Sanitarja i mori 8 mln lekë vajzës së një pacienteje te COVID2, Rama: Mjekët janë heronj, ata që mund të kërkojnë lekë janë një pakicë

Sanitarja i mori 8 mln lekë vajzës së një pacienteje te COVID2, Rama: Mjekët janë heronj, ata që mund të kërkojnë lekë janë një pakicë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas skandalit te spitali COVID-2, i njohur si Sanatoriumi ku një pastruese duke u hequr si infermiere arriti që të mashtronte vajzën e një pacienteje të infektuar me koroanvirus duke i marrë 8 mln lekë në këmbim të premtimit për t’i shërbyer, por në fakt të moshuarës nuk i dha as bukë.

Duke iu përgjigjur një komentuesi ne facebook, Edi Rama thotë se doktorët dhe infermierët tanë janë heronj dhe ata që mund të kërkojnë para “nuk i mohoj, por janë një pakicë”.

“Doktoret dhe infermieret tane jane heronj dhe ata qe mund te kerkojne para nuk i mohoj, por jane nje pakice, kurresesi jo shumica! Sa per videot ty nuk te detyron askush t’i shohesh, madje mund te dalesh qe ketu po aq lirisht sic ke hyre, nese s’do informacion faktik nga puna ime dhe e qeverise” shkruan ai.

Reagimi i kryeministrit erdhi si një përgjigje ndaj një komentuesi, i cili referuar skandalit i kërkonte Edi Ramës “Kur doktoret dhe infermjeret rjepin popullin e shkret perdit. Hapi syte o njeru i mire te lutem, mos lexo vetem bravot”.

Policia e Tiranës e arrestoi sanitaren Tire Alldervishi. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj 55-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spitalin Covid 2, faktuan ngjarjen për hetuesit.

Komunikimi i Rames ne facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetarja: 14/01/2021 09:47

    Zoti kryeminister te drejte keni qe jane heronj pasi juve dhe personave publik i sherbejne pa para por njerezve te thjeshte nuk i hedhin as syte po nuk i fute leket ne xhep.E vertete qe ata qe kerkojne leke jane te paket por te gjithe qe nga i pari e deri tek sanitarja nuk kerkojne leke por po nuk ja ngrohe xhepin nuk te afrohen fare te lene te perpelitesh si qeni ne dhimbjet e semundjes tende. E dhimbshme eshte sidomos per personat qe vuajne nga kanceri qe pervec dhimbjes se semundjes vuajne dhe dhimbjen e pamundesise per te kryer kontrollin pas perfundimin e kures se kimios (si analiza te ndryshme,skaner) te cilat shteti sipas radhes te perfundimit te kures duhet tja siguroj vet ata duhet te paguajne mjekun dhe gjithe personelin per keto ne spital se po nuk i dhe ata thone qe radha te bie kur ti ndoshta duhet te perfundosh kuren tjeter te trajtimit.per kete kategori duhet qe keto te kryhen pas perfundimit te cdo trajtimi cdo gjashte muaj deri ne pese vite nqse arrin ta kapesh kete kohe. Mjeku dhe infermieri pasi te kane rjepur me kurimin ne spital duan perseri leke per te dhene dhe fleten e diagnozes qe nevojitet per te dal ne kemp qe e kane per detyre ta japin qe ne momentin kur del nga spitali por ata te sorrollatin qe lodhin dhe ti te detyrohesh ti paguash dhe kjo nuk eshte pune 5 mije lekeshi te vjeter por 100qind mije i vjeter . Zoti kryeminister per te pare nese marrin apo jo para mjeket,imazheristet,infermieret etj shikoju pasurite,shikoju nivelin e jeteses,shikoju ku i arsimojne femijet,etj etj.

    Përgjigju
  • meri: 14/01/2021 00:07

    C'far kerkoni ju,te thot K.Ministri ?...nese ne spitale nuk sherbehet,dhe luhet me jeten e te semureve,pergjegjesia eshte edhe e Ministres se tij.

    Përgjigju
  • Ardian: 13/01/2021 23:19

    I paskrupullt njeri

    Përgjigju
  • Alb: 13/01/2021 22:21

    Bravo Rama u bere edhe avokat....mjeket te vazhdojne rrjepjen e pacienteve pa e rrojtur fare se kryeministrin e kane ne krahun e tyre.... lum ne qe ju kemi

    Përgjigju
  • Pa shprese: 13/01/2021 21:28

    Nuk eshte pakica por eshte shumica e doktoreve dhe infermiereve qe marrin para.Ne lidhje me korrupsionin ne mjekesi nuk ka ndryshuar asgje,na rrjepen.

    Përgjigju
  • Mjeku: 13/01/2021 21:20

    Ca thua pre bajge ke vajt na thuaj marin lek apo jo plus ste kapin me dor po te adresojn ne privat dhe marin pjesen andej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën e Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës: Akte të tilla nuk kanë vend në shoqëri demokratike

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën e Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës: Akte të tilla nuk kanë vend në shoqëri demokratike