Sanremo, Ermal Meta flet shqip para finales: Ju falenderoj shumë të gjithëve

Sanremo, Ermal Meta flet shqip para finales: Ju falenderoj shumë të gjithëve

Ermal Meta

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta i cili kryeson listën e 10 këngëve më të mira në “Sanremo 2021”, në klasifikimin e përgjithshëm para finales me këngën “Un milione di cose da dirti”, ka dalë me një video mesazh para spektaklit, ku flet shqip.

“Dua të falenderoj gjithë bashkëkombasit e mi që më kanë shkruar”, tha ai shqip.

Pa asnjë eliminim këtë vit, të 26-të artistët kanë përparuar në natën finale. Si pjesë e kufizimeve të distancës sociale nuk do të ketë audiencë dhe mbrëmjet mbarojnë jo më vonë se ora 2 e mëngjesit me orën lokale.

Ermal Meta sërish i ka bërë për vete italianët me tekstin e këngës, i cili flet për dashurinë e vërtetë. Sonte, pas votave të publikut do të shpallen tre super finalistët.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 07/03/2021 01:41

    O shoku ti e ben video per shqiptaret dhe flet ne italisht. Perse e keni turp te flisni shqip e te thoni me krenari qe jeni Shqiptare. Po injorove origjinen tende nuk mund te ecesh kurre perpara. Mesoni dhe flisni gjuhen tone te bukur SHQIPE, transmetojeni ate dhe te femijet tuaj sepse vec se perfitojne nuk humbasin gje. Po kur prinderit jone injorante dhe nuk e kuptojne

    Përgjigju
    • Arap: 07/03/2021 09:45

      Ashtu jone Like ashtu jone..

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur