Sanksione nga SHBA e BE ndaj Kosovës? Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman: Duhet të kemi kujdes

Sanksione nga SHBA e BE ndaj Kosovës? Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman: Duhet të kemi kujdes

Boris Mijatoviç

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut Boris Mijatovic, thotë për DW se Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për shtensionimin e situatës.

''Kemi një marrëveshje, Marrëveshjen e Ohrit, në pranverë, ajo  ka katër ose pesë anekse, që kanë mbetur për t'u negociuar. Ka punë për të bërë Z .Vuçiç dhe z. Kurti duhet të ulen në një tavolinë dhe të mendojnë së bashku se si e shohin situatën"

I pyetur nëse është rruga e duhur kërcënimi me sanksione ndaj Kosovës nëse nuk organizon zgjedhje të reja në veri Mijatoviç shprehet:

"Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos veprojmë shumë si lojtar në këtë situatë. Ne nuk jemi aktor politik në parlamente apo në qeveri. Ne kemi një rol të politikës së jashtme. Ne mund ta mbështesim situatën me shkëmbime diplomatike. Por gabojmë kur ndërhyjmë në politikë dhe bëhemi aktorë politikë në terren. Ky është një problem që haset edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, siç mund ta shohim nga z. Schmidt. Është më mirë  t'i qasemi situatës dhe detyrës me përulësi dhe të përqendrohemi në atë që duam: që z. Vuçiç dhe z. Kurti të ulen në një tryezë dhe të mendojnë se si duhet ta trajtojnë situatën në kufi, në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme paqësore të dy vendeve fqinje në Evropë." 

Gjatë intervistës për DW ai i quajti të papranueshme dhe të patolerueshme sulmet ndaj KFOR dhe bën një pyetje për të cilën kërkon përgjigje nga Vuçiç dhe Kurti: Unë do të doja të di se kush i dërgoi këta njerëz atje ose pse këta njerëz në mënyrë të pavarur sjellin armë në një demonstratë që lëndojnë njerëzit?"

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese

Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese