Rosa Chemical puth Fedez në skenën e Sanremos dhe imiton një akt seksual! Ferragni: Jam pa fjalë (VIDEO)

Rosa Chemical puth Fedez në skenën e Sanremos dhe imiton një akt seksual! Ferragni: Jam pa fjalë (VIDEO)

Puthja mes Chemical dhe Fedez

Rosa Chemical ka surprizuar publikun mbrëmjen e kaluar në Sanremo. Gjatë performancës me këngën "Made in Italy" artisti e përfshiu befas reperin Fedez në interpretimin e këngës së tij. Fillimisht u ul mbi të duke imituar marrëdhëniet seksuale (nën vështrimin e nënës së Chiara Ferragni), më pas e tërhoqi zvarrë me vete në skenë dhe në fund e puthi me pasion. Reperi dukej i argëtuar, por edhe i befasuar.

"Dashuria më ka marrë", tha Rosa Chemical, në skenën e Sanremos  pasi i dha Fedez puthjen në buzë. Kjo puthje vjen pas performancës që dha Chemical në natën e katërt të Sanremos në emër të lirisë dhe erotizmit. Ai kishte treguar një lodër seksi dhe kishte lëpirë çimimin e Rose Villain, me të cilën po bënte duetin.

Në atë moment, Chiara Ferragni e hutuar (gruaja e Fedez) mbërriti për t'i sjellë lulet Rosa Chemical, së bashku me Amadeusin, i cili komentoi duke buzëqeshur: "Unë jam pa fjalë".

“Oh, e di, dashuria më ka pushtuar. Ky është Festivali i Dashurisë”, ka justifikuar Rosa Chemical puthjen, veshur me një fund lëkure të zezë dhe një këmishë të bardhë.


Lajmi kryesor:

Marco Mengoni triumfon në Sanremo 2023 me këngën ‘Dy jetë’: Fitoren ua dedikoj grave! Ja vendi i dytë dhe i tretë (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë

Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë