezore e te afermve te tyre.Me nje spital te mbushur ne maksimum me nje semundje jorralle vdekjeprurese dhe me personel te manget e te pamotivuar drejtuesit dhe shefat e spitaleve kovid i izoluan plotesisht te semuret nga kujdesi me minimal ne menyre qe te detyroheshin familjaret hallexhinj te paguanin miliona tek shefat, mjeket e deri tek llumi i Tires Prova me e pakundershtueshme jane vetvrasjet ne seri te te semureve ne Sanatorium dhe qe kane ndodhur ne seri sepse cfaredo te ndodhe e pavaresisht se njerezit vazhdojne te vdesin kot, drejtorit qe eshte burri i zvMinistres as i hyn gjemb ne kembe.

    Përgjigju
  • Silva: 12/01/2021 22:54

    Doktoret na kan rrjep e vszhdojne te na rrjepin,sanitarja nuk i ka marr te gjitha per vete jan zhinxhir.Pse mos tu behet edhe doktoreve veting,me cfare i kan ba vilat ,familjet e tyre jdtojne ne luks.

    Përgjigju
  • Eli: 12/01/2021 22:40

    Po pse vetem rasti i vetem eshte ai ,te gjithe mjek infermjere e te tjere jan ba lord marre rryshfete e duke u paguar nga shteti me rroga te majme e shperblime.Turp te ken pasurohen me jeten e njerzeve.I beri covidi heronj doktoret,e cfar po bejne ,shum po vdesin,Nuk e di edhe sa duroj ky popull.

    Përgjigju
  • meri: 12/01/2021 22:19

    Sanitaret ne asnji menyre nuk duhet te prekin te semuret,sanitaret duhen te meren vetem me pastrim e ambjentit.Per te lar e nderruar pacientet ,duhet te ket peronel te vecant ( ndihmes infermjer).

    Përgjigju
  • Luleshtrydhe: 12/01/2021 22:14

    Tani qe hoqi nga puna pastrusen iku korupsioni.O shtet rrumpall.Sa histori e dhimdhme.Mjer ajo qe iku dhe e bija e gjore.Bravo luleshtrydhja e Rames.Bravoooooooo

    Përgjigju
  • Ana: 12/01/2021 22:08

    Rast i izoluar thote Ministria. Ata mjeke e infermierë, sanitarë, shofere ambulancash e lloj lloj te punesuarish neper spitale, duhen kontrolluar te gjjthe nga xhepat e nga çantat kur largohen nga puna. Aty te grabisin edhe kur je kalimtar anes rruges e jo meë te kesh hall brenda. Te rrjepin te gjalle. Si kjo sanitarja jane te gjjthe aty e kudo.

    Përgjigju
    • Cubel breca: 12/01/2021 22:30

      Ska faj sanitarja ,fajin e kemi ne qe jemi pak budallenj. Po si mor I jep tjetrit pa njof e pa ditur tete miljon lek. Nga halli e Ka po sigurohu Jo deer ne thes edhe e ka fajin sanitarja!!!!!!!!!!!!!!! Kur gjen budallenj pse mos to Mari.

    • @Ana: 12/01/2021 22:18

      Kujdes me fjalet te gjithe se pastaj po themi te gjithe shqiotaret jane genjeshtare dhe shpifin per mjeket. Cfare dini denoncojini mos nxirrni dufin gazetave

  • Haka Tekizoti: 12/01/2021 22:04

    "... rast i izoluar..." Ky pohim i paraprin hetimit për të ndaluar një hetim të thelluar, pêr ta parë vetëm si një rast të vetëm e jo si rastin që mund të jetë dëshmi për shumësi rastesh. Unë besoj nuk është një rast i vetëm. Si mundet që veprimet e sanitares të mos bien në sy të personelit mjekësor? A bëjnë kontroll dhe a e ndjekin hap pas hapi mjekët gjendjen e pacientit? Si ështê e mundur të mos vërejnë që pacientja nuk ushqehet, që prej ditësh nuk del jashtë? A ka protokoll pë ndjekjen e gjendjes së pacientëve? Sjellja e personelit vihet në një dyshim si një sjellje e turpshme dhe e pashpirte, prandaj dhe nxjerrin herëpashere ndonjë dëshmitar të shëruar e të kënaqur nga shërbimi...

    Përgjigju
    • meri: 12/01/2021 23:07

      SAKTE....! Doktoret e ç'do turni ,te shoqeruar edhe nga kryeinfermjerja ,duhet te bejne vizit pacienteve ,dhe te dhenat shenohen ne kartele,sanitaret as qe nuk duhen t'ju afrohen pacienteve,per higjenen personale te pacienteve ,duhet te ket personel te vecant...te cilet te ken ber nji lloj kursi,ku edhe mesojne se duhet kapur nji i semur per ta levizur.

  • Top: 12/01/2021 21:48

    Ishalla nuk sherben vetem si koke turku. Duhet te dalin pazaret ne shesh. Ato qe jane bere nga disa prej mjekeve dhe te tjereve si ne shtet edhe ne privat. Sepse edhe per te marre pergjigjen e tamponit te interm..... duan leke, te privati, keshtu thuhet.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Bollino tregon për herë të parë scoop-in që bëri në News24: Si do të rridhte historia nëse pamjet e 21 janarit do të mbeteshin në xhepin e një gazetari