Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas skandalit te spitali COVID-2, i njohur si Sanatoriumi ku një pastruese duke u hequr si infermiere arriti që të mashtronte vajzën e një pacienteje të infektuar me koroanvirus duke i marrë 8 mln lekë në këmbim të premtimit për t’i shërbyer, por në fakt të moshuarës nuk i dha as bukë.
Duke iu përgjigjur një komentuesi ne facebook, Edi Rama thotë se doktorët dhe infermierët tanë janë heronj dhe ata që mund të kërkojnë para “nuk i mohoj, por janë një pakicë”.
“Doktoret dhe infermieret tane jane heronj dhe ata qe mund te kerkojne para nuk i mohoj, por jane nje pakice, kurresesi jo shumica! Sa per videot ty nuk te detyron askush t’i shohesh, madje mund te dalesh qe ketu po aq lirisht sic ke hyre, nese s’do informacion faktik nga puna ime dhe e qeverise” shkruan ai.
Reagimi i kryeministrit erdhi si një përgjigje ndaj një komentuesi, i cili referuar skandalit i kërkonte Edi Ramës “Kur doktoret dhe infermjeret rjepin popullin e shkret perdit. Hapi syte o njeru i mire te lutem, mos lexo vetem bravot”.
Policia e Tiranës e arrestoi sanitaren Tire Alldervishi. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj 55-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spitalin Covid 2, faktuan ngjarjen për hetuesit.
Komunikimi i Rames ne facebook
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
28.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 134
Lajme të tjera
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
Pamje magjike nga Parku Kombëtar i Alpeve, flokët e borës bien mbi lulet e pranverës (Video)
21 Prill, 21:15
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike se bëri ironi me emrin e tij në kohën e fushatës
20 Prill, 08:19
Zoti kryeminister te drejte keni qe jane heronj pasi juve dhe personave publik i sherbejne pa para por njerezve te thjeshte nuk i hedhin as syte po nuk i fute leket ne xhep.E vertete qe ata qe kerkojne leke jane te paket por te gjithe qe nga i pari e deri tek sanitarja nuk kerkojne leke por po nuk ja ngrohe xhepin nuk te afrohen fare te lene te perpelitesh si qeni ne dhimbjet e semundjes tende. E dhimbshme eshte sidomos per personat qe vuajne nga kanceri qe pervec dhimbjes se semundjes vuajne dhe dhimbjen e pamundesise per te kryer kontrollin pas perfundimin e kures se kimios (si analiza te ndryshme,skaner) te cilat shteti sipas radhes te perfundimit te kures duhet tja siguroj vet ata duhet te paguajne mjekun dhe gjithe personelin per keto ne spital se po nuk i dhe ata thone qe radha te bie kur ti ndoshta duhet te perfundosh kuren tjeter te trajtimit.per kete kategori duhet qe keto te kryhen pas perfundimit te cdo trajtimi cdo gjashte muaj deri ne pese vite nqse arrin ta kapesh kete kohe. Mjeku dhe infermieri pasi te kane rjepur me kurimin ne spital duan perseri leke per te dhene dhe fleten e diagnozes qe nevojitet per te dal ne kemp qe e kane per detyre ta japin qe ne momentin kur del nga spitali por ata te sorrollatin qe lodhin dhe ti te detyrohesh ti paguash dhe kjo nuk eshte pune 5 mije lekeshi te vjeter por 100qind mije i vjeter . Zoti kryeminister per te pare nese marrin apo jo para mjeket,imazheristet,infermieret etj shikoju pasurite,shikoju nivelin e jeteses,shikoju ku i arsimojne femijet,etj etj.
PërgjigjuC'far kerkoni ju,te thot K.Ministri ?...nese ne spitale nuk sherbehet,dhe luhet me jeten e te semureve,pergjegjesia eshte edhe e Ministres se tij.
PërgjigjuI paskrupullt njeri
PërgjigjuBravo Rama u bere edhe avokat....mjeket te vazhdojne rrjepjen e pacienteve pa e rrojtur fare se kryeministrin e kane ne krahun e tyre.... lum ne qe ju kemi
PërgjigjuNuk eshte pakica por eshte shumica e doktoreve dhe infermiereve qe marrin para.Ne lidhje me korrupsionin ne mjekesi nuk ka ndryshuar asgje,na rrjepen.
PërgjigjuCa thua pre bajge ke vajt na thuaj marin lek apo jo plus ste kapin me dor po te adresojn ne privat dhe marin pjesen andej
Përgjigju